Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meraku i fundit i Dritëro Agollit në spital për Partinë Socialiste para se të ndahej nga jeta

16:41 / April 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0699
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dritëro Agolli deri në fund të jetës vazhdoi të lexonte lajme, ishte shumë i informuar, kishte shumë merak për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, rrëfeu në Dritare Tv nipi i poetit.

Emil Agolli tregon se në momentet kur poeti ishte i shtruar në spital, pyetja e fundit më 27 janar 2017 ka qenë lidhur me zhvillimet në vend, periudha kur Edi Rama dhe Ilir Meta po ndaheshin nga koalicioni.

“Gjyshi ka lënë shumë amanete, testament jo. Biseda e fundit që unë mbaj mend me të ka qenë nata e fundit para se të shkonte në spital. Ka pasur shumë merak për shoqërinë shqiptare se si po shkonte, rinia shqiptare në çfarë drejtimi po shkonte.

Mua dhe motrës vazhdimisht na thoshte që kujdes nga shoqëria, edhe pse qartë nuk fliste dot, truri nuk i furnizohej dot me oksigjen mjaftueshëm. Na thoshte vazhdimisht, kujdes, mos i besoni me personat që shoqëroheni, mos i besoni askujt që ju duket shumë i mirë.

Mendja e tij ishte gjëja e fundit që vdiq. Kur ne shkonim në spital ai nuk kishte televizor atje, por prapë ishte shumë në merak se si vazhdonte politika.

Në atë kohë ishte periudha që Ilir Meta dhe Edi Rama po ndaheshin nga koalicioni, dhe pyeste vazhdimisht se si po shkonin ngjarjet, cilat ishin zhvillimet. Dëshironte të ndiqte aktualitetin, të dinte çdo gjë, sidomos meraku i madh qe për të majtën shqiptare së cilës i përkiste”, tregon nipi i poetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026

“Nuk do jeni vetëm”, Hita mesazh efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

14:08 / October 19, 2026

Parlamenti Europian reagon për protestat në Shqipëri: Dënojmë dhunën e përdorur

13:32 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.