Bastet online janë kthyer sërish në një realitet formal për individët që i preferojnë ato. Ndryshimet ligjore të shumëdebatuara kanë hyrë në fuqi duke çelur zyrtarisht “dyert” e një industrie fitimprurëse për buxhetin e shtetit, por nga ana tjetër duke formalizuar këtë sektor, që deri më tani ka funksionuar në të zezë, pavarësisht se me ligj nuk duhej të ekzistonte. Çdo subjekt i interesuar për të ushtruar këtë veprimtari, do duhet të aplikojë për licencë, pasi të përmbushë një sërë kriteresh të vendosura në ligj. Konkretisht, subjektet që kërkojnë të pajisen me licencë në kategorinë “Baste sportive online”, duhet të…
Author: tirana
Anaid Kaloti ka hedhur hije dyshimi për daljen e aktores Egla Ceno ditën e djeshme nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”. Ai ka postuar momentin kur Juli komunikon skualifikimin e Eglës dhe e krahason atë me Sarën ku kësaj të fundit iu tha je e “përjashtuar”. Madje ai ka arritur deri aty sa ka postuar një foto të ish-banores duke shkruar “Gëzuar 1-prillin”. Nuk ka ndalur këtu sepse më tej në Instastory ai shkruan: ”Ka humbur Egla,nuk është as në shtëpi, as ka folur me nënën, as e ka parë njeri në pallat, as me shoqen e ngushtë…
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në Patrida Veria. Mediet greke bëjnë me dije se një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar ka përplasur dy gra në një stacion autobusi. Si pasojë një 68-vjeçare dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë humbur jetën. 21-vjeçarja fillimisht u dërgua e plagpsur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
Neymar rikthehet në Santos në vitin 2025. Lajmi i bujshëm vjen nga Brazili, teksa shkruhet se O’Ney u ka komunikuar këtë vendim shokëve të ardhshëm të skuadrës. Kartoni i sulmuesit zotërohet nga Al-Hilal, por me arabët, 32-vjeçari ka luajtur vetëm 3 ndeshje. Në bazë të asaj që bëhet e ditur, Braziliani ka zbuluar se në vitin 2025, kur i skadon kontrata me Al Hilal, ai do rikthehet te Santos, klubi ku hodhi hapat e parë në karrierë dhe ra në sy me paraqitjet e tij, duke fituar Copa Libertadores në 2011.
Shumica e mediave ndërkombëtare e cilësojnë si historike humbjen e partisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet lokale të së dielës, me humbjen më të madhe të shkaktuar në Stamboll, ku Ekrem Imamoglu u rikonfirmua me 11% diferencë nga kandidati i AKP, Murat Kurum. Bloomberg në një analizë pas publikimit të rezultateve finale, e përshkruan kryebashkiakun aktual të Stambollit si një “armik” të Erdoganit, duke kujtuar se ishte ai që në vitin 2019 i kishte dhënë fund kontrollit 25-vjeçar të qendrës financiare turke nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP). “Rezultati i së dielës do të jetë një…
Të ftuar në “Wake Up” kanë qenë vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli dhe vëllai i Julit, Mario Deda të cilët kanë komentuar lojën që bën Ilnisa dhe Juli, por edhe lojën e banorëve të tjerë. Sipas Marios, Eglën e ka nxjerrë Ilnisa, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj. Mario Deda: Eglën nuk e nxori Meritoni, e nxori Ilnisa. Kevin Agolli: Jo, jo Eglën e nxori vetja, as Ilnisa as Meritoni. Mario Deda: Bravo Ilnisës që ka një marionetë dhe i thotë “skape”. Përsa i përket finalistëve, Mario Deda shprehet se në finale shikon Romeon e Julin, ndërsa përsa…
Lulzim Basha duke iu referuar 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, thotë se PS u pozicionua gabim asokohe. Duke u kthyer pas në kohë, Basha tha se PS njoftoi në ditën e marrjes së ftesës nga Aleanca një miting, duke shtuar se kjo parti pa interesin e saj partiak. ”Procesi i anëtarësimitnë NATO nuk kishte për të ecur përpara pa një angazhim total të të gjithë faktorëve brenda qeverisjes. Nga ana e opozitës së atëhershme , është ajo sëmundja e vjetër që të shikosh diçka që arrihet, janë gjëra që nuk duhet t’i kujtojmë. Siç thonin “NATO-ja është…
Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se Shqipëria sot ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri. ”15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n. Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm. Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri=sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO”.
Shkodra, u bë mikpritëse e një prej turneve me të mëdha të boksit të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. “Fists of Fire 2” ngjiti në ring sportistë të njohur, por solli edhe legjenda të boksit botëror, si Roy Jones Jr, 5 herë kampionin e botës, këtë here në rolin e trajnerit. Tete ndeshjet e zhvilluara dhuruan emocione për të pranishmit e shumtë që kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Për ish-kampionin e botes, në 5 pesha të ndryshme, Roy Jones Jr, vizita e tij e parë në Shqipëri dhe në Shkodër, ishte përtej pritshmerive. Në fund të këtij turneu,…
Artisti global, Drake u trajtua si një person i thjeshtë në një ndeshje të NBA-së. Champagne Papi bëri një postim në Instagram të mërkurën mbrëma për të bërë shaka me “prindërit e tij të rinj” pasi një çift në ndeshjen Rockets-Thunder në Oklahoma City pyetën me zë të lartë nëse ai është i famshëm. Pyetja ishte paksa e sikletshme për Drake, i cili nuk mund të mos e dokumentonte momentin me një selfie. Drizzy ishte ulur në rreshtin e parë kur një kamerë e NBA-së iu drejtua dhe u shfaq duke e treguar atë, ndonëse nuk e priste një gjë…
Në shtëpinë e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi ka pllakosur zia. Ai humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë. 18-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. 18-vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë, miq e familjarë të tij janë mbledhur në banesë. “Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë. Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë Ishte i qetë.…
4 pika të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë, për shkak të protestave nga sindikatat greke. Nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura. Një ditë më parë u paralajmërua mbyllje e tre pikave doganore nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, në Kakavijë, Tre Urat, dhe Qafë Botë, por sot u njoftua se do të mbyllet edhe pika e Kapshticës. Sipas policisë,…