Author: tirana

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor të Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat u shpreh se mazhoranca po tenton të pengojë hetimet. Për të PS është në panik teksa tentuan të “uzurpojnë” drejtimin e komisionit. “Ashtu siç edhe pritej mazhoranca tentoi të bllokonte punimet e komisionit. Ne çdo herë që mblidhemi po mundohemi të evidentojmë që ligji për komisionet e kanë bërë qëllimshëm për të penguar hetimet parlamentare. Duke u kapur pas neneve që bien ndesh me Kushtetutën tentojnë të pengojnë hetimin për 200 mln euro. Refuzuan miratimin e kërkesave për informacion”, tha Vokshi.

Read More

4 milion shikime, 50 mijë komente. Ky është rekordi i një video disa sekondëshe të Egla Cenos brenda një dhome të bardhë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Por Iconstyle ndërkohë ka publikuar disa pamje të aktores së njohur, ku shihet rrugëve të Tiranës. Siç thuhet, ish-banorja u pa në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave që me siguri mund të jenë të afërmit e saj. Megjithëse sonte zhvillohet spektakli, pritet të shihet se çfarë u rezervua në lidhje me këtë. Rikthimin e Eglës përndryshe mezi po e…

Read More

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar sot penalisht nënkryetarin e Rithemelimit, Gazment Bardhi lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal. “Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës”,-njofton Olsi Rama, ndërsa shton se mbetet në dispozicion të hetimit. Krahas kallëzimit, në një deklaratë të ndarë për mediat Olsi Rama hedh…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, tha se nëse çdo gjë do të jetë gati, këtë të enjte Parlamenti do të miratojë ligjin për amnistinë penale. Çuçi tha se Partia Socialiste do ta çojë për rivotim amnistinë dhe se për këtë presin propozimet e opozitës. “S’do të tërhiqemi për në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga…

Read More

Identifikohet shoferi i mjetit ku humbën jetën 7 emigrantë të vendeve të treta. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, dyshohet se shoferi i cili po ashtu mbeti i vdekur, është Edison Bregaj. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa sipas policisë se shoferi nga Shkodra ka shtuar shpejtësinë e mjetit, për t’i iku patrullës së policisë që e kishte pikasur në këtë aks.

Read More

Tre “shuplakat” që Napoli mori përballë Atalantas bindën akoma më shumë presidentin De Laurentis që në fund të këtij sezoni të nis një revolucion me shkallë të gjerë. Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti do të ndryshojë të gjithë strukturat drejtuese, ku hallka më e rëndësishme është ajo e drejtorit sportiv. Në skenë del sërish emri i Igli Tares, i cili ka përfunduar në listën e reduktuar të kandidatëve final për këtë post. Tare vlerësohet shumë për punën e madhe që ka bërë te Lacio edhe pse kishte një buxhet të reduktuar. Edhe te Napoli pritet të jetë e njëjta situatë…

Read More

Transgjinorja Edona James ishte një ndër banoret e “Big Brother VIP Kosova” më të komentuara në median rozë, për shkak të deklaratave të bujshme për jetën e saj dhe natyrës pa komplekse. Teksa së fundmi ishte e ftuar në “Radio Dukagjini”, ku ka folur për eksperiencën e saj “BBVK” dhe jetën e saj personale. Mes lotësh ish-banorja tha se nëse do të kishte qëndruar në Kosovë, do të kishte mbytur veten sepse njerëzit nuk do ta kishin pranuar. “Unë besoj se nëse do të kisha qenë në Kosovë nuk do të kisha qenë më gjallë, do të kisha mbytur veten.…

Read More

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ish-bashkëshortja e 53-vjeçarit ishte e pajisur me urdhër mbrojtejeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. C., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtejeje, dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke iu afruar asaj”, njofton Policia e Tiranës.

Read More

Roza Lati ka bërë një rrëfim mjaft prekës dhe personal. Ajo mes lotëve ka rrëfyer se ka abortuar një fëmijë që ka pasur me ish-partnerin e saj që jetonin larg. Ajo shprehet se duke i bërë një analizë jetës së saj, e kuptoi se nuk ishte gati, kështu vendosi që të abortonte. Ky vendim ishte tepër i vështirë për të dhe tregon se e ka përjetuar mjaft keq, madje nga mërzia ka lënduar veten duke i gjuajtur kokës me grushte. Erjola: A e di Rita? Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte…

Read More

Disa pamje të aktores Egla Ceno, ish-konkurrente e “Big Brothr Vi3”, të postuara ditën e djeshme nga produksioni, kanë shkaktuar një ‘rrëmujë’ të madhe kudo nëpër rrjet. Reagimet prej publikut dhe shumë artistëve të tjerë kanë qenë të shumta, ku disa dalin në mbështetje të saj dhe disa të tjerë jo, duke ‘thumbuar’ kështu dhe produksionin. Siç duket të njëjtën gjë ka bërë dhe këngëtari Elgit Doda, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory”, kërkon që Vëllai i Madh të nxjerrë Romeon jashtë ambienteve të shtëpisë dhe ta marrin përsëri mbrapsht në shtëpi, duke qenë se dje ishte dhe Dita…

Read More

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, por për fat të mira pa të lënduar, pasi një 47-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në banesë ku kishte familjarët. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, por pas ndërhyrjes së efektivëve, autori është arrestuar. Njoftimi i policisë: Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin…

Read More

Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë një 31-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar lëndime në trup. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, për një konflikt që po ndodhte në një familje, menjëherë shkuan në adresën e dhënë. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H.M., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore. Specialistët…

Read More