Është ndarë nga jeta babai i Sara Gjordenit, i cili pak javë më parë foli edhe për situatën me vajzën e tij. Në një postim në Instastory, ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, shkruan se babai vuante nga një sëmundje e pashërueshme prej 20 vitesh. Ajo ashtu ajo ka një thirrje, që të mos hidhen më akuza dhe ofendime në këtë dhimbje që edhe atë e ka prekur. Po ashtu ajo ka treguar se me të atin, këto ditë ka pasur një telefonatë. Kur ishte brenda shtëpisë në Big Brother, Sara tregoi se të atin nuk e ka takuar…
Author: tirana
Ndërsa NATO shënon 75-vjetorin e saj këtë javë, e ardhmja e Aleancës dhe roli i Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane janë çështje që ndajnë kandidatët për President Joe Biden dhe Donald Trump. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, NATO është përbën nga çështjet thelbësore të politikës së jashtme të fushatës së Presidentit Biden . Ndërkaq ish Presidenti Trump nuk beson se Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë aleatët evropianë, në rast rreziku, nëse nuk rrisin buxhetin për mbrojtje. Shtatëdhjetë e pesë vjet pas themelimit të saj NATO-, angazhimi më i drejtpërdrejtë amerikan për sigurinë evropiane mbetet…
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është gati për shfaqjen “Amerikan”, e cila do të vijë në datat 3, 4, 5, 6 dhe 7 prill. Përfaqësues të kastit të shfaqjes “Amerikan” ndanë detaje të tramës së shfaqjes, duke zbuluar një lidhje të mrekullueshme mes saj dhe realitetit tonë të përditshëm. Regjisorja Ina Morinaj ftoi të pranishmit të bashkohen në një përvojë të jashtëzakonshme, duke theksuar se në këtë shfaqje, çdo person mund të ndjehej i lidhur me ngjarjet, pasi realiteti është përfaqësuar me autenticitet. Aktorët treguan se si shfaqja shpalos humbjen e vlerave të jetës, një temë që reflekton realitetin aktual…
Këtë të martë, një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës. Deri më tani dyshohet se një e moshuar 75-vjeçe ka ndërruar jetë pas asfiksimit nga tymi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën e Autizmit të qarkut Elbasan ku në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit u organizuan aktivitete ndërgjegjësuese për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik. E shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Prefektja e qarkut Elbasan, Majlinda Perriu, kryetarja e qarkut Elbasan, Ermira Urupi, ministrja Koçiu pa nga afër ambientet e terapisë dhe fizioterapisë që ofrohen në këtë qendër si dhe ekspozitën me piktura të realizuara nga vetë fëmijët. Ministrja Koçiu theksoi angazhimin për zgjerimin e shërbimeve sociale dhe…
Analisti Ergys Mërtiri thotë se Gazment Bardhi është politikani i vetëm në botë, i cili është funksionar në dy parti rivale, PD zyrtare e cila është legjitime dhe Rithemelimi, e cila nuk është legjitime. Për të Bardhi po kërkon të marrë legjitimitetin e PD zyrtare. ”Gazment Bardhi ka hedhur në gjyq Lulzim Bashën, se kush do e fitojë gjyqin për vulën. Në mes këtyre dy gjyqeve, Bardhi ka shkuar nga PD zyrtare te partia ilegjitime që është Foltorja e Berishës. Ka një absurd. Bardhi ka ikur nga partia me vulë dhe është bërë nënkryetar te partia ilegjitime. Këtë legjitimen ku…
Aktorja e njohur ”Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa feston sot 90 vjetorin e lindjes. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan ”Margarita Xhepa, aktorja ikonë e historisë së teatrit e filmit shqiptar, mbush sot 90 vjeç”. Margarita Xhepa, lindi më 2 prill 1934 dhe është një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar. Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi sot aktoren e madhe të cilës i është akorduar dhe titulli “Artiste e Popullit” duke publikuar…
Sistemi gjyqësor ka vonesa të mëdha nuk janë veç shkak i vakancave të krijuara nga Vetting-u, por edhe rezultat i papërgjegjshmërisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. I këtij mendimi është ish-ministri socialist Fatmir Xhafaj, i cili 8 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, të cilën edhe e udhëhoqi, nuk kursen kritikat ndaj gjyqtarëve. “Ne flasim për një numër të madh çështjesh, për “back log” të jashtëzakonshëm. Është e vërtetë se një pjesë është krijuar nga vakancat për shkak të vettingut, por është po aq e vërtetë se po të kishte një analizë, do të dilte se një pjesë e kësaj…
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur mbi procesin e anëtarësimit të shtetit malazez dhe vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. Ai u pyet edhe për çështjen e dialogut të Serbisë dhe Kosovës, ku Mali i Zi votoi kundër propozimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Abazoviç e cilësoi këtë zhvillim si “realitet të ri”, paçka se ai gjatë kohës kur ishte kryeministër mbështeti plotësisht Kosovën. Sipas tij, kryeministri aktual Milojko Spajiç dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta me Serbinë pasi ai ka pasur dikur nënshtetësinë serbe. “Vota në KiE kundër Kosovës do të…
Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe një përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Toni Gogu. Ky i fundit, akuzoi Rithemelimin për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij. “Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mrië SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu…
Sonte në Prime e ”Big Brother Albania Vip 3”, audienca do të jetë maksimale. Vëllai i Madh thotë se pritet një spektakël i gjatë, teksa më në fund do marrë përgjigje pyetja e madh: Ku është Egla dhe çfarë do ndodhë me të? Nga ana tjetër, në shtëpi ka mbërritur një Zarf i Zi që brenda ka vendimin e Vëllait të Madh, për Ilnisën dhe Meritonin. Çfarë dënimi do marrin ata? Heidi ka marrë një mision nga Vëllai i Madh, ku duhet të bindë banorët se ka një tjetër vëlla, por a ka të bëjë ky mision me banorin e…
Tek ekipi i Leçe dallohet shqiptari Ylber Ramadani që bëri një paraqitje pozitive dhe në fund u veçua si një ndër më të mirët në fushë. Mesfushori shqiptar foli dhe për ndeshjen me Italinë në Europianin e 2024. Sipas tij kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë vetëm për fitore. “Do të jetë një ndeshje e bukur për mua, luaj në Itali dhe Italia është një ekip i fortë, por Shqipëria do të hyjë në fushë vetëm për të fituar”, përfundoi Ylber Ramadani.