Pas asaj të Vlorës, një tjetër depo armësh është zbuluar në Durrës, e cila përdorej për të furnizuar grupet kriminale. Në pranga kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në Shkallnur të Durrësit NJOFTIMI I POLICISË Durrës/Goditet një tjetër bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale. Falë inteligjencës policore të siguruar nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe një hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë u finalizua operacioni policor i koduar “Hills”, në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Sekuestrohen 4 armë zjarri kallashnikovë,…
Author: tirana
Policia e Shtetit njoftoi se ka arritur të gjejë gjatë natës, pas pesë orësh kërkime, një turist italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Dajtit për shkak të terrenit të thepisur. Në njoftimin e Policisë thuhet: “Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se një turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur mes dy fshatrave. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas pesë orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit…
Një sasi prej 6 kg kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Tepelenës, droga një pjesë e së cilës e ndarë në doza, “shërbehej” në një lokal. Kështu, në kuadër të operacionit të koduar “Furnitori” çoi në pranga pronarin e lokalit, shtetasin Haki Rama si dhe 35-vjeçarin, Astrit Çela, i cili luante rolin e furnizuesit. Ndërkaq, u shpall në kërkim shtetasi, Xhorxhi Shehu për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi: Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Furnitori”. Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis (një pjesë në doza), një sasi farash cannabisi dhe 2 celularë. Zbulohet një lokal në fshatin…
Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, pasi pas një konflikti ka goditur me dru në kokë një 64-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 62 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dje në fshatin Pojan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë, shtetasin R. R., 64 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…
Sara Gjordeni është eliminuar prej formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’ mbrëmjen e së martës. Që prej asaj dite, Sara ka qenë pjesë e shumë intervistave, ku ka folur lidhur me eksperiencën brenda shtëpisë, marrëdhënien me banorët etj. Gjithashtu ajo ka qenë tepër aktive nëpër rrjete sociale, ku fillimisht bëri një sqarim lidhur me situatën e ndodhur mes saj dhe Françeskës. Mbrëmjen e së premtes Sara ka postuar në Instastory, një mesazh që mami i Hedit kishte shkruajtur për ish-banoren, me fjalë nga më të bukurat dhe duke i thënë se i ka ardhur shumë keq për eliminimin e…
SHKODËR- Kryebashiaku i Fushë-Arrëz, Hilë Curri dhe ai i Pukës, Rrok Doda, iu janë bashkuar mbledhjes së qeverisë në Shkodër. Dy kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Hilë Curri dhe Rrok Doda kanë vendosur që të marrin pjesë në takimin e qeverisë në Shkodër, ku janë mbledhur kabineti qeveritar, si edhe drejtuesit politikë e krerët socialistë të bashkive.
Dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva u rikthye në Gjykatën e Lezhës. I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes kërkon lirinë. Por pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë. Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron…
Lëviznin të armatosur, 2 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 2 pistoleta. Në pranga kanë rënë Edevaldo Haxhiu dhe Azemvllasi Elezi. ‘Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat i tyre: ▪️Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Frang Bardhi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit,…
Gjykata e Posaçme i cakton masën e sigurisë arrest në burg për baronin e drogës, Gëzim Çela pak ditë pas ekstradimit nga Kosova. Gjithashtu Gëzim Çela ka nisur që të shlyej edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në 7 dhjetor 2015. Në atë kohë, Çela është dënuar për trafik droge me 10 vite e 8 muaj burg. Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria, me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat…
Familja Sri Lanka që u vra brutalisht në Kanada thuhet se kishte organizuar një festë ditëlindjeje për të dyshuarin 19-vjeçar Febrio de Zoysa disa ditë para sulmit. Zoysa akuzohet për vrasjen e familjes dhe banores së tyre , të cilët kishin emigruar së fundmi nga Sri Lanka, brenda një shtëpie në Otava, Kanada. Viktimat janë: nëna, 35 vjeçe, babai 40-vjeç, si dhe vëllezërit dhe motrat përkatësisht 7, 4 dhe dy muajshe. Ata u zbuluan në shtëpinë e tyre pak para orës 23:00 të së mërkurës, pasi policia mori disa telefonata të furishme 911. Ati Dhanushka Wickramasinghe pësoi lëndime të…
Një 52-vjeçar me inicialet A. R., teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar 65-vjeçarin me inicialet B. Z. LUSHNJE- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”. Mësohet se një 52-vjeçar me inicialet A. R., teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar 65-vjeçarin me inicialet B. Z. Ky i fundit po udhëtonte me biçikletë. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi: Sot me datë 09.03.2024 rreth orës 07:40 në aksin rrugor “Lushnjë-Çermë”, shtetasi A. R., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 65…
Një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak është përfshirë mesnatën e djeshme nga flakët. Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar Shërbimet Zjarrfikëses, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët. Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth. Si pasojë e zjarrit, në njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Barjam Hatija ka pasur dëme materiale, ndërkohë që s’ka asnjë të lënduar. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin…