Author: tirana

Aplikimet në skemën Grant 2024 arrijnë në shifra rekord, duke regjistruar plot 539 kërkesa për financim të paraqitura jo vetëm nga sipërmarrësit e rinj, por edhe nga individë që kanë një ide inovatore për të bërë biznes në vendin tonë. Lidhur me numrin e lartë të aplikimeve, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj thotë se kjo tregon besimin e fortë që sipërmarrësit e rinj kanë në potencialin e skemës së paraqitur nga qeveria shqiptare për financimin dhe zhvillimin e startup-eve të tyre. Ditën e nesërme pritet të nisë edhe procesi i vlerësimit sipas fazave të përcaktuara.…

Read More

Ndryshimet Kushtetuese të 2020-tës që Edi Rama bëri më deputetët që zunë karriget e demokratëve që dogjën mandatet i dhanë fund koalicioneve shumë listore të tipit lokomotive me shumë vagonë. 4 vite më pas Rithemelimi kërkon që të preket sërish ligji themeltar i shtetit për rikthim të formulës së koalicioneve me liste të përbërë. “Ne duhet te diskutojmë patjetër atë çka është dakortësuar me 5 qershor 2020 që mazhoranca e cenoi këtë marrëveshje. Koalicionet parazgjedhore ku cdo parti politike të ketë listën e vet zgjedhore ku vota e çdo qytetari të ketë peshën e vet”-u shpreh Dhurata Çupi. Lulzim Basha…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë. Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet synojnë përmbushjen e përputhshmërinë me Direktivat e Bashkimit Evropian, pasi aktualisht konstatohen ndryshime në vlera. “Vendosja e standardeve të kërkuara nga direktiva evropiane në lidhje me peshat dhe dimensionet, si standarde gjerësisht të përdorura në vendet e BE-së do të përmirësojë konkurencën dhe zbatimin e ligjit midis operatorëve të transportit profesional me mjete të rënda si dhe një siguri rrugore të shtuar të këtyre mjeteve dhe ndotje mjedisore më të pakët”, – thuhet…

Read More

Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të hëne në sheshin Skënderbej në Tiranë. Katër policë kanë terrorizuar kalimtarët teksa përpiqen të arrestojnë një djalë të ri. Sipas informacioneve dyshohet se i riu i ka ofenduar efektivët. Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, mënyra “terrorizuese” e arrestimit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve përreth.

Read More

Gjatë një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pajisjeve dhe Investimeve, Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, duke monitoruar zbatimin e programit për fuqizimin e forcave të armatosura bazuar në Agjendën Kombëtare 2030 ka theksuar, ashtu si edhe kryeministri Mitsotakis se sa  e rëndësishme është për vendin reforma më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në Forcat e Armatosura Greke. “Kjo agjendë, duke filluar para së gjithash me Forcën Ajrore, parashikon që në vitin 2030 Greqia të ketë 200 avionë modernë të gjeneratës 4.5 dhe të 5, me heqjen graduale nga përdorimi të avionëve të gjeneratës së tretë dhe të…

Read More

Konkurrentja e Big Brother VIP, Heidi Baci la sot shtëpinë vetë për pak minuta. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, pasi e përfitoi këtë avantazh duke shtypur pulsantin. E pyetur nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”. “Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë”, tha ajo teksa u pyet nëse do jetojë me prindërit e Romeos. ”Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në…

Read More

Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në çdo hap të hedhur gjatë vrapit, në organizëm vihen në punë plot 200 muskuj. Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, ka zbuluar se për çdo orë që shpenzoni duke vrapuar përfitoni 7 orë shtesë jetë.

Read More

Në Shqipëri, 9% e popullsisë rezulton përfituese e ndihmës ekonomike. 70% e tyre janë të vendosur në zonat rurale të qarqeve Elbasan, Dibër, Korçë dhe Kukës. Të dhënat zyrtare tregojnë se janë mbi 226 mijë persona, të cilët jetojnë me të ardhura vetëm nga ndihma ekonomike. “75% e përfituesve të ndihmës ekonomike në moshë pune i përkasin grup-moshës nga 18 deri në 50 vjeç dhe shumica kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.” Nga të dhënat e programit të mbështetjes me ndihmë ekonomike, 5% kanë përfunduar shkollën fillore dhe rreth 4% nuk kanë mbaruar asnjëlloj shkolle. Për shkak të mospasjes së një pune, këta persona janë futur në skemën…

Read More

Të gjitha ditët nuk janë padyshim njësoj. Edhe kur përpiqeni në çdo mënyrë të përqendroheni për të bërë diçka, është shumë e lehtë të “ngecësh” në zakone të këqija që shkatërrojnë gjithçka. Identifikimi i këtyre zakoneve “të këqija” në jetën e përditshme është jetik. Kjo është arsyeja pse, sot, ne do të hedhim një vështrim në 5 zakone që po sabotojnë produktivitetin tuaj. Mos organizimi i kohës Dëshironi të bëni diçka, por nuk gjeni kurrë kohë? A ndiheni papritur joproduktiv dhe po pyesni veten se çfarë nuk shkon? Ndoshta është se ju nuk organizoni gjithçka që dëshironi të bëni. Ndonjëherë,…

Read More

Historia e një realiteti parlamentar në Shqipëri nuk është e vjetër. Por edhe pse në pak dekada, ndryshimet dhe transformimi që ka pësuar Parlamenti shqiptar kanë qenë befasuese shumë herë dhe të dhimbshme shumë herë të tjera. Nga një parlament i mbushur me akademikë ne fillimet e demokracisë gjendemi sot me Parlamentin e deputetëve të heshtur. Top Channel është thelluar në një hulumtim të detajuar në lidhje me arsimin e lartë të 140 deputetëve shqiptarë për legjislaturën 2021-2025, nga të cilët 74 janë të rizgjedhur e 66 prej tyre të mandatuar për herë të parë, ku mbizotërojnë mandatet e gjinisë…

Read More

Qeveria ka njoftuar se në korrik bashkë me rritjen e pagave pritet të lehtësohet barra e taksave për të punësuarit. Ideja e cila po konkretizohet, synon rritjen e kufirit të pagave të larta, që tatohen me 23 %. Ekspertët e fushës e shohin një nisëm të tillë si një premtim electoral dhe një dëmtim që i bëhet sistetmi tatimor, i cili sot ka katër norma tatimore që aplikon mbi pagën “Nisma është e vonuar, pasi që në fillim nuk duhej të vendoj një tatim kaq I lartë për pagën. Dëmtimi më I amdh është sistiemi ynë fiskal, që nddh gjithmonë.…

Read More

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Malishevë ku brenda stomakut të një pacienti është gjetur dhe nxjerr një telefon. Rastim e kanë konfirmuar për mes një postimi Ordicanaca OSG ku ka ndarë edhe foto. Më tej në njoftim bëhet me dije se pacienti që po trajtohej për çrregullime depresive dhe është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë. Pas vizitave mjekët kanë gjetur në stomakun e tij një telefon. Përmes një ndërhyrjeje mjekët kanë bërë të mundur heqjne e objektit nga stomaku. “Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë, sillet nga familjaret ne…

Read More