Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pak para seancës, Basha reagon për amnistinë: Pazar, përfitojnë edhe të dënuarit nga GJKKO

09:32 / April 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0807
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për amnistinë penale, e cila pritet që sot të votohet në Kuvend pas dakordësisë së Rithemelimit dhe mazhorancës. Në një postim në Facebook,. Basha shkruan se dy palët po bëjnë Pazar, pasi nga amnistia do të përfitojnë edhe të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Postimi i plotë i Bashës:

PAZARI ME AMNISTINË

ULET DËNIMI PËR TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA SPAK!

PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA PROTESTUESIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMINALIZIMIT TË SHTETIT!

Shihni për cilat vepra ulet dënimi

Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

Përjashtohen nga amnistia protestuesit që kanë protestuar kundër korrupsionit qeveritar dhe kriminalizimit të shtetit.

Basha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.