Leçe humbi 0-1 me Veronën në duelin e mbijetesës në Serie A. Pesha e këtij dueli u pa në fund, aty ku pati një sherr mes sulmuesit mik Henry dhe trajnerit vendas, D’Aversa. Ishte ky i fundit që në fundin e ndeshjes goditi me kokë sulmuesin, me Henry që ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Author: tirana
Deputetja Ina Zhupa në mbështetje të banorëve të lumit të Vlorës: Kundër projektit që çon ujin te oligarkët dhe shkatërron jetesën e komuniteteve dhe mbrojtjen e Vjosës. Banorët e 35 fshatrave të luginës së Shushicën vazhdojnë në protestat e tyre kundër devijimit të burimit të Shushicës. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka dalë në krah të tyre dhe i mbështetet ata, duke theksuar se këto projekte janë plane në shërbim të investime strategjike dhe shkatërrimit të zonave të mbrojtura. Pasojat janë të drejtpërdrejta nga ligji i ri i zonave të mbrojtura, që deputetja Zhupa kundërshton prej disa muajsh. Statusi i…
Analistët dhe aktivistët fajësuan për rrëmbimin shërbimet e inteligjencës dhe reagimin e ngadaltë të autoriteteve të sigurisë. Rrëmbimi masiv për shpërblim është një problem i madh në vend. NIGERI- Persona të armatosur rrëmbyen të shtunën të paktën 15 nxënës nga një shkollë islame në shtetin Sokoto në Nigerinë veriperëndimore. Ky është rrëmbimi i dytë i nxënësve brenda 48 orëve, pas rrëmbimit të rreth 300 fëmijëve të enjten nga një shkollë në Kuriga, në shtetin Kaduna . Drejtori i shkollës, Abubakar Liman, raportoi se persona të armatosur pushtuan fshatin Gidan Bakuso dhe rrëmbyen 15 nxënës , të moshës 8-14 vjeç, si dhe një grua. Një ditë më parë, forcat e sigurisë përfshinë zona të mëdha…
Deputeti Gazment Bardhi i kërkon Gjykatës Kushtetuese, përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit për ligjin e “Komisioneve Hetimore”. Në një letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, thuhet se ky ligj mbart interes të veçantë publik, pasi lidhet me kontrollin e kuvendit ndaj ekzekutivit. “Në kushtet kur ligji objekt shqyrtimi prek një prej të drejtave themelore që Kushtetuta e Shqipërisë i garanton deputetëve të pakicës parlamentare dhe një prej funksioneve themelore të Kuvendit, atë të kontrollit efektiv të qeverisjes, është e kuptueshme se kjo çështje mbart një interes të veçantë publik, dhe shqyrtimi i saj duhet të bëhet me përparsi, siç ka vepruar Gjykata…
BRITANI E MADHE Policia britanike njoftoi të dielën (10 mars) se një burrë ishte arrestuar pasi një makinë u përplas në portat e Pallatit Buckingham në qendër të Londrës. Imazhet në rrjetet sociale tregonin një makinë në portat e përparme të pallatit. Mediat britanike cituan një dëshmitar të thoshte se kishin dëgjuar “një zhurmë të fortë”. Policia tha se ngjarja kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit. Buckingham Palace tha se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte në rezidence në kohën e incidentit dhe riparimet në portat e pallatit mbretër ishin duke u zhvilluar. Autoritet nuk dhanë detaje…
Në vizitën e tij dy ditore në Shkodër, një prej takimeve kryeministri Edi Rama e zhvilloi me dy organizata të Partisë Socialiste në lagjen “Xhabiej”. Në këtë takim kreu i qeverisë ka dhënë disa mesazhe për antarësimet në PS duke kërkuar që Shkodra të vijojë me këto ritme dhe PS të ketë dyert e hapura edhe për demokratët për t’u bërë një parti gjithëpërfshirëse. “Duhet që të vazhdojë fuqishëm puna për antarësimet në PS. Shkodra deri tani është qarku me numrin më të lartë dhe duhet që të vijojë me këtë ritëm. PS duhet që të jetë një parti gjithëpërfshirëse,…
Policia e Turqisë ka arrestuar 33 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik. Të dyshuarit pretendohet se po planifikonin sulme para zgjedhjeve lokale në Turqi më vonë këtë muaj, ka njoftuar ministri i Brendshëm turk Ali Yelikaya të dielën, raporton agjencia “AP”. “Të dyshuarit po përgatisnin dhe po kërkonin të ndërmerrnin veprime para zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka shkruar Yerlikaya në platformën “X”. Zgjedhjet e ardhshme lokale në Turqi mbahen më 31 mars. Policia anti-terror në Sakarya, në veriperëndim të Turqisë, ka konfiskuar armë, kesh dhe “dokumente organizative” gjatë bastisjeve. “Ne nuk do të tolerojmë asnjë terrorist”, ka thënë…
DVP Korçë/Vijon operacioni antidrogë i koduar “Again”, i finalizuar dy ditë më parë. Vihet në pranga 1 tjetër shtetas, i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Shkon në 4 numri i të ndaluarve, në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Again” të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi…
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 31,045 palestinezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023. Ministria palestineze shton se 72, 654 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.
Qytetarët në Portugali votojnë më 10 mars në zgjedhjet parlamentare dhe përballen me zgjedhjen midis një qeverie të qendrës së djathtë apo t’i japin edhe një mandat qendrës së majtë. Partia e ekstremit të djathtë, Chega, sipas sondazheve, është rritur dhe mund të luajë rol në bisedimet për koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve. Çështjet që mbizotëruan fushatën në shtetin më të varfër të Evropës perëndimore përfshinin krizën e strehimit, rrogat e ulëta, gjendja në sistemin shëndetësor dhe korrupsioni. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 në Portugali dhe një orë më vonë në…
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve. Aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023, krahasuar me 7.6 muaj në vitin paraprak, sipas të dhënave të Qeverisë të prezantuara gjatë pyetjeve parlamentare. Qeveria gjermane tha se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023. Megjithatë, duke zgjatur mesatarisht prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar inspektime në shkollën profesionale “Jordan Misja” gjatë qëndrimit të tij në Shkodër për ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore dhe arsimore të qytetit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se është “Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale…”. “Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën, se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”- tha kryeministri. Beci: Bashkia e…