Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” panelistët diskutuan lidhur me përballje në SPAK të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar të të PD, Gazment Bardhi. Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” panelistët diskutuan lidhur me përballje në SPAK të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar të të PD, Gazment Bardhi. Zheji shprehet se Rama duhet të pranojë interpelancën pasi duhet t’i dalë përballë përplasjes me këdo. Zheji: Unë mendoj që Rama duhet ta pranojë interpelancën. Ndoshta është sensitive se ka të bëjë me familjarin e vetë, por kjo nuk ka rëndësi përderisa je…
Author: tirana
Sipas MeteoAlb territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore duke gjeneruar momente me pika shiu. Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore…
Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, përjetoi probleme mekanike teksa ndodhej në Paris këtë të mërkurë. Delegacioni i Blinkenit u detyrua të udhëtonte në rrugë tokësore nga kryeqyteti francez për në Bruksel, aty ku do të zhvillohet një takim i ministrave të Jashtëm të NATO-s. Ky është incidenti i dytë me avionin e Blinken, pasi në një udhëtim të mëparshëm në Evropë në janar, ai u ndal për pak kohë në Davos për shkak të një problemi të ngjashëm. Incidenti ndodhi kur Blinken i duhej të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Sekretari Amerikan i Shtetit…
Heidi Baçi dhe Lidi janë një një mision sekret të dhënë nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ku banorja duhet të bindë të gjithë konkurrentët se moderatori është vëllai i saj i madh. Teksa dyshja po bënin plane në lavanteri se si të bindin banorët, në një moment aty afër ka kaluar Françeska Murati, e cila i ka përgjuar pas dere Heidin dhe Lidin. Duke u përpjekur që të dëgjojë bisedën e dyshes, modelja e ka ulur kokën poshtë derës duke përgjuar. Mesa duket modelja ka kuptuar misionin e Heidit dhe Lidit për të…
Pas uljes së kaosit, kompromisi për të miratuar amnistinë penale të enjten në Parlament është gjetur. Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë hetuar nga SPAK dhe falja e protestuesve opozitarë pa dallim janë dy pika për të cilat është negociuar dhe është arritur dakordësia. 24 katër orë para seancës plenare, grupi më i madh demokrat i kontrolluar nga Sali Berisha bëri publik amendamentin që i hap rrugë bashkimit të votave me socialistët. Rithemelimi kërkon që të vendoset një klauzolë ligjore që nga Amnistia, qoftë në falje apo ulje dënimi, të mos përfitojë asnjë person që është dënuar nga Gjykata…
Konferenca e Kryetarëve miratoi Komisionin e Posaçëm për dizinformimin. Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, shkruan se Komisioni i ngritur është i njëanshëm dhe jo serioz. ”Prandaj, parlamenti nuk duhet dhe nuk mund të jetë zgjatim i qeverisë që sa herë kërkon të heqë vëmendjen edhe ai t’ia ofrojë këtë rrugë shpëtimi nga hallet e përditshme që kanë filluar t’i bien një nga një si mollosë kësaj qeverie. Kuvendi nuk është shërbëtori i halleve të qeverisë por shërbëtor i interesave të qytetarëve dhe mbrojtës i interesave të tyre kur i cënohen nga qeveria, kontrollues e moniturues që në thelb është gjithëpërfshirje.…
Rozana Radi ka hedhur një vështrim për ngjarjet e fundit në ”Big Brother Albania Vip 3”. Me hyrjen e Ilnisës dhe Merionit në dhomë të bardhë, ajo thekson se përse nuk ka qenë live edhe Egla Ceno, siç janë aktualisht të tre banorët, meqë qëndroi vetëm për 48 orë. Artistja thotë tutje se ‘zarfi i zi’ është një sinjal i fundit dhe në “Grande Fratello” në Itali, banorët që përjashtohen me këtë nuk futen as në studio.
Në ditën e parë të takimit të Ministrave të Punë të Jashtme të NATO-s, që po mbahet në selinë qendrore të Aleancës në Bruksel, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nënvizoi domosdoshmërinë që NATO mos të largojë vëmendjen nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, pasi kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Duke iu referuar angazhimit të kryeministrit Edi Rama në samitin e Vilniusit, mbi shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen, Hasani tha se kuota prej 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli minimal i angazhimit të deklaruar dhe jo maksimumi i tij. 3 vjet nga agresioni…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lushnje, ku një familje ka gjetur të pajetë 22-vjeçarin në oborrin e banesës. ”Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një bashkëbisedim me nxënësit ekselentë të shkollës “Qemal Stafa”, me të cilët ndau disa prej projekteve që po realizohen në kryeqytet, por vuri theksin edhe te rëndësia që duhet t’i kushtohet promovimit të nxënësve të mirë. Duke folur për Bashkinë e Tiranës, Veliaj theksoi se: “Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj. Kjo është një organizatë, e cila ka bërë që Tirana të shpallet “Kryeqyteti Europian i…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në tryezën për simulimin e menaxhimit të një krize kibernetike, tha se duhet digjitalizim i shërbimeve për uljen e nivelit të korrupsionit. Për të edhe bizneset private duhet të investojnë në sigurinë kibernetike, pasi kjo e fundit kërkon bashkëpunim të gjithë sektorëve. Ministrja ndër të tjera ka thënë se një buxhet i veçantë do të jepet nga qeveria për mbrojtjen e sulmeve kibernetike. “Një proces dixhitalizimi që patjetër i përgjigjet nevojës së kohës dhe të gjithë modernizmit të proceseve, sistemeve, ndërmarrjeve, por nga ana tjetër edhe me një synim…
Një shofer 25-vjeçar është ndaluar nga policia rrugore e Tiranës pasi ka kyer shkelje. Ai ka tentuar që të korruptojë policët duke u dhënë rryshfet por është vënë në pranga. “Sot në datë 03.04.2024 është arrestuar një drejtues mjeti “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Z 25 vjeç. I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit rryshfet”, njofton policia. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.