Author: tirana

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar fill pasi grupi parlamentar i PD-së vendosi të mbështesë amnistinë. Ai theksoi se do të marrë votat e të gjithë deputetëve në Kuvend, ndërsa shtoi se u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta. “Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie. Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria…

Read More

Egla Ceno, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë tre të përjashuarit nga gara e ”Big Brother Albania Vip 3”, edhe pse dy prej tyre të shtunën do të bëhen sërish banorë, pasi janë në dhomën e bardhë dhe në televotim kokë më kokë. Përpos sherreve të forta mes tyre, Egla dhe Meritoni janë parë teksa zbaviten në dhomën e vogël, ku ky i fundit po i bën boks aktores.

Read More

Avokati Idajet Beqiri, thotë se akuzat e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë Edi Rama, janë shpifje të rënda. Sipas tij Bardhi po tregohet qesharak dhe se akuzat për shpifje do i kthehen kundër. ”Është shpifje e rëndë që bëhet për shkak të detyrës. Edhe SPAK do e konsiderojë kallëzim të rremë. Bardhi bëhet qesharak dhe këta (opozita) tani kanë ngelur pa kokë, ose kokë është e krimbur aq rëndë sa nuk ka kush ti orientojë që të thotë ”e kemi bërë lesh e li PD”, e kemi ndarë në 50 pjesë. Po bëhemi qesharakë”. Mirëpo…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi tha se prej më shumë se një viti, nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhackës. “Kryeministri Edi Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres së tij, me një pronë që siç thotë SPAK, i është grabitur shtetit me dokumente të falsifikuara dhe me firmë të Ramës i është vënë në dispozicion për një investim me vlerë 5 milionë euro, që ndalohet nga Kushtetuta dhe për të cilën Xhacka, përveç përgjegjësive penale që duhet të kenë nga kryeministri te çdo zyrtar tjetër, por…

Read More

Florian Marku pësoi disfatë pas 13 fitoresh si profesionist. Marku u mund nga Chris Kongo, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë. “Kanë kaluar disa ditë nga ndeshja. Kam parë edhe lexuar disa nga komentet. Dua të falënderoj nga zemra, sinqerisht, të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë humbje me mua edhe sado pak janë munduar të më dërgojnë një mesazh pozitiv, të tregojnë përkrahje. Nuk e keni idenë se sa e vlerësoj secili prej jush.…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, i ka dërguar një letër zyrtarit të lartë të DASH, James Rubin pas ngritjes së Komisionit të Dezinformimit. “I nderuar zoti Rubin. Po ju shkruaj në lidhje me nismën e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për Krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin e huaj, duke përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot komisionin. krijoi Komisioni u krijua dhe u dërgua në seancën plenare për miratim. Duke qenë se Shqipërisë i mungon kuadri i duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja që jo vetëm t’ju bëj një ftesë…

Read More

Nesër pritet që të votohet Aministia Penale në Kuvend dhe grupi parlamentar i PD-së, përmes nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka dhënë dakordësinë për ta votuar, por kanë 3 propozime të reja. Grupi i PD-së thekson se kanë kërkuar që të përjashtohen nga aministia të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe gjykata nga strukturat e posaçme antikorrupsion. Miratimi i aministisë kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash. 1-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar që të përjashtohen nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë grumbullimeve dhe…

Read More

Rusia ka nisur të fabrikojë një justifikim për të kërcënuar Shqipërinë. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova gjatë një konference në Moskë akuzoi NATO-n dhe Bashkimi Europian se po zgjerojnë qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme kundër Rusisë. Sipas saj një e tillë po hapet edhe në Shqipëri dhe pretendon se misioni i qendrës do të jetë “të ndihmojë në krijimin e një imazhi negativ për Rusinë”. Zakharova paralajmëron se “në këtë mënyrë, po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibride në Ballkan”, duke thënë se ky është një rajon me probleme të mëdha politike. “Fokusi i qendrave…

Read More

Avokati Kujtim Cakrani, ka folur për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Shënavlash, një krim që tronditi shqiptarët për nga misteri dhe nga vetë akti i vrasjes, që më pas edhe e varrosën në kasollën e bagëtive. Për të arsyeja e vërtetë e një krimi në familje mund të jetë shumë e vështirë për ta gjetur si në Shqipëri ashtu dhe në botë. Ndërsa avokati Romeo Kara ka dhënë një këshillë për të rinjtë ku shprehet se “një prind i mirë respektohet, ndërsa një prind i keq, durohet”. ”Është një krim që e dinë vetëm ata që…

Read More

Ilnisa Agolli, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, ndodhen në dhomën e bardhë të ”Big Brother Albania VIP 3”, ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën. Publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush prej tyre do të largohet dhe kush do vazhdojë garën. Gjatë darkës, e ulur në të njëjtën tavolinë me Ilnisën dhe Meritonin, aktorja tentoi të fliste me Meritonin, por ky i fundit e injoronte, duke biseduar me Ilnisën dhe nuk i kthente përgjigje. Egla: Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e…

Read More

Këtë të mërkurë u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku u diskutua në lidhje me krijimin e një komisioni të posaçëm për Dezinformimin. Kërkesë kjo e ardhur nga PS dhe e miratuar me votat e mazhorancës. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e PD-së zyrtare, Flutura Açka e cila u shpreh se krijimi i këtij komisioni është i parakohshëm dhe se nuk është argumentuar mjaftueshëm që të jetë bindës për të kaluar në Konferencën e Kryetarëve. Reagimi i plotë Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u vendos sigurisht siç ishte dhe me nxitim. Jo pa arsye ishte i nxituar…

Read More

Qytetarët kanë rritur ndërgjegjësimin për të kërkuar të drejtën e tyre sa i takon abuzimit me të dhënat personale. Referuar raportit vjetor të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, gjatë vitit 2023 u administruan 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmërinë e qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore. Numri i ankesave regjistrohet në nivelin më të lartë të të paktën 5 viteve të fundit. Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjitë kryesore domino: përhapja e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimi i të drejtës për…

Read More