Author: tirana

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar sot për një takim në KLP. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sot në KLP, ku u shoqërua nga dy zv drejtorët e SPAK Klodian Braho dhe Adnand Xholi. E pranishme është gjithashtu edhe drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj. Në një seancë dëgjimore, Dumani raportoi arritjet e SPAK. Ndër të tjera Dumani tha se 18 persona janë nën hetim nga zyrtarët e lartë në 2023-shin. “SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri. SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri në rajon por edhe…

Read More

Kroacia mund të ketë qenë favoritja absolute e internetit për Eurovizionin e këtij viti, duke mbajtur vendin e parë në parashikime për më shumë se një muaj, por tani ka një ndryshim në renditje. Që nga publikimi i këngës zvicerane ‘The Code’ nga 23-vjeçari Nemo, tani ajo është ngjitur në krye të top-listës dhe nga shumë njerëz konsiderohet se ka shanset më të mira për të fituar. Në të njëjtën kohë, Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e 32-të me rënie nga vendi i 30-të ku ishte para tre ditësh. Ndonëse jo në top dhjetëshen, Besa Kokëdhima do të japë më…

Read More

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është Dj shqiptar që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës. Ai po udhëtonte me Ferrari GT C4 të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta. Sipas medias italiane “Corriere”, Dj shqiptar e shoqëronte në makinë modelja ukrainase Ana Kraevskaya e cila jetonte në Zvicër. E lindur në Odessa, mbetet ende mister se çfarë po bënte ajo në Ferrari së bashku me DJ Hysni Qestaj. Sipas të gjitha gjasave,…

Read More

Pas dy ditëve bllokim për shkak të grevës nga pala greke, në pikat kufitare me Greqinë është rikthyer normaliteti. Në kufirin me Kapshticën janë krijuar radhë të gjata kamionësh, pasi duhet të kalojnë në skaner. Sipas informacioneve një kamioni i duhen 7 minuta që të skanohet malli në kufi. Ndërsa situata në Kakavijë është normale, ndërsa ka vetëm 3 makina në radhë.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë 3-muajve të parë të vitit 2024 ka synuar rritjen e eficencës së hetimeve proaktive në funksion të goditjes së paligjshmërisë, në radhët e punonjësve të strukturave, kryesisht të Policisë së Shtetit, duke synuar nivelet e para, të mesme dhe të larta të menaxhimit policor, jo vetëm ato në nivelet zbatuese/operacionale. Gjithashtu, fokusi është vënë në strukturat me risk të lartë korrupsioni, si kufiri, policia rrugore, hetimi i krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj. Konkretisht për ketë periudhë AMP-ja ka patur një rritje të konsiderueshme sasiore dhe cilësore; ku ka pasur 73 referime me 119 punonjës…

Read More

Vesa Vllasaliu ndau disa detaje shokuese për jetën e saj private pak javë më parë, ndarjen nga futbollisti, Mërgim Berisha, si dhe martesën e këtij të fundit me ish-shoqen e saj më të ngushtë. E ftuar së fundmi në një emision, Vesa u pyet nëse ka pasur më ndonjë kontakt me ish të fejuarin e saj, dhe po ashtu me ish-shoqen e saj. Ajo tha se me ta nuk mban më asnje kontakt dhe për çështjet e tjera ka angazhuar avokatin e saj. “Kam avokatin tim, merret ai me këto. I telefonon prindërit e mi, ose dajën tim për me…

Read More

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka ndarë me një pjesë të fermerëve historinë e njohjes me partnerin e saj, portierrin e Partizanit, Alban Hoxha. Artisja rrëfeu se shkak për njohjen mes tyre u bë një fotografi që Albani ia kërkoi ta bënin bashkë, gjatë një koncerti të saj. Ajo tregon se gjithçka ka nisur si shoqëri, por pëlqimi i saj ka nisur kur ka ndjekur live ndeshjen e parë në stadium të partnerit. “Jemi njohur rastësisht, në një koncert timin. Atë ditë jepte intervistë ky, jepja edhe unë. Erdhi bashkë me gazetaren tek lokali ku këndoja unë. Vjen ky njëshi dhe më…

Read More

Një video e prezantueses së stacionit televiziv SET News e cila raportonte drejtpërdrejtë kur ra tërmeti në Tajvan, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Gjithçka rreth gazetares “tundej”, por ajo bëri punën e saj në mënyrë profesionale. Ajo as nuk lëviz nga vendi, kur ndërkohë tërmeti po ‘shkund’ Tajvanin. Edhe pse kolegët i thanë se ndoshta ishte e rrezikshme që të vazhdonte të raportonte, ajo e vijoi punën e saj. Tajvani u godit nga një tërmet 7.4 ballë Righter, më i forti që ka goditur vendin në 25 vitet e fundit. Deri tani, 9 persona janë raportuar të vdekur nga…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për amnistinë penale, e cila pritet që sot të votohet në Kuvend pas dakordësisë së Rithemelimit dhe mazhorancës. Në një postim në Facebook,. Basha shkruan se dy palët po bëjnë Pazar, pasi nga amnistia do të përfitojnë edhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme. Postimi i plotë i Bashës: PAZARI ME AMNISTINË ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK! PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT! Shihni për cilat vepra ulet dënimi Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat…

Read More

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pas vdekjes së punëtorit i cili ra nga lartësia ditën e djeshme. Policia thotë se ai është administratori i kompanisë që kryente punime në një objekt te Kodra e Diellit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, tha policia. Si pasojë e kësaj ngjarjeje humbi jetën një 55-vjeçar. Ai u dërgua në spital, por për shkak të dëmtimeve të mëdha nuk mundi të mbijetonte.

Read More

Të paktën 400 oficerë policie në shtetet federale të Gjermanisë po përballen me procedime disiplinore ose hetime për dyshimin se kanë pikëpamje të së djathtës ekstreme ose përkrahje të ideologjive konspirative, sipas një raporti në numrin aktual të revistës Stern. Publikimi bazohet në të dhënat e ministrive të brendshme të 16 shteteve, shpjegon revista. Berlini, Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Bremeni dhe Turingia nuk dhanë shifra të përditësuara. Ministri i Brendshëm i North Rhine-Westphalia, Herbert Royle (CDU), i tha Stern se oficerët e policisë që sfidojnë kushtetutën dhe kanë pikëpamje ekstremiste përbëjnë një rrezik të madh për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke…

Read More

Astronomët kanë pritur gjatë që të krijohet kjo mundësi në mënyrë që ata të mund të vënë në provë ekspertizën e tyre dhe të studiojnë Tokën, Hënën dhe Diellin përpara eklipsit të rrallë diellor më 8 prill të vitit 2024, sipas zyrtarëve të NASA-s. Eklipsi i plotë diellor do të mund të shihet në Amerikën e Veriut, në 15 shtete në SHBA, në disa provinca kanadeze dhe Meksikë. Ekspertët kanë parashikuar se do të jetë ngjarja qiellore më e vëzhguar në të gjithë botën pasi zonat do të bien në errësirë. Zëvendës administratori i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, Pam Melroy ka…

Read More