Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë teksa udhëtonte me një mjet tip ‘Ferrari’ të dielën në Italinë veriore. 40-vjeçari i cili banonte në Zvicrës, ishte DJ me profesion. Sikurse duket nga pamjet e ndara nga gazeta zviceriane Blick, Ferrari GT C4 i bardhë është copëtuar dhe ndarë në dy pjesë. Viktima, me emrin Isa.Q., ishte duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore. 40-vjeçari, vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur…
Author: tirana
Shqipëria do të luftojë dezinformimin, duke bërë edhe ndryshime ligjore përmes të cilave do të mbyllur mediat tradicionale si: televizionet dhe radiot, apo edhe portalet dhe llogaritë në rrjetet sociale të kompanive apo individëve të cilët manipulojnë publikun. Ky dokumenti i mazhorancës, vjen pas marrëveshjes që qeveria shqiptare firmosi me sekretarin Blinken në muajin shkurt. Në të specifikohet, se Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të situatës, veçanërisht financimet e fushatave zgjedhore, si dhe financimit të të gjithë individëve dhe platformave që të informimit publik. Pas kësaj analize, Komisioni i Posaçëm duhet të propozojë ndryshime ligjore…
Dritëro Agolli deri në fund të jetës vazhdoi të lexonte lajme, ishte shumë i informuar, kishte shumë merak për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, rrëfeu në Dritare Tv nipi i poetit. Emil Agolli tregon se në momentet kur poeti ishte i shtruar në spital, pyetja e fundit më 27 janar 2017 ka qenë lidhur me zhvillimet në vend, periudha kur Edi Rama dhe Ilir Meta po ndaheshin nga koalicioni. “Gjyshi ka lënë shumë amanete, testament jo. Biseda e fundit që unë mbaj mend me të ka qenë nata e fundit para se të shkonte në spital. Ka pasur shumë merak për…
Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka bërë së fundmi një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar. “Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të qenë pjesë e “BIG BROTHER VIP” i pifsha vetes ujë për shëndet. Vendimin më të mirë që e kam marr.”- shprehet ajo. Sakaq Krelani ka shtuar se në atë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues dhe të gjithë janë për vepër penale. “Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë,…
Lot dhe dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë ka pllakosur heshtja. Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Ata përcollën në banesën e fundit këtë pasdite birin e vetëm Aurelion 18 vjeç faji i vetëm i të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë. E madhe është dhimbja edhe për shokët të cilët e takuan vetëm pak minuta para krimit.“Aurelio nuk bënte sherre. Punonte me materiale elektrike me të atin. Bënte…
Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Orikum-Dukat. Kanë mbetur edhe dy javë që ky aks i rëndësishëm për lëvizjen e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik ku fluksi është tepër i madh, të jetë plotësisht i hapur për qarkullimin. Po punohet për shtresën e fundit asfaltike në dy kilometrat e fundit, për të vijuar më pas edhe me plotësimin e të gjithë aksit me sinjalistikën e nevojshme. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve. “Rruga Orikum – Dukat ka një…
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje në vijimësi për ndihmë ushtarake nga SHBA dhe BE. Në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, Shqipëri, në fund të shkurtit, ai shkoi një hap më tej dhe propozoi prodhimin e përbashkët të armëve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një prodhim të konsiderueshëm të armëve të mëdha, ato kanë fabrika të shumta municioni dhe municioni është ajo për të cilën është e interesuar Ukraina. Pjesa më e madhe e prodhimit të armëve në rajon është…
Seanca plenare e zhvilluar në 7 mars, me një axhendë të votuar nga 68 deputetë, do të ripërsëritet. Të gjitha ligjet e kaluara me votat e socialistëve, përfshirë dhe zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike do të hidhen për rivotim në seancën e ardhshme. Vendimi pritet të merret të martën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Por përveç seancës së 7 marsit, një vendimarrje pritet të ketë edhe për Amnistinë Penale, e zvarritur prej muajsh në Kuvend. Socialistët të tërhequr nga disa amendime, pritet ta kalojnë për votim në seancën e 4 prillit. E marta do të…
Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka kryer shtatë vjedhje. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar. Por 29-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm. Ai kishte edhe një bashkëpunëtor, gjithashtu me orgjinë shqiptare, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke. Sipas njoftimeve të policisë dy shqiptarët janë autorë të vjedhjeve në 7 banesa në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në periudhën 27 deri më 31 mars. Ata kanë arritur që të vjedhin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.
Trafiku në rrugët e Tiranës është padyshim një fenomen stresues. E ajo që e bën edhe me shumë të tillë, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit nga disa shoferë. Kur vjen puna tek këta të fundit, policia rrugore e Tiranës nuk e kursen ‘dorën’, duke i gjobitur. Teksa shpërndan këtë video, ku sjell disa shoferë të cilët kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën pa u pozicionuar në fillim, policia thekson se kjo manovër jo vetëm shkel rregullat, por ve në rrezik edhe qytetarët e tjerë. “Vëmendje të gjithë drejtuesit e mjeteve! Së fundmi, kemi konstatuar disa…
Një vatër zjarri ka rënë sot në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat, pranë pjeshkores. Drejtoria e Mzsh Berat mori njoftimin për zjarr nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse. Pasi mbërritën në vendngjarje panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër. Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin.…
Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë nën kontroll numrin e vizitorëve. Cili është problemi me mbiturizmin? Epo, banorët lokalë vuajnë pasi prona bëhet e papërballueshme për shkak të pronarëve që vijnë me leje pushimi. Autoritetet luftojnë për të menaxhuar mbeturinat e lëna pas nga turistët dhe ndotja kontribuon në krizën klimatike. Një taktikë që destinacionet po përdorin, fjalë për fjalë, janë taksat turistike: tarifat që vizitorët duhet të paguajnë, në krye të shpenzimeve të zakonshme si akomodimi dhe ushqimi. Ky…