Author: tirana

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi ka ndarë një mesazh urimi në prag të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ai thotë se muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës dhe durimit. Myftiu i Korçës vë theksin në mesazhin e tij te familjet në nevojë, për të cilat thotë se duhet t’u gjendemi pranë, sidomos në këto ditë. “Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta. Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë…

Read More

Një student rus në Universitetin Shtetëror të Moskës u dënua me 10 ditë burg pasi i vendosi rrjetit të tij wi-fi kodin “Lavdi Ukrainës”. Oleg Tarasov u dënua nga gjykata e kryeqytetit rus nën akuzën e shfaqjes së simboleve naziste dhe organizatave ekstremiste pasi “Lavdi Ukrainës” është thirrja e betejës e Forave të Armatosura të Kievit. Atij gjithashtu iu konfiskua dhe pajisja e ruterit. Më 6 mars, policia ruse zbuloi rrjetin “inkriminues” wi-fi brenda një konvikti të universitetit të Lomonosovsky Prospekt. Pasi identifikuan pronarin e ruterit, oficerët kontrolluan dhomën e tij.

Read More

Katër persona janë vënë nën hetim në Lushnje në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Ata u proceduan në gjendje të lirë, pasi policia zbuloi 2 lokale ku viheshin baste sportive, me celularë. Lokalet ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme ndodhen në lagjet “Kongresi” dhe “Loni Dhamo”. Ndërkaq u sekuestruan në cilësinë e provës materiale celularët e këtyre shtetasve, të cilët kishin faqe online aktive, për vënie bastesh sportive.

Read More

Mbrëmë në Prime, në një diskutim me Romeo Veshajn, Ledion Liço iu përgjigj pyetjes së banorit “si do shkoja unë në finale me lidhjen time me Heidin?”, duke thënë “siç shkoi fituesi i vjetshëm (Luiz Ejlli) dhe finalisti i edicionit të parë, (Donald Veshaj)”. Më pas, moderatori i programit komentoi lojën e Heidit duke e krahasuar me Beatrix Ramosajn dhe Kiara Titon. “Vetëm se ndryshe nga ato, Heidi ka më shumë argumenta”, tha ai. Më pas, Liço sqaroi se nuk ka asnjë problem me Kiarën dhe Beatrix dhe se komenti i tij lidhet me lojën e tyre në Big Brother.…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Faqja statistikore në internet e CIA-s amerikane (CIA World Factbook) jep një vlerësim statistikor për numrin e vjetshëm të banorëve të Shqipërisë – plot 3.1 milionë (lexo këtu: https://www.cia.gov/the-world-factbook/countries/albania/#people-and-society ). Nuk jepen shpjegime në atë faqe sesi analistët e CIA-s kanë arritur në këtë vlerësim statistikor, por ky i fundit është plot 340 mijë banorë më shumë se sa vlerësimi statitstikor i INSTAt-it tonë rreth popullsisë banuese në Shqipëri – sipas INSTAT-it, vetëm 2.76 milionë banonin këtu më 2023 (https://www.instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/publikimet/2023/popullsia-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-1-janar-2023/ ). Ndryshe nga CIA, INSTAT-i jep shpjegime të hollësishme të metodologjisë që ka përdor për të arritur…

Read More

Agron Puka i cili mbeti i plagosur nga përplasja me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat. 54-vjeçari u njoh me masën e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim që prej ditës kur ndodhi ngjarja. Ai mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e Agron Pukës dhe vendosi ndaj tij masën sigurisë “Arrest në Burg”, për…

Read More

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të argjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative të njeriut. Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me anë të një mesazhi në rrjetet sociale u ka drejtuar një urim të gjithë besimtarëve për muajin e shenjtë të Ramazanit. “MIRËMËNGJES dhe me nisjen e Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës, adhurimit, bamirësisë dhe solidaritetit, ju uroj agjërim të mbarë dhe një Ramazan të bekuar plot dritë e paqe”, shkruan Veliaj.

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden u përball me kritika gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në SHBA, në lidhje me luftën në Gaza. Shumë amerikanë e shohin të gabuar dhe djallëzor qëndrimin pro-izraelit të qeverisë amerikane, pasi po lejon vrasjen e mijërave palestinezëve të pafajshëm. Biden është shokuar nga reagimi i një aktivisti pro-palestinez, i cili ka ndërprerë presidentin amerikan teksa po mbante një fjalim për fushatën në Atlanta në shtetin jugor të Xhorxhias. “Ti je një diktator, Joe gjenocidi! Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur. Fëmijët po vdesin”,- dëgjohet të thotë ai. Më pas protestuesi u nxorr jashtë ambienteve ku po…

Read More

Mbrëmë, dy shqiptarë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Frosinone të Italisë. Shqiptari i parë humbi jetën në vendin e ngjarjes, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Ndërsa i riu i dytë ndërroi jetë pak orë më pas në spital. Dy personat e tjerë që mbetën të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Prefekti i Frosinone Ernesto Liguori ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit për rendin dhe sigurinë publike sot në orën 11:00. Një grup shqiptarësh ndodheshin në një lokal, kur nga një makinë kanë zbritur…

Read More

Nominimi që prej së martës ka qenë i hapur për banorët, por këtë herë në çifte. Çifti më pak i votuar ishte Lediona dhe Silvi, të cilët do kalojnë në nominim kokë më kokë. Të dy tashmë janë në nominim, ndërsa njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të martën. Votimi për publikun është i hapur për banorin e Big Brother VIP që duan të largojnë.

Read More

Papa Françesku deklaroi se Ukraina duhet të ketë kurajën për të ngritur flamurin e bardhë dhe të negociojë fundin e luftës më Rusinë. Në një intervistë për televizionin zviceran RSI, Ati i Shenjtë dha mendimin e tij pasi u pyet nëse Ukraina duhet të dorëzohej pasi nuk kishte qenë në gjendje të zmbrapste trupat ruse, të cilat kanë pushtuar një pjesë të mirë të vendit prej dy vitesh tashmë. “Mendoj se më i forti është ai që e sheh situatën, mendon për popullin e tij dhe ka guximin të ngrejë flamurin e bardhë dhe të negociojë”, tha Papa në intervistën…

Read More