Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka nderuar sot në Shkodër, 4 qytetarët që mbetën të vrarë në 2 prillin e vitit 1991.
Në nderim të 4 martirëve që u vranë më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër në masakrën e fundit të Komunizmit në Shqipëri demokratët vendosën kurora me lule, ndërkohë që lideri i opozitës Sali Berisha iu drejtua me një videomesazh qytetarëve të Shkodrës.
Por në këtë ceremoni ra në sy pjesëmarrja e Jorida Tabakut e cila në 3 vitet e fundit ka preferuar të mos bëhet pjesë e organizimeve të Sali Berishës.
Tabaku nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet e grupit parlamentar që në 5 shtatoron e vitit të kaluar kur grupi u bashkua me liderin historik të demokratëve Sali Berisha.
Mbetet për t’u parë nëse Jorida Tabaku do t’i bashkohet apo jo zyrtarisht PD së drejtuar nga Sali Berisha.

