OSHEE Group, ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike, për klientët tanë familjarë dhe jofamiljarë, buxhetorë ose jobuxhetorë. Këto skema, të ashtuquajtuara “aktmarrëveshje”, ofrojnë lehtësim financiar dhe theksojnë përkushtimin e OSHEE-së ndaj përgjegjësisë sociale, mirëqenies së klientëve familjarë dhe komunitetit të binzesit. Gjatë vitit 2024 do të aplikojmë aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022, duke siguruar që klientët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme për prapambetjet në pagesat e kohërave të vështira (gjatë dhe pas pandemisë). Këta klientë duhet të kenë mbyllur…
Author: tirana
Euro ka shënuar sot treguesit më të ulët në raport me lekun që prej 1 janarit të këtij viti. BSH raporton se një euro u këmbye mesatarisht me 102.51 lekë në treg duke humbur në mënyrë të vazhdueshme pikë kundrejt lekut. Në të njëjtat kushte kanë qenë edhe dollari dhe paundi kundrejt monedhës sonë gjatë ditës së sotme. Monedha amerikane u këmbye me 95.15 lekë ndërkohë, që paundi u këmbye me 119.72 lekë. Euro pati një kërcitje të fortë dy ditë më parë duke fituar rreth 1,75 lekë brenda 24 orëve, zhvillim që duket se nuk ishte një korrektim pas…
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kanosur nëpërmejt telefonit një 38-vjeçare. “Pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, policia ka arrestuarshtetasin G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë të Prillit. Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit” për shkak të një legjende. Por si është legjenda e “Plakave të prillit”? Këtë mit disa prej jush mund ta kenë dëgjuar nga prindërit apo gjyshërit, por ndoshta e keni fshirë nga kujtesa. Sipas gojëdhënave shqiptare, një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë dhe duke parë motin e ngrohtë e me diell tha: “Tani unë do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë…
Polica e Gjirokastrës ka dalë me njoftim zyrtar për të arrestuarit në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën shtatë klandestinë dhe drejtuesi i automjetit. Polica thotë se ka arrestuar dy persona, ndërsa një të tretë e ka shpallur në kërkim, të gjithë nga Shkodra. Ky i fundit konsiderohet si koka e grupit te trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Të arrestuarit janë Agustin Gjeta 26 vjeç dhe Ramazan Dekovi 23 vjeç. Këto të tre persona, dyshohet se bashkëpunonin me shoferin, Edison Bregaj i cili humbi jetën në aksident. Policia e Gjirokastrës thotë se shtatë viktimat janë nga Pakistani, ndërsa tre…
Konferenca e Kryetareve votoi me votat e PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Ndryshe nga mazhoranca në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Gazment Bardhi ka kërkuar që kjo çështje të shtyhet pasi sipas tij duhet të trajtohet më me kujdes. Megjithatë në Konferencën e Kryetarëve është votuar pro ngritjes së këtij Komisioni nga mazhoranca.
Është zbardhur dëshmia e të miturës, e cila akuzoi një 60-vjeçar se kishte abuzuar seksualisht me të. Sipas 16-vjeçares, ai e ka mbyllur në një banesë ku e ka mbajtur për disa orë të mbyllur dhe e ka përdhunuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur fshatin Vrap të Tiranës dhe adoleshentja ka deklaruar se 60-vjeçari me iniciale K.B., ka abuzuar seksualisht me të rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte ende 15-vjeçe.Mësohet vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, ka folur në mbledhje e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar. Komisioni në fjalë do të ketë në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri. “Më vjen keq që kolegët e opozitës shohin me paranojë cdo iniciative te mazhorancës. Por nuk eshte ky rasti. Per shkak të zhvillimeve nëpër botë, vlerat e demokracisë perëndimore janë më të kërcënuara. Dezinformimi është një nga instrumentat që po përdoret gjerësisht për të…
Lindita Nikolla ka zbuluar gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se të hënën do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar mandatin e Olta Xhaçkës. Lidhur me këtë çështje, gjatë mbledhjes së sotme ka pasur edhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Gazment Bardhi i ka kërkuar që mos ta zvarrisin më çështjen dhe të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Bardhi: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetututes ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerrë justifike absurde nga janari i vitit 2023…
U arrestua me qëllim esktradimin në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar ndërkombëtarisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik. Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj..
Pas Gjadrit, nis puna edhe në Portin e Shëngjinit për ngritjen e qendrës pritëse për refugjatët, në kuadër të Marrëveshjes Shqipëri-Itali. Vendi ku do të ngrihet qendra është e rrethuar, teksa punëtorët po punojnë prej dy ditësh. Refugjatët do të priten në këtë strukturë dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve…
Tre të mitur janë përfshirë në një sherr që ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikave në qytetin e Elbasanit. Policia bën të ditur se dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari i arrestuar ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) 16-vjeçarin dhe ka dhunuar fizikisht 14-vjeçarin, ndërsa këta të fundit e kanë goditur atë, me send të fortë (shkop prej druri). “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së…