18-vjeçari Aureljo Dervishi mbeti i vrarë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve. “Molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër. Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik. Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër. Të arrestuarit janë Fensis Shehu, 20 vjeç, dhe…
Author: tirana
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në “X” për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Tabaku shkruan se ndërsa festojmë këtë ditë, le të reflektojmë mbi rrugën dhe fuqinë tonë. Ajo shton se kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë, por të kërkojmë më shumë. “Ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtarësimit në @NATO le të reflektojmë mbi rrugën & fuqinë tonë. Kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë por të kërkojmë më shumë:jo thjesht anëtar por partner & kontribues në këto kohë të turbullta. Modernizimi FA&roli rajonal duhet të jetë prioritet”, shkruan Tabaku.
Vijon puna e palodhshme e qeverisë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e 100 shkollave në Shqipëri brenda këtij viti. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, ku shihet se punimet janë drejt përfundimit dhe se kjo shkollë është ndërtuar me standardet më të mira. “Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në zemër të Tiranës, e cila do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një hetim penal në lidhje me vjedhjen e një pajisjeve elektronike DVR dhe dëmtimin e rrjeteve kabllore në selinë e Partisë së Lirisë. Për llogari të hetimit të kallëzimit të bërë nga Partia e Lirisë i janë marrë deklarime 6 personave, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit. Grupi hetimor ka administruar dhe po këqyr pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve pranë godinës së PL. Është sekuestruar edhe hardisku i ri, që sipas kallëzimit pretendohet të jetë ndërruar.
TIRANË-Ditën e nesërme do të zhvillohet Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni do të zhvillohet në orën 15:00, ku është përcaktuar dhe rendi i ditës. Në rendin e ditës, pritet të konstituohet komisioni hetimor dhe të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij. NJOFTIMI “Të nderuar deputetë, Komisioni hetimor për Tims do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori. Rendin e ditës e gjeni bashkëlidhur. Ju faleminderit!” Komisioni Hetimor u ngrit pas marrëveshjes së ndodhur mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me normalizimin e…
Janë sekuestruar me urdhër të SPAK pasuritë e të afërmëve të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si “Baroni i Drogës”, pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për pasuri të regjistruara në emër të ish-bashkëshortes së Gëzim Çelës, Miranda Thardori, si dhe në emër të të vëllait të Gëzim Çelës, Naim Çela. Pasuritë të cilat janë vënë nën sekuestro janë apartamente, dyqane, 12 automjete, si dhe një kompani, të cilat kapin vlerë miliona euro. Gëzim Çela u arrestua më 8 Dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Dardani të Ferizajt në Kosovë, në kuadër të…
Policia ka arrestuar një 47-vjeçar i cili dyshohet se është personi i cili ka shkaktuar zjarrin e djeshëm në Peshtan të Fierit. Blutë njoftojnë se 47-vjeçari dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke punuar me motosharrë elektrike, është krijuar një shkëndijë dhe për pasojë ka rënë zjarr në tokë. Nga përhapja e flakëve për shkak të erës, janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj. Njoftimi: Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një zjarr të rënë në fshatin Peshtanbregas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin J. M., 47…
TURQI-Partia kryesore opozitare e Turqisë ruajti kontrollin e saj mbi qytetet kyçe dhe bëri fitime të mëdha në qytete tjera në zgjedhjet lokale të së dielës duke shqetësuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte vendosur të rimarrë kontrollin e atyre zonave urbane. Me më shumë se 90 për qind të kutive të votimit të numëruara, kryebashkiaku aktual i Stambollit Ekrem Imamoglu, i Partisë Popullore Republikane, ose CHP, kryesonte me një diferencë të madhe në qytetin më të madh dhe qendrën ekonomike të Turqisë, sipas agjencisë shtetërore Anadolu. Mansur Yavas, kryebashkiaku i kryeqytetit, Ankara, mbajti vendin e tij me një…
Një 40-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri natën e kaluar në Tiranë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku 40-vjeçari është goditur me thikë në kurriz. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, teksa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burimet bëjnë me dije se blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në komisariat disa persona të përfshirë në sherr, teksa mësohet se konflikti ka nisur për motive banale. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia për rastin…
Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin. Megjithëse origjina e Gënjeshtrave të Prillit është e panjohur ka shumë teori që e rrethojnë dhe vende të ndryshme si Holandë, Francë etj. Por cila është gënjeshtra më e zakonshme? Ndërrimi i një ushqimi apo objekti që ka të njëjtën pamje, por shije të ndryshme, si për shembull zëvendësimi i sheqerit me kripën në një ëmbëlsirë. Historike është një shaka e famshme në vitin 1957 kur BBC në një kronikë pretendonte se fermerët zviceranë ishin duke vjelë makarona të sapo rritura në…
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka përshëndetur me një mesazh 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Hasani shkruan se vendi ynë do vijojë të qëndrojë në krah të aleatëve për të mbështetur paqen dhe vlerat e përbashkëta. “Pesëmbëdhjetë vjet në NATO: Një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive. Shqipëria mbetet një kontribuues i përkushtuar i NATO-s, duke qëndruar me krenari krah aleatëve të saj, për të mbështetur paqen dhe vlerat tona të përbashkëta”, shkruan Hasani.
Moderatori Ronaldo Sharka dhe këngëtari Bardhi janë përfshirë në një sherr online! Molla e sherrit u bë intervista e ish-konkurrentes së Për’Puthen Gabriela Arapit, e cila ishte e ftuar në “Mos i bjer me top” tek E Diell. Kjo e fundit në një lojë me Ronaldon, ka shprehur mendimin për disa personazhe publik. Kur erdhi radha tek Bardhi, Gabriela merr foton e reperit e palos dhe e fut tek gjoksi. Ajo shprehet se Bardhi është një djalë shumë i mirë dhe i pëlqen karakteri. Ndërsa përsa i përket Sarës, partneres së Bardhit, Gabriela preferoi që fotografinë e saj ta digjte…