Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia, duke komentuar miratimin e projektligjit të amnistisë penale, deklaroi se ishte një akt human dhe i domosdoshëm. “U miratua projektligji për amnistinë, ky është një akt human dhe i domosdoshëm. Opozita kishte dyshime për projektligjin, duke thënë se ka emra të drejtuesve që mund të përfitojnë, por se edhe këto dyshime ranë poshtë. U vërtetua që nuk kishte emra të kamufluar nga maxhoranca. Basha donte “të linte rrugëve” një pjesë të protestuesve”, tha Qefalia.
Author: tirana
Pas përfundimit të takimeve të para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, skuadrat e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për të luajtur javën e 30-të. Sfida e parë e kësaj jave është Kukësi–Dinamo City. Ky takim do të luhet në “Kukës Arena” në ora 15:00. Të dy ekipet vijnë me moralin e lartë në këtë ndeshje, pasi Kukësi hodhi një hap të rëndësishëm drejt finales të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Dinamo City fitoi sfidën e prapambetur me Teutën dhe u ngjit në vendin e katërt. Në ora 18:00 do të luhet takimi Teuta…
Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj foli gjatë seancës parlamentare në lidhje me korrupsionin. Xhaferaj theksoi se në një Republikë Parlamentare janë deputetët ata që kanë pushtetin, por ndryshe po ndodh në Shqipëri. “Ne jemi Republikë Parlamentare që do të thotë se të gjitha pushtetet burrojnë nga ne, kjo do të thotë se mjaft të bëhemi 71 kolegë dhe ja heqim nga duart Edi Ramës penen. Atë penë që ka çuar dhe çon çdo ditë zyrtarë ordinere poshtë dardhës së popullit për ta shkulur atë me gjithë rrënjë, dhe i japim në dorë Ramës penelin që të shkojë dhe të ngjyrosë…
Nisi sot edicioni i 6 i “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit”, një panair dyditor që prezanton potencialet turistike të Shqipërisë përmes tur-operatorëve, sipërmarrësve, investitorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të kësaj industrie. I ftuar në ceremoninë hapëse, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi këtë panair si një mundësi fantastike për promovimin turistik të kryeqytetit. “Kush merret me turizëm e di që nuk është një punë 08.00-17.00, që ti mbyll qepenin dhe fle gjumë. Është një punë që bëhet obsesion, në ditë jave, në fundjavë. Më vjen mirë që qyteti pas 8 vitesh, 25% të produktit të vet të brendshëm…
Karikaturisti Bujar Kapexhiu, në një intervistë për Helidon Halitin në RTSH, ka thënë se nga Partia Demokratike kishin ngulur këmbë të hiqnin Ramën nga pozita e pedagogut kur ai jepte mësim në Akademinë e Arteve. Kapexhiu: Nga Partia Demokratike më thonin largo Edi Ramën dhe unë nuk pranoja ta hiqja sepse ishte pedagog me vlerë. Helidon Haliti: Po, unë e kam pasë vetë pedagog. Bujar Kapexhiu: Kshuqë unë nuk e hoqa, nuk e hoqa ndoshta për këtë gjë kam një njollë të zezë në biografi. Helidon Haliti: E meritoni ama, por kur bëri ekspozitën në galeri kombëtare drejtor ka qenë…
110 vota PRO, dje deputetët u bënë bashkë dhe miratuan Aministinë Penale. Zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina në një konferencë për shtyp tha se Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë në një “pazar” me njëri-tjetrin. Sipas saj, diçka e tillë u vu re në votimin e djeshëm në Kuvend të Amnistisë Penale. Karabia shtoi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla lejoi të marrin pjesë në seancë deputetë të përjashtuar. ”Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut. Këtë gjë e fshehën duke…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me “Amnistinë Penale”, e cila u miratua dje në Kuvend me 110 vota. Për të marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, la në mëshirë të fatit protestuesit dhe sulmuan SPAK-un. ”Me marrëveshjen e djeshme mes dy palëve për amnistinë penale u arritën disa qëllime. Së pari ishte qëllimi për të amnistuar drejtorët e korruptuar të qeverisë Rama dhe të bashkisë Veliaj apo të çdo lloj bashkie tjetër të partisë socialiste. Me ndërhyrje në amnisti, u krijuan hapësira që drejtonin struktura të larta të administratës së…
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, deputetja e Rithemeliomit Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se ky komision i është drejtuar me kërkesë për informacion disa institucioneve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesionet. ”Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30. Kemi mbledhur dokumentacionin për t’ua drejtuar institucioneve. Shkresa e parë i është dërguar “Kryeministrisë”, më tej KLSH-së ku kemi kërkuar të gjitha llojet e auditimeve bashkë me shkresat shoqëruese për të hartuar raportet e tyre. I jemi adresuar për procedurën ligjore edhe Ministrisë së Financave, APP dhe Ministrisë…
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin…
Meritoni dhe Ilnisa nuk kanë ngurruar t’i shprehin dashurinë njëri-tjetrit. E izoluar në dhomën e bardhë me Eglën dhe Meritonin, Ilnisa është ndjerë e mërzitur dhe i është hapur këtij të fundit. Ajo i thotë se “ka nevojë për të”, ndërsa Meritoni e puth dhe e përqafon dhe i thotë se “do e dojë përgjithmonë”. Meritoni: Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë. Ok, për njeriun që je. Ilnisa: Sot kam pasur shumë nevojë për ty. Meritoni: Këtu jam shpirt. Pse s’më zgjove nga gjumi. Ilnisa: Më vinte keq se po flije.…
Me zbatimin e reformës së digjitalizimit, është shtuar gama e shërbimeve “online” për qytetarët. Projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile”, synon që qytetarëve t’u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjera në formën online, të cilat më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe zyrat e arkivit së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel. Qëllimi është që për shtetasit shqiptarë ofrohet një shërbim pa kosto, duke shmangur prezencën e nevojshme, kontaktin me nëpunësit e gjendjes civile në sportel, si dhe kohën fizike që më parë kërkohej për tërheqjen e dokumenteve në…
Diola Dosti dhe Erolld Belegu kanë udhëtuar ditët e fundit në Valencia të Spanjës ku po kalojnë kohë si një çift i ri. Lidhja e tyre është momentalisht në qendër të vëmendjes, prandaj çdo detaj përbën interes për publikun. Biznesmeni duket se është romantiku në çiftin e tyre. Pasi kanë darkuar në një nga restorantet luksoze të vendit, ai ka publikuar një foto të Diolës krah së cilës shkruan: “Dhe ëmbëlsira në fund të darkës”. Historia e tyre e dashurisë ka nisur në shkurt të këtij viti, ku edhe janë njohur më njëri-tjetrin për herë të parë.