Zemra megjithëse është një nga organet më të fuqishme e të rëndësishme të të gjithë organizmit, njëkohësisht është edhe shumë e ndjeshme ndaj problemeve. Problemet me të nisin që nga shtrëngimet e lehta, e deri tek atakët kardiak të cilët mund të jenë një rrezik shumë shqetësues për jetën. Pikërisht për atakun në zemër do të flasim në artikull. Kjo gjendje e trupit mund të prekë këdo e në çdo moshë nëse nuk tregohet kujdesi i duhur. Sipas ekspertëve, ataku në zemër vepron ndryshe në organizmat më të rinj dhe ndryshe në ata më të moshuarit. Si e ndikon trupin…
Author: tirana
Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës. DJ shqiptar humbi jetën më 1 prill nga një aksident me Ferrari në Itali. Ai është pronar i Ferrari GT C4, i bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta. Ndonëse ende po priten rezultatet e testit të ADN-së, tashmë është e sigurt se ai po drejtonte makinën duke udhëtuar drejt Aostës. Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, një shqiptar i Kosovës, i cili jetonte në Villeneuve të Zvicrës, ishte një grua,…
Të paktën katër të vdekur janë bilanci i tërmetit që goditi Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar ose janë shembur në qarkun Hualien. Që nga tërmeti ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine. Mediat tajvaneze raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00.
DASHI Jeni gati për veprim, por acaroheni lehtësisht nga fakti që nuk arrini të përfundoni një projekt. Ju keni një qiell shumë të fortë me Diellin dhe Mërkurin në pozicione të mira (së shpejti edhe Venusi): çdo vonesë ju shkakton shumë nervozizëm dhe ju urreni humbjen e kohës! Dashuria është shumë e mirë, si për beqarët ashtu edhe për çiftet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 3 prill 2024), ju duhet të luftoni me një Hënë disonante që ju bën të zhgënjyer, të fokusuar më shumë në realitet sesa në fantazi. Kujdes me marrëdhëniet e reja të punës.…
Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do e vendosë publiku. Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit. “Vëllai Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglës”-tha moderatori Ledjon Liço.
Ilnisa dhe Meritoni të cilët u përjashtuan nga gara, kanë një mundësi të dytë. Ata u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, do duhen të presin te Dhoma e Bardhë e Big Brother dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta nëse do kthehen apo jo në garë. Teksa shkuan te Dhoma e Bardhë, ata janë takuar me Eglën, e cila po pret aty që prej 48 orësh.
Grida Duma, e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, rrëfeu ndër të tjera për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj dhe “Big Brother Vip 3″. A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?! Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bëj ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë. Si e komenton Grida Duma Eglën si banore? Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment…
Ndërkohë që pothuajse të gjithë njerëzit e botës së futbollit tashmë janë pothuajse të sigurt se francezi Kylian Mbappe do të transferohet në Real Madrid këtë verë, një ish-futbollist i kombëtares së Francës, Robert Pires është shprehur se Mbappe ka mundësinë t’i thotë sërish “JO” Realit. “Më vjen keq Kylian, nuk ishe i pari që i tha jo Real Madridit. Nuk e di se çfarë vendimi do të marrë, por e refuzova Realin sepse kisha dy opsione të tjera. Me siguri nëse nuk do të kisha Arsenalin dhe Juven, do të kisha shkuar direkt në Real. Kjo është e sigurt”,…
15 vite nga dita kur flamuri i Shqipërisë u valëvit për herë të parë krah atyre të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ish-ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu bëri bashkë politikanë të majtë dhe të djathtë te cilët ndanë kujtimet e tyre. Shqipëria u bë anëtare më të drejta të plota e aleancës në 2009, por për ish-ministrin e Jashtëm Paskal Milo, bashkëpunimi daton me herët. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n u bënë shumë të ngushta, sa në atë kohë për herë të parë qeveria shqiptare kërkoi një mbledhje urgjente të këshillit të NATO-s në Mars 98. Dhe kjo…
Debati politik mes Gazment Bardhit dhe Olsi Ramës u shndërrua në një çështje juridike, në momentin që ky i fundit bëri një padi për shpifje në SPAK, sipas Robert Rakipllarit. I ftuar në ”Breaking”, Rakipllari tha se denoncimi i Bardhit se vëllai i kryeministrit është i përfshirë në një organizatë kriminale në Xibrakë, nuk është i ri, pasi me pare kane akuzuar edhe Berisha e Basha, por tani i takon Prokurorisë së Posaçme te japë verdiktin e saj. “Nuk është deklarata e parë e Bardhit, ka bërë denoncime edhe për kolegët, edhe për Berishën, ka artikuluar akuza të forta edhe…
Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS ngriti siparin. Kryetari i komisionit, demokrati Ervin Salianji prezantoi dhe planin e hetimit 6-mujor, ndërsa nënkryetari Toni Gogu, i Partisë Socialiste, nënvizoi mungesën e provave në pretendimet e opozitës. Opozitarët kishin gati dhe listën e dëshmitarëve që do të thirren në komision, ku në krye të renditjes ishte kryeministri Edi Rama. “Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku”, deklaroi Salianji. Leximi i emrave të dëshmitareve shtyu Gogun të bënte një ngacmim, duke u sugjeruar kolegëve një shtesë në listën e dëshmitarëve. “Shtoni dhe Gazment Bardhin, se ai ka dijeni”,…
Tjetër skandal tek Ajaxi i Amsterdamit. Nëse gjatë historisë së lavdishme, klubi i holandez na ka mësuar me trofetë dhe sukseset e panumërt, në vitet e fundit, Harkëtarët janë kthyer në shtëpinë e skandaleve. Pas shkarkimit të Marc Overmars dhe Sven Mislintat, Alex Kroes është i shkarkuari i radhës. Shefi ekzekutiv, Alex Kroes është pezulluar nga bordi mbikëqyrës i klubit të Ajaxit për akuzat për tregti të brendshme.Në një deklaratë, bordi i klubit pretendon se Kroes bleu më shumë se 17,000 aksione në klub një javë përpara se emërimi i tij të shpallej më 2 gusht. Bordi tha se kërkoi…