Author: tirana

Sot moti në Greqi ka qenë shumë i mirë duke te kujtuar verën, teksa temperatura “arriti” 28 gradë Celsius. Në fakt, nuk ishin të paktë ata që zgjodhën të shkonin në plazh për të bërë banja dielli apo edhe për të provuar zhytjen e parë. Ndërkohë që deri në fund të majit priten episode të reja të grumbullimit të pluhurit afrikan, siç deklaruar ekspertët e motit. Lidhur me pushtimin e fundit të pluhurit afrikan, eksperti Andreas Kazantzidis tha për APE – MPE se “ka qenë një periudhë treditore ku vlerat e përqendrimit të pluhurit afrikan ishin dukshëm të larta, ndërsa…

Read More

Egla Ceno është eleminuar nga gara e Big Brother Vip 3. Ky vendim ka ardhur nga produksioni pas sjelljes së saj me Meritonin të cilit i hodhi verë në kokë. Ndërkohë Vëllai i Madh ka paralajmëruar një vendim dhe për çiftin Ilnisa-Meriton. Kujtojmë që Egla por edhe disa banorë të tjerë shpesh janë paralajmëruar nga produksioni të kenë kujdes me sjelljet e tyre, gjë e cila nuk është respektuar. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Të paktën shtatë persona janë vrarë në një shpërthim me makinë bombë që synonte një treg të frekuentuar në Sirinë veriore. Disa të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk. Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad. Forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë përgjatë kufirit që ndajnë të dy vendet. Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i zënë me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit,…

Read More

SARANDË-Pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë me radhë për shkak të grevës nga sindikatat në vendin fqinj. Njoftohen se dogana e Kavavijës, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë do të jetë e bllokuar për automjetet, autobusat dhe kamionat, veç këmbësorëve. NJOFTIMI I POLICISË Qendra e Bashkëpunimit Policor në Greqi, ka njoftuar Policinë e Shtetit, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë, do të jenë të mbyllura për shkak të protestës nga sindikatat greke. …

Read More

Këngëtarja Filoreta Raçi e njohur me emrin e artit Fifi feston ditëlindjen. E ndërsa urimet kanë qenë të shumta, ai që bie më shumë në sy është dedikimi emocionues që ka bërë Adisi. Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar një foto së bashku me djalin e tyre me mbishkrimin: “Faleminderit që ma kënaqe jetën! Të dua! Edhe 100! Fifi dhe Adisi u lidhën në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë këngëtarja u bë nënë për herë të parë. View this post on Instagram A post shared by Adis Patushi (@adispatushi)

Read More

Një urim ndryshe për Pashkët e këtij viti ishin këto për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ai dje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë në QSUT. Nga spitali përmes një fotoje ku ai përqafon djalin, Veliaj përcolli dhe urimin Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Veliaj përcolli dhe një mesazh falenderimi për mjekët duke shtuar se pasdite do të tregojë më shumë. “Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”

Read More

Dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje për të shuar konfliktin. Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap, duke iu shpëtuar përkohësisht. Me shtimin e uniformave blu të mobilizuara për kapjen e të riut është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij në një pallat të braktisur. Në aksion për arrestimin e të riut u angazhua edhe FNSH.

Read More

Festë për Cesenën dhe Cristian Shpendin. Bardhezinjtë siguruan të shtunën rikthimin në Serie B, duke i dhënë fund kalvarit të vuajtjeve që nisi në 2018. Vit kur Cesena falimentoi dhe u detyrua të rinisej nga kategoritë amatore. “Së bashku do të ringrihemi”, lexohej në pankartën e ultrasve, dhe ashtu ndodhi. Skuadra që drejtohet nga Mimmo Toscano, i cili cilësohet si Conte i ligave inferiore, dominoi grupin B të Serie C. Sidomos falë golave të Shpendit, sulmuesit të talentuar të Shqipërisë U21. 20-vjeçari pukjan kryeson renditjen e golashënuesve me 20 gola. Duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për rikthimin e skuadrës…

Read More

KIEV-Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që goditën caqet civile në jug dhe perëndim të shtetit, tha ushtria e Kievit, përderisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të “rezistojë”, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse. Rusia së fundi ka intensifikuar sulmet e saj ndaj instilacioneve ukrainase të energjisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke rritur frikën në Ukrainë se do të përsëritet situata e dimrit 2022-2023, kur shteti u përball me reduktime të mëdha të rrymës për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë. Kompania…

Read More

Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Sarandës pasi transportonin armë automatike kallashnikov. Operacioni i koduar “Strike 8”, duke prangosur shtetasit Eduart Musej. 34 vjeç si dhe Evidoned Shahini, 31 vjeç. Njoftimi: Sarandë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 8”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri. U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës, vihet në pranga 34-vjeçari. Vihet në…

Read More

Nga pozicioni mbrojtës prej shumë kohësh Ukraina ka filluar të jetë vetë iniciatore e aksioneve dhe sulmeve ushtarake kundra uzurpimit rus. Në një video të publikuar nga mediat e huaja duket se ukrainasit kanë filluar të përdorin mjete të reja sulmi të dhuruara nga Franca, me të cilat hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës. Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godasë objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometrash. Nga kjo bazë nuk…

Read More