Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka shprehur falenderimet për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas urimit të DASH për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në rrjetin X, Rama shkruan se ky 15-vjetor për Shqipërinë nuk është vetëm një festë për arritjet që vendi ka bërë në të shkuarën, por edhe një riafrimim i përkushtimit të vendit ndaj “parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tonë”. Postimi i plotë Faleminderit sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj…

Read More

Sot nisi punën Komisioni Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit “TIMS”, dhe nënkryetari i këtij kominsioni, deputeti i PS Toni Gogu, gjatë fjalës tha se dy parime nuk mund të neglizhohen nga mazhoranca. “Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi”, deklaroi Gogu. Nga ana tjetër, Gogu i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazmend Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacion për këtë çështje.“Tani në planin paraprak të veprimtarisë së…

Read More

2 Prilli është dita botërore e autizmit. Në vendin tonë nuk ka shifra të sakta dhe as regjistër zyrtar në lidhje me këtë çrregullim. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 26% e fëmijëve me aftësi ndryshe janë me autizëm. Ndërsa referuar klubeve të prindërve të fëmijëve më autizëm, në Shqipëri janë afro 12 mijë persona që vuajnë nga spektri autik. Vetëm 2 mijë fëmijë marrin ndihmë sociale dhe pagesë kujdestarie. Por edhe kjo është e pamjaftueshme, pasi personat me autizëm kanë nevojë për terapi të veçanta dhe të vazhdueshme, kostot e të cilave në vendin tonë mbulohen privatisht nga familjet e tyre.…

Read More

Kreu i komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji, tha në fjalën e tij se ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë kryesisht për llogari të grupeve kriminale. “Një gjë po ua qartësoj. Të gjithë personat e kërkuar nga ne, janë persona që kanë lidhje me ngjarjen. Nuk e di pse përmendja e emrave iu shqetëson. Secili prej tyre do të përgjigjet për pyetjet. Nuk të fajëson asnjë prej pyetjeve në lidhje me çështjen. Një gjë është e sigurt, për aq sa do lejohemi por edhe nëse nuk na lejonin do t’i gjejmë ata dhe…

Read More

400 ekstremistë serb po stërviten në kufi me Kosovën në pritje të një sulmi të mundshëm si ai i datës 24 shtator në Banjskë. Vigjilenca e institucioneve në Kosovë është rritur, kjo edhe pas pamjeve që kryeminstri Kurti ndau në rrjetet sociale teksa në kufi trupat ushtarake serbe po kryenin stërvitje. Gjithashtu, presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli me tone të ashpra pas miratimit që Kosova mori për në Këshillin e Evropës. ”Janë informacione që janë arritur të mblidhen nga Inteligjenca e Republikës së Kosovës. Para pak çastesh bisedova me zyrtarët policorë, që janë duke patrulluar pranë kufirit për të shikuar…

Read More

Prej disa kohësh, futbolli po diskuton rrezikun real të lëndimeve në kokë. Rregullorja kërkon që arbitrat të ndalojnë menjëherë lojën në rast të përplasjeve që përfshijnë kokat e lojtarëve ose goditjet e forta me top në kokë. Pavarësisht kësaj, aksidente, qoftë edhe të rënda, mund të ndodhin. Raphael Varane tregon historinë e tij në një intervistë të gjatë dhënë për mediet franceze. “Te Manchester United na këshilluan të mos bënim më shumë se 10 goditje me kokë në stërvitje… Djali im 7-vjeçar luan futboll dhe unë e këshilloj që të mos godasë me kokë. Shumë herë ne lojtarët nuk e…

Read More

Në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”, që u organizua në Hagë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi e të paguajë për vuajtjet e civilëve të pafajshëm dhe dëmet ekonomike në Ukrainë. “Shmangia e Rusisë nga llogaridhënia është mesazh inkurajimi për diktatorët dhe regjimet, se rregullat dhe ligjet nderkombetare mund shkelen, pa pasur asnjë pasojë”, theksoi ministri Hasani. Për të krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm në krijimin e një Mekanizmi Ndërkombëtar Kompensimi. “Shqipëria mbështet përpjekjet e Këshillit të Evropës për…

Read More

Një zarf i zi ka mbërritur brenda në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe është për çiftin Ilnisa-Meriton, dhe këta të fundit nuk e kanë pritur aspak mirë. Vendimi lidhet me situatën me Egla Cenon, gjë që shkaktoi edhe në skualifikimin e saj nga gara, por një video e Big Brother tregon që aktorja është ende në shtëpi. Sonte në mbrëmje do të mësohet e vërteta. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Politikani Genc Pollo, i ftuar në një studio televizive, tha se ishte kundër listave të hapura, pasi sipas tij, demokracia parlamentare ka nevojë për parti politike. Ai thotë se ka pasur abuzime në të shkuarën me lista që kanë shkuar 2 minuta pas mesnatës, por eliminimi i këtyre probleme nuk është abrogimi i partive politike. “Absolutisht kundër. Ideja më e keqe. Justifikohet me emra të bukur si lista të gjelbra, etj. Nëse Partia nuk është e aftë të nxjerrë me një proces meritor të zgjedh 140 kandidatë, pse ka nevojë demokracia parlamentare për parti politike. Mund të çosh pesë lista…

Read More

Këtë të martë ka nisur nga punimet Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Ky komision drejtohet nga deputeti i Rithemelimit, Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS-ja. Në mbledhjen e parë bëhet konstituimi, deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe miratohet një plan i qartë pune. Përbërja e komisionit hetimor 1-Ervin Saljanji – kryetar2-Toni Gogu -Nënkryetar PS3-Nasip Naço – Anëtar PS4-Blerina Gjylameti – Anëtar PS5-Etilda Gjonaj – Anëtar PS6- Xhemal Qefalia – Anëtar PS7- Antoneta Dhima – Anëtar PS8- Bardhyl Kollçaku – Anëtar PS9- Denis Deliu – Anëtar PS10- Lindita Metaliaj – Anëtar PD11-…

Read More

Pak ditë pasi Gazment Bardhi bëri një denoncim publik ku pretendonte se Olsi Rama ishte i përfshirë në organizatën kriminale të Xibrakës, duke i dërguar një letër më pas kreut të SPAK, Altin Dumanit për të nisur hetime për këtë çështje. Pas letrës së Olsi Ramës, vjen edhe reagimi nga nënkryetari i Rithemelimit. Bardhi teksa rendit sipas tij 4 faktet që përfshijnë Olsi Ramën, i bën thirrje kryeministrit që të mos fshihet pas vëllait të vogël. Reagimi i plotë nga Gazment Bardhi Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje do…

Read More

Sezoni veror që po afron, shton edhe presionet ndaj kursin e këmbimit. Monedha europiane edhe në fillim të muajit prill vijoi rënien duke arritur në 102.66 lekë ose 0.27 pikë më pak se fundi i marsit. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në shitje euro këmbehet për 103.05 lekë dhe 102.22 lekë. Në të njëjtën ecuri ndodhet dhe paundi britanik dhe franga zviceriane, ndërsa rritje ka shënuar dollari amerikan.

Read More