Author: tirana

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistakat e punës së saj gjatë muajit Mars. Kjo Agjenci njofton se gjatë këtij muaj ka pasur 22 referime në Prokurori për 45 punonjës policie dhe 1 punonjës të Gardës si dhe janë marrë disa vendime nga ana e Komisionit Disiplinor. Njoftimi i AMP Publikohen statistikat nga veprimtaria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për muajin mars 2024. “Në kuadër të transparencës dhe forcimit të besimit të publikut tek AMP-ja paraqesim të dhëna statistikore nga veprimtaria e strukturave tona në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për zbatimin e ligjit”, thekson AMP-ja. Gjatë muajit Mars janë…

Read More

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të miturit, të cilët akuzohen për vrasjen e Aurelio Dervishit, 18 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës, 31 mars në Shkozë. Sakaq, ditën e nesërme ata pritet të dalin para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. “Mollë sherri” dyshohet se ishte një vajzë, e cila në momentin e krimit ndodhej në automjetin e viktimës. Të rinjtë e arrestur kanë shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar faktin që janë shkëmbyer në makinë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, pas saj janë përleshur dhe më pas kanë thënë…

Read More

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka nderuar sot në Shkodër, 4 qytetarët që mbetën të vrarë në 2 prillin e vitit 1991. Në nderim të 4 martirëve që u vranë më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër në masakrën e fundit të Komunizmit në Shqipëri demokratët vendosën kurora me lule, ndërkohë që lideri i opozitës Sali Berisha iu drejtua me një videomesazh qytetarëve të Shkodrës. Por në këtë ceremoni ra në sy pjesëmarrja e Jorida Tabakut e cila në 3 vitet e fundit ka preferuar të mos bëhet pjesë e organizimeve të Sali Berishës. Tabaku nuk ka…

Read More

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burgim Antonio Lekën, 37-vjeçari i cili u kap me armë dhe municione luftarake në vitin 2023.37-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, shitje te lëndëve narkotike, mbajtje të armëve të ftohta si dhe “përgatitje te kushteve për vrasje”. Kujtojmë se Antonio Leka u kap në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Para se të prangosej ai ndaloi në një servis makinash ku u pa i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Leka ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët, ndërsa e prezantoi veten si…

Read More

Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatshme t’i regjistrojnë ata si prind i fëmijëve të tyre të palindur. Këtë investigim e ka bërë media britanike “The Sun”. Në disa reklama në TikTok shihen njoftime ku ofrojnë shërbime “nëna shtatzënë” që janë të gatshme t’i vendosin atësinë e një emigranti fëmijëve të tyre. Pra këto nëna të ardhshme mund të vënë emrin e një azilkërkuesi në certifikatën e lindjes së fëmijës së tyre, në mënyrë që ai të shmangin dëbimin, duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar. Në një reklamë shkruhet: Kemi…

Read More

Më 12 prill në orën 10:00, është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë për deputetin Ervin Salianji. Sipas gazetarit, Ermal Vija, kjo datë është shtyrë, pasi më herët kanë qëlluar ditët pushim. Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Read More

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Hysen Metën dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë e tyre në bashkëpunim me motrën e tyre, pak muaj më parë në Shën Vlash të Durrësit. Të dy ata do të mbeten në burg, nën akuzën për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Fshehja ose asgjesimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se, më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi me iniciale H.M, banues në fshatin Shën…

Read More

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në masivin pyjor me dushqe në fshatin Mazhicë të Njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë së Bulqizës. Zjarri mësohet se ka nisur që pasditen e djeshme duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me drurë lisi që ndodhen mbi fshat. Ende nuk dihet se si është aktivizuar zjarri ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë që ka nisur të jetë prezente prej disa orësh në këtë zonë. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar autoritetet për vatrën e zjarrit, ndërsa deri tani nuk është bërë asgjë…

Read More

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa në një deklaratë për median ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Këlcyrës, ku mbetën të vdekur 7 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe shoferi nga Shkodra. Ardian Çipa: Rreth orës 2:20 të datës 2 në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit të policisë në Këlcyrë, ka hasur një automjet i cili po vinte me një shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë në drejtim të qyteti të…

Read More

Tirana është sërish në fokusin e promovimit të mediave franceze dhe zvicerane, “Je Papote”, “Voyage Privé” dhe “Tages-Anzeiger” të cilat e përshkruajnë Shqipërinë si thesarin e fshehur të Mesdheut me një bregdet magjepsës dhe kulturë të pasur. Transformimi me ritme të shpejta i Tiranës i ka habitur drejtuesen e seksionit të udhëtimeve të një prej të përditshmeve më të mëdha zviceriane në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger.Ndaj dhe Paulina Shçeshniak e diplomuar për histori arti, pasi bëri një udhëtim në të kushtoi një artikull të gjatë ku shpreh vlerësimet më të larta.Pas dekadash të tëra ndërtimesh me arkitekturë të ngurtë dhe me…

Read More

Në kuadër të operacionit “Aksesorët”, Eduart Selimi, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë;Mateos Rama, pasagjer në këtë automjet;Behar Rexha, pronari i këtij automjeti. Njoftimi i policisë: Si rezultat i kontrolleve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditet një rast i tentativës për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”. Sekuestrohen 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet. Arrestohen në flagrancë 2…

Read More