Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike. Autizmi është një çrregullim kompleks që prek hapësira të shumëfishta të zhvillimit duke përfshirë ndërveprimin social, komunikimin verbal dhe joverbal, imagjinatën, sjelljet dhe interesat. Simptomat e këtij çrregullimi shfaqen shpejt në jetë, ndonjëherë në foshnjëri, por përgjithësisht përpara moshës 3-vjeç. Çfarë e shkakton autizmin? Shumë studime janë përpjekur t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje. Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si X i Brishtë, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet. Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Ende nuk ka…
Author: tirana
Gjykata e Posaçme shqyrton sot një tjetër kërkesë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për ndryshim të masës së sigurisë. Përmes avokatëve të tij Berisha kërkon zëvendësimin e masave të para të të sigurimit të dhëna ndaj tij, “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” në një masë më të butë. Në kërkimin e tyre mbrojtësit e Berishës pretendojnë shkelje e lirisë së shprehjes të ish-kryeministrit, shkelje të së drejtës për jetë private dhe familjare. Sipas tyre, masa e sigurisë ka sjellë si pasojë shkelje të së drejtës së Berishës për të kontaktuar dhe komunikuar me…
Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS do të konstituohet ditën e sotme (2 prill) në orën 15:00. Ky komision do drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS. Në mbledhjen e parë do të deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe do të miratohet një plan i qartë pune. Palët do të dakordësohen nëse mbledhja do të jetë e hapur apo jo për publikun. Komisioni hetimor, lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi, pritet të mblidhet në orën 10:00 në kryesinë e Kuvendit, në sallën “Pjetër Arbnori”.…
Inter rikthehet tek fitorja në kampionat. Pas atij eliminimi nga Champios League dhe barazimi ndaj Napolit, zikaltërit marrin maksimumin ndaj Empolit. 2-0 ishin shifrat përfundimtare të këtij takimit, teksa realizuan nga një gol për çdo pjesë. Me këtë fitore Inter rikthehet sërish në 14 pikë epërsi me Milanin ndjekës për të qenë më pranë titullit kampion.
Ndryshimet klimatike rrrezikojnë seriozisht zonat që prodhojnë verë. Nëse temperaturat globale do të rriteshin mesatarisht 2 gradë brenda fundit të këtij shekulli, atëherë 70%e vreshtave nuk do të ishte më. Madje në disa zona, si Italia, për shkak të thatësirës dhe rrymave kronike të nxehta, ky rrezik mund të arrijë deri në 90%. Vlerësimet janë pjesë e punës studimore të një ekipi nga universiteti Bordeaux. Aktualisht vreshtaritë kryesore në botë ndodhen në Itali, Francë, Spanjë, Greqi e Kaliforni, por ngrohja po ridimensionon gjeografinë botërore të prodhimit të verës, duke kushtëzuar sasinë dhe cilësinë e rrushit. Por në të njëjtën kohë vende…
Ndërkombëtarët ndikuan në kthimin në normalitet të parlamentit, pas muajsh tensionesh mes tymit e flakadanëve. Kjo u zbulua në studion e Debatit në A2 CNN nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, sipas të cilit para ftesës së Nikollës, ai konfirmoi se kishte marrë telefonata nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë për t’u ulur në tryezë. “Në mënyrë të vijueshme nga faktori ndërkombëtar të dyjave palëve iu është bërë thirrje apo nxitur zhvillimin e dialogut politik dhe unë e kam parë këtë reflektim të mazhorancës të lidhur me nxitjen që partnerët strategjikë u kanë bërë thirrje grupeve parlamentare për rikthimin në…
Ju e dini se simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje ose dhimbje gjoksi kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor. Por ka të tjera që, ndërsa është më e lehtë t’i shpërfillësh, duke menduar se nuk tregojnë rrezik, në fakt meritojnë vëmendje të menjëhershme. Lodhje e vazhdueshme Të ndihesh i lodhur ose i plogësht pas një nate gjumi jo shumë të mirë nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por lodhja që vazhdon pavarësisht përpjekjeve tuaja për të pushuar ose që ju pengon të bëni aktivitetet tuaja të përditshme mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të zakonshme, siç është gripi.…
Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm. Më të theksuara në zonat veriore dhe qendrore. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin ku sërish mbeten të rrezikuara nga shirat zonat veri-veriperëndimore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C min dhe deri në 25°C max në rang…
Tetë viktima janë shkaktuar nga një aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet. Në automjet ndodheshin 7 shtetas nga vendet e treta, ndërsa shoferi një shtetas nga Shkodra. Fatkeqësisht asnjë i mbijetuar. Duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë , makina është pikasur nga një patrullë policie dhe në këtë mënyrë shoferi është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë. Kjo ka bërë edhe që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e makinës duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të martë në Këlcyrë. Raportohet se një makinë me klandestinë ka tentuar t’i ikë policisë, por ka dalë nga rruga te kthesa e fshatit Grabovë. Mjeti ka rënë në anë të lumit Vjosë, ndërsa janë regjistruar 8 viktima. Fatkeqësisht kanë humbur jetën shoferi shkodran dhe 7 klandestinë. Në vendngjarje kanë shkuar Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, 2 grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe grupi hetimor. “Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit…
DashiNjë përpjekje e vogël do t’ju ndihmojë shumë në këtë moment. Mos e nënvlerësoni fuqinë tuaj për të arritur atë që është më e rëndësishme për ju në lidhje me karrierën tuaj. Rrethanat rreth jush janë në favorin tuaj ndaj përfitoni nga kjo kohë e favorshme. DemiMos i kaloni kufijtë tuaj sot. Për t’u siguruar që nuk e bëni këtë, merrni kohë për t’i rregulluar gjërat me një bashkëpunëtor dhe/ose punëdhënës. Sigurohuni që të gjithë të jenë të qartë se cilat janë pritshmëritë. Të bësh këtë do të ndihmojë në parandalimin e një konfrontimi të keq. BinjaketNë përgjithësi, ju jeni…
Ilir Avdullai, po shkëlqen në skenën e picave në Napoli, duke sfiduar vetë napolitanët me shijen e tij të veçantë. Pasi shkoi në Itali për të ndjekur studimet në ekonomi pranë të vëllait, fati e çoi në një drejtim të papritur. Bashkë me të vëllain, ata hapën një restorant në Friuli Venezia Giulia. Kjo e vendosi në krye të një rrugë të re, duke i hapur shtigjet e suksesit në fushën e gastronomisë italiane. Iliri vendosi t’i përkushtohet punës së tij në restorant, duke shfaqur talentin për gatimin dhe duke fituar respektin e klientëve për picat e tij të shkëlqyera.…