Author: tirana

Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Në rendin e ditës është për diskutim edhe ngritja e komisionit parlamentarë për dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në vendin tonë. Një ditë më parë kreu grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi tha se ky komision do të drejtohet nga një personalitet brenda PS por nuk ia përmendi emrin. Pritet të propozohet për në krye të këtij komisioni ish zëvendës kryeministri Erion Brace ose ish kryeministri Socialist Pandeli Majko. Emrat e tyre pritet të diskutohen pas pak në pikën e dytë të konferencës së kryetarëve.

Read More

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës. Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet. Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata, ndërsa kundër Bllakos u shpreh…

Read More

Pronari i mobilerisë ku u vendos në Durrës, Artan Alla ka folur për mediat dhe ka thënë se nuk ka konflikt me askënd. Ai është shprehur se nuk ka borxhe dhe biznesin e ka me leje ndërtimi, teksa tregoi se kjo është hera e tretë që i vendosin tritol. Artan Alla: Unë kam dyqanin këtu. Skam konflikti me asnjë njeri në botë, as për prona skam konflikt, as borxh si kam kujt, e kam me leje ndërtimi, me licencë. Rri këtu te dera e dyqanit me serbes, nuk kam konflikt me asnjeri. Gazetarja: Policia tha se ju keni deklaruar se keni…

Read More

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese e përbëre nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lëne në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e…

Read More

Izolohen në regjimin e posaçëm “41 biss” Anterio Kaloshi e Aldo Hoxha. Dy të dënuarit ka dyshime se mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit dhe për këtë u izoluan në “41 biss” mbrëmjen e së martës. Kaloshi është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës, në vitin 2017-të në Lushnjë bashkë me Laert Haxhiun që është arrestuar në Greqi. Ndërsa Hoxha mbahet në burg për vrasjen e Fatbaradha Tafës që e qëlloi me thikë në tentativë për t’i rrëmbyer një varëse floriri.

Read More

Alergjitë stinore janë shtuar dhe zgjasin më shumë në kohë, kjo si pasojë e ndryshimeve klimatike. Kufijtë mes dimrit e pranverës janë të ndryshëm në dekadat e fundit, fenomen që thkesohet nga viti në vit. Sipas statistikave të 30 viteve të fundit, polenat në ajër në nisje të stinës së bukur, zgjaten më shumë në kohë dhe mesatarisht, përllogaritet 20 ditë më shumë, nga 8 javë që përllogariteshin disa vite më parë. Ky është ndryshim domethënës, pasi polenat nisin të shperndahen në ajër me shpejt, duke shkaktuar shqetësime me simptoma të papritura të të gjithë atyre që vuajnë nga alergjitë…

Read More

Detaje të reja dalin nga plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit, Emiljano Paloka mbrëmjen e së martës (2 mars) në malin e Kolajve, Velipojë. Mësohet se i riu është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai ishte në automjet kur është qëlluar, ndërsa në makinë ishin edhe dy të njohur të tij. Personat në automjet me 27-vjeçarin e kanë dërguar në spital dhe më pas janë larguar në shpejtësi. Policia po punon për t’i kapur dhe për ti marrë në pyetje. Ndërsa ende nuk dihet autori i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion…

Read More

Një shpërthim ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 14, në Durrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në ambientet e biznesit. Ende nuk ka informacion, nëse si pasojë e këtij shpërthimi ka të lënduar në njerëz apo vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Read More

Vazhdon dhe shfaqet në Teatrin Metropol “Para perëndimit”, një tragjedi familjar e zhvilluar në një shoqëri të paqetë. Kjo dramë nga nobelisti Gerhart Hauptmann vë nën mikroskop ashtu si do donim të gjithë, vendin e individit në botën bashkëkohore. A ekziston vullneti i lirë apo zgjedhjet personale tonat janë të kontrolluara ? “Para perëndimit” përqendrohet në dramën e mungesës së lirisë në një botë të rrethuar me të tjerët. Është pikërisht kjo mungesë lirie me të cilën përballet 70 vjeçari Matthais Clausen. Tre vjet pas vdekjes së gruas së tij ai bie në dashuri me një vajzë më të re…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar interpelancën urgjente të kërkuar nga Gazment Bardhi, pasi akuzave të këtij të fundit ndaj Osli Ramës, vëllait të kreut të qeverisë, për lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës në Xibrakë. Kreu i qeverisë i ka konsideruar fabrikime dhe fantazi të një deputeti, akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së. “Duke vënë re se akuzat, fabrikimet, fantazitë e një deputeti apo grupi deputetësh, lidhur me familjarët e kryeministrit, zv.kryeministrit ose të çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, nuk kanë asnjë lidhje me motivet, synimet, qendrimet e Këshillit të Ministrave, kërkesa për interpelancë nga…

Read More

Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në Korrik. Në tryezë është hedhur për diskutim rritja e kufirit të sipërm të pagave mbi të cilat aplikohet tatimi. Pra nëse deri më tani për pagat mbi 200 mijë lekë aplikohet 23% tatim, një nga opsionet është që ky prag të shkojë deri në 250 mijë lekë. Kështu nga kjo nismë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat do të përfitojnë reduktim të tatimit, që përkthehet në një shtesë të…

Read More