Author: tirana

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse. Rama shkruan se vepra do të jetë një nga investimet kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit, ndërsa vijon puna për ta bërë të kalueshme që në sezonin e ardhshëm veror. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse,…

Read More

Këngëtari i njohur, Bardhi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij në “Big Brother Albania VIP 3”. Kjo ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të mamasë së tij. Ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë. Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht. E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij. Një deklaratë…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era tepër intensive me shpejtësi 16-24 m/sek…

Read More

Dashi Të dielen ju jeni duke përjetuar një fundjavë të veçantë. Karizma dhe vullneti juaj do ju çojnë larg. Lajmet e reja vijnë së shpejti në çdo gjë. Shumë do të jenë pozitivë. Në disa raste të bukura. Demi Të dielen një moral pak i lodhur dhe i shurdhër, kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të pafuqishëm. Mos u dorëzoni shpejt, ky moment do të kalojë shpejt dhe do të ktheheni në formë. Binjakët Të dielen në këtë periudhë ka një luhatje në humorin tuaj. Më mirë të merrni pak kohë për t’u çlodhur. Pushoni…

Read More

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale. “Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”, shkroi ai. Siç raporton mediumi gjerman Bild, Policia ka dalë në vendngjarje, teksa autorët e vrasjes janë në arrati.

Read More

Prej disa ditësh marrëdhënia e Romeos dhe e Heidit është krisur. Edhe mbrëmjen e sotme, të “Prime” të Big Brother VIP, u përplasën sërish. Heidi e ka komentuar edhe me banorët e tjerë këtë marrëdhënie, duke deklaruar se nuk ka kërkuar llogari, por ka bërë një bisedë të nevojshme për të. Heidi: Unë doja të thoja që unë nuk i jap llogari askujt. E dinë shumë mirë të gjithë. Romeo: Është llogari Heidi: Mos më ndërprit, është normale që bëjnë pyetje dhe është okay. Thash të bëj okay dhe më shijoi se duke folur ma heq atë konfuzionin. Romeo: Pa tendencë nga ana e…

Read More

Dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Itali, pas të shtënave me armë që ndodhen brenda një lokali në qendër të Frosinone. Sipas mediave vendase, shqiptarët ende të paidentifikuar, u vranë me armë zjarri në hyrje të barit pas një konflikti mes dy grupesh. Dy të plagosurit janë transportuar në spital në gjendje të rëndë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe oficerët e Skuadrës Fluturuese. Sipas hetuesve, një grup klientësh me origjinë shqiptare kanë qenë të pranishëm në lokal dhe janë përplasur me dy persona që kanë mbërritur me një makinë. Pas një shkëmbimi të ashpër, një burrë nxori një…

Read More

Ervin Shahini i arratisur nga Shqipëria në vitin e mbrapshtë 1997 nuk e mendonte për asnjë çast se jeta e tij e re nisur në Korenë e Jugut do të trazohej në 2024, duke e rikthyer sërish përballë drejtësisë dhe ligjit. Ditët e para të vitit 2024 agjentët e Interpol Tirana, të cilët janë tashmë njësi e specializuar për gjurmimin dhe kapjen e personave në kërkim, së bashku me kolegët nga Koreja trokitën në derën e banesës së Shahinit. Emisioni “FactCheck” mëson ekskluzivisht se ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumenta të…

Read More

Florjan Kollonata, 27 vjeç, nga Korça dhe Xhentino Pllana, 28 vjeç, nga Pogradeci, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e kryeqytetit rreth mesditës së të shtunës në terminalin jug-lindor të autobusëve, pasi po transportonin një kallashnikov nga Korça për në kryeqytet. Kapja e tyre është bërë pas informacioneve që policia mundi të sigurojë përmes rrugëve informative, ndërsa arma ishte mbështjellë me batanije dhe e futur në një çantë të madhe. Dy djemve iu gjet me vete edhe një thikë buke, ndërsa iu sekuestruan edhe 3 aparate celular. Nga Korça dy shokët erdhën me autobus të linjës. Akoma…

Read More

Në Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara çelën sot një qendër studimore mbi vrasjen e grave, në përpjekje për ta parandaluar këtë dukuri. Në 13 vitet e fundit janë vrarë 159 gra e vajza shqiptare prej familjarëve dhe partnerëve, ose ndryshe një vrasje me bazë gjinore çdo muaj. Dhuna ndaj grave e vajzave në Shqipëri vijon me ritme shqetësuese, denoncimet e dhunës janë duke u shtuar, ndërsa vrasjet e tyre prej familjarëve dhe partnerëve vazhdojnë me gjithë forcimin e ligjeve. Mesatarisht një viktimë grua çdo muaj, ose 159 gra e vajza janë vrarë prej familjarëve dhe partnerëve 13…

Read More

Pas zbulimit të bazës së armëve në Vlorë dy ditë më parë (7 mars), një tjetër depo që furnizon grupet kriminale me armatime është zbuluar në Shkallnur të Durrës. Në pranga të policisë kanë rënë dy të rinjtë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç, të dy banues në fshatin Shkallnur. Arrestimi i njërit prej tyre u filmua edhe nga droni i policisë, pasi ai tentoi që t’u largohej efektivëve. Veshur me xhup të zi e me kapuç në kokë, në tentativë për t’u arratisur, ai u fut nëpër ullishte duke vrapuar, por më pas u rrëzua e u…

Read More