Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Si do përfitohet bonusi i lindjes pa shkuar në gjendjen civile? Ndryshimet në ligj, shtohet gama e shërbimeve online

13:20 / April 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lindjet 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me zbatimin e reformës së digjitalizimit, është shtuar gama e shërbimeve “online” për qytetarët. Projektligji për  disa ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile”, synon që qytetarëve t’u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjera në formën online, të cilat  më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative dhe zyrat e arkivit së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel.

Qëllimi është që për shtetasit shqiptarë ofrohet një shërbim pa kosto, duke shmangur prezencën e nevojshme, kontaktin me nëpunësit e gjendjes civile në sportel, si dhe kohën fizike që më parë kërkohej për tërheqjen e dokumenteve në zyrat e gjendjes civile sipas organizimit të tyre, në përputhje me ndryshimet përkatëse

Disa prej veprimtarive kryesore që propozohen të përmirësohet nëpërmjet këtij projektligji lidhet me rregullimin e procedurave për vendbanimin, regjistrimin e vendqëndrimit të shtetasve të huaj, modaliteteve të mëtejshme që duhet të ndjekin nëpunësit e gjendjes civile në bashki/njësi administrative gjatë lidhjes së martesës, si dhe ushtrimit të funksionit të gjendjes civile nga nëpunësit në postet tona konsullore.

Sa i takon bonusit të lindjes, sipas projektligjit, nëpunësi i shërbimit të gjendjes civile, i vendosur pranë këtyre institucioneve, kryen veprimtarinë e regjistrimit të lindjes së fëmijës dhe lëshon certifikatat për përfitimin e bonusit të lindjes. Në bazë të kësaj iniciative, nëna e fëmijës përfiton shërbimin e regjistrimit të lindjes, pagesën e bonusit të lindjes së fëmijës etj., me një ndalesë të vetme drejtpërdrejt në institucionin shëndetësor pa shkuar në zyrën e gjendjes civile në bashki/njësi administrative ku rezulton e regjistruar.

Ofrimi i shërbimit të gjendjes civile tashmë ka evoluuar në ofrimin elektronik nëpërmjet platformës qeveritare “e-Albania”, ku shtetasit përfitojnë pjesën më të madhe të shërbimeve të gjendjes civile, pa u paraqitur në sportele.

bonusi i lindjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.