Aktori dhe moderatori, ish-finalist i BBAV1, Donald Veshaj i ftuar në “Fun Club” ka folur për lojën e binjakut të tij, Romeos, dashurinë që ai ka krijuar me Heidi Baçin, si dhe edhe për konkurrentin aktual të të vëllait brenda “BBVA 3”, Jul Dedën. Donaldi tha se Romeo është një djalë i ndjeshëm dhe nuk e bën për lojë. “Romeo nuk e ka për lojë, është shumë i ndjeshëm, nuk e ka pjesë të show-t. Është njeri emocional. Romeos mund t’i thuash është lojtar i dobët apo çfarëdo, por nuk është një djalë i keq”, u shpreh moderatori. Donaldi nuk…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat katër të rinjtë, pjesë e grupit të agresorëve, që vranë me thikë 18-vjeçarin Aurelio Dervishi mbrëmjen e djeshme tek rrethi i Shkozës. Burime bëjnë me dije se ata janë kapur në zonën e Farkës dhe po merren në pyetje. Blutë e kryeqytetit po punojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej tyre dhe se cili ka qenë personi, i cili ka goditur me thikë në gjoks adoleshentit. Autoritetet policore raportojnë se janë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një…
Një ish-konkurrente e “Përputhen” ka qenë e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën. Në këtë program kanë komentuar disa personazhe të famshme me fotografi, përfshirë edhe disa që kanë qenë në Big Brother. Një fotografi të reperit Bardhi ajo e mori dhe e futi në gjoks, derisa të Sara Gjordenit vendosi që ta djegë. Për këtë, Bardhi u revoltua aq shumë saqë bëri një postim në InstaStory, duke e paralajmëruar Ronaldon. Reagimi i plotë A keni turp? A keni censurë për fyerje të këtij niveli? o rob fake, edhe ti edhe ajo ‘teta Rona’ kështu jeni,…
Teksa rrjeti dje ishte shumë e zënë me përjashtimin e Eglës, në Fun Club një “banor misterioz” dhe i maskuar tha se do të hyjë në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania 3”. Ai do të hyjë të martën dhe theksoi se nuk ka qejf asnjë banor, por është i hapur për aleanca, veçanërisht me Romeon. Identiteti i tij ngjalli kuriozitet dhe ai është Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator. View this post on Instagram A post shared by Amarildo Delia (@lididelia)
McKenna Kindred ushtronte profesionin e saj si mësuese në shkollën e mesme Central Valley në shtetin e Uashingtonit, dhe kryente marrëdhënie seksuale me studentin e saj 17-vjeçar. Madje ajo e merrte dhe tek shtëpia e saj, ndërkohë që bashkëshorti ishte larg për gjueti. Mësuesja 25-vjeçare nuk u dënua me burg, vendimi i gjykatës parashikon dy vjet nën mbikëqyrje, një gjobë prej 700 dollarësh dhe përfshirjen e saj në listën e të dënuarve për keqbërës seksualë për 10 vjet. 25-vjeçarja u deklarua fajtor për sjellje të pahijshme me një të mitur dhe komunikim me të mitur për qëllime imorale. Një muaj…
Shqipëria shënon sot 15-vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Në këtë ditë të veçantë për shqiptarët, presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh, duke thënë se kjo datë është më e rëndësishmja e historisë sonë kombëtare. “Data e 1 prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i…
Mëngjesin e kësajt ë hëne, kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik në Durrës. Sipas kryeministër nga këto punime po merr formë plazhi i ri i cili do mundësojë hapësira për vendpushim cilësor, po ashtu do i japë fund edhe zonës së ndotur nga aktivitetet tregtare. “Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e…
Zgjedhjet lokale në Turqi rezultuan një disfatë për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sidomos në qytetet kryesore. Turqit rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen. Imamoglu kryesoi në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin. “Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua”, tha Imamoglu, 53 vjeç, një ish afarist që hyri në politikë në…
Vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C. Përjashtim bën dita e martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Ditën e mërkurë pritet…
Dashi Të hënën do të jetë një ditë pozitive, java e re do të fillojë me këmbën e djathtë. Edhe pse është një periudhë e vështirë për të gjithë, do të zgjoheni plot energji dhe dëshirë për të bërë. Mundohuni ta kanalizoni gjithë këtë forcë të re për të bërë diçka që e keni shtyrë për një kohë të gjatë, qoftë vetëm apo në shoqëri. Demi Të hënën pritet një ditë në të cilën do të jeni shumë në ankth dhe ky nxitim nuk ju lejon të keni mendje të kthjellët. Në dashuri, jo çdo gjë shkon ashtu siç keni…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët realizuan ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj thekson se kujdesin e tyre këtë fundjavë, e përjetoi plot mirënjohje dhe admirim.“Si shumë prej nesh, që i japin mend botës dhe neglizhojnë veten, kisha neglizhuar prej kohësh një problem me gurët në tëmth, deri kur situata po bëhej akute dhe u desh ndërhyrja kirurgjikale në QSUT, këtë fundjavë Pashke. Por, teksa humba 2 gurë bashkë me tëmthin, fitova dy shokë për jetë, kirurgun e…
E mbijetuara e dhunës seksuale Shyhrete Tahiri Sulejmani, ka rrëfyer ekskluzivisht historinë e saj në dokumentarin “Jehona e dhimbjes” që gazetari Andrea Danglli ka sjellë në ekranin e Euroneës Albania. Në një tregim të fortë emocional, ajo ka denoncuar sesi paramilitarët serbë kanë abuzuar me të gjatë luftës së Kosovës. “Ajo ishte dita më e zezë e jetës sime kur ushtarët serbë hynë në shtëpi dhe unë kisha dy vajza të vogla, një katër vjeç dhe tjetra dy vjeç. Ku ata, qeshnin me të madhe sikur të ishte ndonjë film dhe jo ndonjë ngjarje që ti po shkatërron dikë. Si…