Këta 8 mars një grup grash dhe vajzash nuk kanë zgjedhur të festojnë, por të protestojnë. Protesta nisi rreth orës 18:00 në Qytet Studenti, duke marshuar drejt kryeministrisë dhe më pas bashkisë. Pasi marshuan me pankarta në duar dhe me banderolën ku shkruhej “Nata është e jona”, ato kanë ndezur një zjarr para kryeministrisë ku kanë djegur reçipetat në shenjë revolte.
Author: tirana
Përtej lajmeve të dhunës në familje apo diskriminimit, në këtë 8 mars, nuk mungojnë as shembujt frymëzyes. Kryetarja e Bashkisë së Dimalit, e cila u zgjodh në vitin 2015 duke thyer paragjykimet, po përfundon mandatin e saj të tretë e të fundit. Ajo është një shembull frymëzues për të gjithë, veçanërisht për gratë në politikë.Juliana Memaj përballë telajos së Helidon Halitit jashtë çdo kornize siç dhe qyteti që përfaqëson, ka rrëfyer se si mundi që të fitojë besimin e komunitetit të saj. “Besoj që fati është si ta kërkosh në njëfarë mënyre. Ishin skeptik për mua në fillim të kandidimit…
Bumi turistik i vitit të kaluar i cili solli rritjen e numrit të qytetarët që lëshonin banesat në posedim me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnB apo Booking, duket se ka rezultuar në më shumë përfitime për qiradhënësit por jo për buxhetin e shtetit. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të siguruara nga SCAN, tregojnë se tatimi i arkëtuar nga qiratë në vitin 2023 është regjistruar në rreth 4.8 miliardë lekë apo 46.2 milionë euro nga afro 4.6 miliardë lekë të akumuluara një vit më parë. Diferenca është shumë e ulët, shtuar këtu faktin se gjatë vitit 2023,…
Mediat greke i kanë dhënë hapësirë sherrit me Princ Lekës dhe Elia Zaharias. “Newsbomb.gr” shkruan se video e sherrit mes ish-çiftit është kthyer virale dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjet. “Tema e parë në shtypin shqiptar ishte incidenti i familjes mbretërore, ku pas divorcit të çiftit, është shoqëruar me konflikte që më pas kanë përfunduar deri në polici”,-shkruhet ndër të tjera. Kujtojmë se kjo ngjarje është pasqyruar edhe në media të tjera botërore.
Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara, reagoi me kritika ndaj fjalimit të presidentit Joe Biden në Kongres. “Ligji i tij për emigracionin është i tmerrshëm. Do të bëjë që të hyjnë 5 mijë emigrant në ditë”, shkruan Trump në rrjetin e tij social, Truth. Lidhur me situatën ndërkombëtare, ish-presidenti sulmoi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë duke e akuzuar se ka ndihmuar Iranin që të pasurohej. “Është faji i tij që Lindja e Mesme po shpërthen. Me mua presidenti, Teherani ishte i falimentuar”, shkruan më tej Trump. Gjithashtu iu kundërpërgjigj Biden për raportet me Putin. “Ai nuk i…
Për Chiara Ferragni mediat e çuan në nivel tjetër diskutimin online, kur u publikua kopertina e re e revistës “L’Espresso” që e portretizon influencueses si “Joker”.“Ferragni Spa: The dark side of Chiara”, ky është titulli që shoqëron foton e sipërmarrëses, me grimin që të kujton armikun e famshëm të Batman-it. Pavarësisht krizës në marrëdhënie, Fedez reagoi në mbrojtje të saj duke postuar një foto të pronarit të revistës i bërë si Joker. “L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”, shkroi ai. Pas tij, burime pranë Chiara Ferragni zbuluan se sipërmarrësja…
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela është vënë nën hetim pas shpërthimit disa ditë më parë në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir. Mbi të rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. E ftuar në studion e “Breaking”, avokatja Margarita Kola dha më shumë detaje mbi këtë çështje. “Qëkur e kam dëgjuar këtë ngjarje, gjëja e parë që pyeta është që ky është deputet, nuk mund të jetë një person juridik. Nuk përputhen ushtrimi i profesionit të deputetit, me të qenurit person juridik.…
Situata në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 3” është përshkallëzuar ndjeshëm pas një përplasjeje të fortë mes Ilnisës dhe Eglës. Situata u acarua kur Ilnisa reagoi ashpër ndaj komenteve të Eglës, duke e ofenduar atë dhe duke e quajtur “krijesë e mjerë”. Duke u shprehur me tone të ashpra, Ilnisa iu drejtua Eglës: “Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë”. Egla e papërgatitur për tonin dhe fjalët ofenduese, tentoi të sqarojë situatën: “Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës”. Përplasja e tyre nuk mbaroi vetëm me përplasje verbale. “Ti…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për këtë 8 Mars takoi gratë e dënuara në IEVP në rrugën ”Ali Demi”, ku për mediat dha lajmin se së shpejti do të ketë një burg të ri për gratë dhe vajzat e dënuara në Pogradec. ”Të njëjtën urim u bëra grave dhe vajzave që po vuajnë dënimin përkohësisht në IEVP Ali Demi. Ua thashë edhe aty kam ardhur në këtë institucion kur u bëra ministër dhe u kisha premtuar do të bëjmë çmos për standarde për të mira jetese. Sepse vetë ligji u ofron atyre një trajtim të posaçëm kur vuajnë dënimin. Ky…
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zgjodhi të festonte me gratë oficere të sigurisë në institucionet arsimore, që janë “syri” i prindërve dhe mësuesve në shkollat tona dhe që çdo ditë janë në krye të detyrës që fëmijët të ndjehen të sigurt. Takimi u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe qëllimi i këtij takimi përveç urimit për 8 Mars për të gjitha gratë dhe vajzat ishte dhe për të nxjerrë në pah kontributin e këtyre grave në fushën e sigurisë në shkolla. “Fuqizimi i vajzave dhe grave është një prej…
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra sipërmarrëse të Tiranës zgjodhën të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë, si një mënyrë për të përçuar mesazhin e rëndësishëm se shtimi i gjelbërimit jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por siguron një mjedis të qëndrueshëm edhe për fëmijët. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa u uroi gëzuar 8 Marsin, shprehu mirënjohjen për zonjat dhe zonjushat sipërmarrëse të kryeqytetit, që zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë festë. “8 Marsi është një kujtesë se beteja nuk ka mbaruar, mund të jenë fituar disa beteja të vogla, por beteja e madhe, ajo për emancipimin, vazhdon…
Jurgen Ndreca është i riu i cili u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Mamurras. I riu është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim të specializuar. Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është vendosur në prangat e policisë. 25-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISE Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja. Rreth orës 12:00, sapo janë…