Author: tirana

Nersada Mandija, MSc në Sociologji Ndodh rëndom të dëgjoj këshilla për gratë në karrierë të tipit “kij besim në vete” apo “bëhu e fortë” e të tjera si këto, dhe sado që e kuptoj që janë themeli i motivimit emocional për shefet feministe, nuk jam aspak dakord! Të japësh/marrësh zgjidhje emocionale për probleme strukturore në rastin më të mirë është përbuzëse, për të mos folur në rastin më të keq, për ndikimin manipulativ që ka tek gratë duke i bërë që të dyshojnë në gjykimin e tyre mbi veten apo situatën në të cilën ndodhen. Nëse ndodh shpesh që ndërpritesh…

Read More

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për anëtarin e “Camorras”, Salvatore Letizzia, i fajësuar për “masakrën” me 3 të vrarë në Tiranë. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka refuzuar rekursin edhe nga dy të bashkëpandehurit e tij, Markeljan e Klevis Doçi, duke lënë të pandryshuar dënimet e tyre me 27 dhe 20 vite burg. Në ngjarjen e 27 majit 2015 mbetën të vrarë Besnik Sulku, Mentor Lufi (Doçi) dhe Gert Goxhaj. Si autorë u arrestuan italiani Salvatore Letizzia dhe dy vëllezërit Markeljan dhe Klevis Doçi. Letizia ishte punësuar nga Besnik Sulku për të ekzekutuar…

Read More

Një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij këtë mëngjes në Gjirokastër. Të dy 15 vjeçarët janë parë duke debatuar në prani të vajze të mitur, 13 vjeç. Fillimisht u mendua se ishte vajza që e kishte plagosur me thikë djalin nga Tepelena që jetonte në konvikt në Gjirokastër dhe ishte nxënës i shkollës së mesme. Ngjarja ka ndodhur pranë një njësie që shet fruta-perime. Gruaja që ishte duke sistemuar furnizimet ka dëgjuar fillimusht thirrjet e djalit të plagosur dhe më pas të qarën e vajzës 13-vjeç që kërkonte ndihmë për shokun e saj. I mituri u…

Read More

Mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3” u mblodhën në oborrin e shtëpisë dhe i kanë bërë dedikime femrave më të rëndësishme në jetën e tyre, me rastin e 8 Marsit. Meritoni ka qenë ai që ka zgjedhur ish-partneren e tij, nënën e të birit ku i ka kërkuar falje dhe e falënderon atë për përkujdesjen që ka ndaj djalit të tre Loar. “Dua të falënderoj Egestën, është nëna e djalit tim. Dua t’i them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri. Dua të falenderoj për Loarin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe…

Read More

Pas përfundimit të sfidave çerekfinale ku u përcaktuan katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, skuadrat do të zbresin në fushë të dielën dhe të hënën për të luajtur javën e fundit të fazës së tretë (27) të kampionatit “Abissnet Superiore”. Të dielën do të luhen dy takimet e para, Erzeni-Partizani dhe Tirana-Egnatia. Në orën 14:00 shijakasit do të përballen me të kuqtë, ndërsa në 17:00 bardheblutë do të luajnë ndaj kryesuesve të kampionatit. Të hënën do të luhen tre takimet e tjera të javës së 27-të. Kukësi-Laçi është sfida e parë e ditës që do të zhvillohet në orën…

Read More

Lulzim Basha për 8 Mars ka bërë bashkë zonjat dhe zonjushat që e mbështesin atë. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar se nuk ka një Shqipëri të fortë pa gra të forta. Ai nënvizon edhe se një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme. Postimi i plotë Pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë! Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur. Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin…

Read More

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla po punon që Parlamenti që është në kaos që prej tetorit 2023, të rikthehet në normalitet. Dhe për këtë, Nikolla para një jave ka patur takim me kryetarët e grupeve parlamentare, Mesila Doda, Bledi Çuçi e Gazment Bardhi, si dhe kreun e LZHK-së Dashamir Shehin, për normalizimin e situatës në parlament. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa Komisioneve Hetimore Parlamentare, bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës. Negociatat mes palëve politike duket se…

Read More

Një bazë armatimesh u zbulua të enjten në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës. Banesa shërbente si “magazinë” armësh dhe bie në sy fakti se është e rrethuar me kamera sigurie. Brenda banesës ndodheshin vetëm familjarët e Luçiano Derajt. Në katin e parë jetonin gjyshërit dhe babai i të riut, një ish-ushtarak që momentalisht punon si taksixhi. Familjarët jashtë kamerave kanë thënë se në banesën dykatëshe, ku mësynë forcat speciale RENEA, u bë kontroll i befasishëm pa ndonjë urdhër paraprak kontrolli, siç lëshohet normalisht nga gjykata. Sipas tyre i arrestuari Luçiano Deraj (alias Albano Deraj) ishte ndaluar më herët një…

Read More

Shuhet në moshën 70-vjeçare, ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka, i cili ka qenë pjesë e qeverisë së Sali Berishës. Lajmin e ka dhënë deputeti demokrat Tritan Shehu. Mësohet se Barka ka humbur jetën nga një sëmundje autoimune. “Kosta Barka nuk është me midis nesh! Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta. Humbëm nje mik të pazëvendësueshëm. Një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rallë! Një politikan konsekuent, me principe e parime të qarta e të palëkundshme.Një demokrat të oreve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv. Nuk e humbi…

Read More

Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka dhënë opinionin e saj për ngjarjen e ndodhur mes princ Lekës dhe Elia Zaharia, të një sherri me dhunë fizike që ka ”pushtuar” vendin, por edhe mediat ndërkombëtare. ”Një gjë mund ta shpjegojë disi arsyen se përse familjet mbretërore janë në këtë fokus sepse gjithçka që ata kanë lapidar dhe kanë të paprekshme është sjellja e tyre, protokolli me të cilin sillen në shoqëri, veshja e tyre, imazhi i tyre, lëvizjet e tyre, gjestikulacionet, sjellja verbale, drejtimi tek njëri tjetri, distancat fizike që janë protokolle shumë specifike sa i përket familjeve mbretërore…

Read More

E planifikuar që të mbahej sot, por është shtyrë sërish seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës do të mbahet më datë 12 mars, ora 15:00. Kjo ndodhi pasi avokatët kërkuan kohë të njihen me informacionin dymujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Në të njëjtën kohë, ata depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Read More

159 gra dhe vajza janë vrarë që prej vitit 2010 e deri më tani në vendin tonë. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se vetëm për vitin 2023 rezultojnë 12 gra dhe vajza të vrara, ku 10 prej tyre brenda marrëdhënieve në familje dhe dy nga persona të tjerë, ndërsa pesë raste mbetën në tentativë. “Fatkeqësisht vrasja e grave dhe vajzave është forma më ekstreme e dhunës. Vetëm për vitin 2023 rezultojnë 12 gra dhe vajza të vrara, ku 10 prej tyre brenda marrëdhënieve në familje dhe 2 nga persona të tjerë, ndërsa 5 raste mbetën në tentativë. Ndryshimi në…

Read More