Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimet që pati kryeministri Edi Rama në Shkodër, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një diskriminues. Ai tha se nuk ka pasur sundimtar tjetër më diskriminues se sa Rama për veriun e Shqipërisë. Deklarata erdhi pas fjalimit të Berishës nga dritarja e banesës së tij, teksa ndodhet prej 30 dhjetorit në arrest shtëpie. DEKLARATA E BERISHES Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë.Kthesa e madhe që kërkohet nga ne është jetike për përmbysjen e diktaturës së dytë, që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, bandat e tij, që bazohet në vjedhjen e…
Author: tirana
Alketa Vejsiu këtë të diel ka qenë e ftuara në programin “Domenica In” në Rai 1 në Itali. Ka qenë Alketa ajo që ka publikuar fotot dhe videot nga intervista, ndërsa ka falënderuar dhe prezantuesen Mara Venier. “Grazie @mara_venierNon dimenticero mai questo momento televisivo con te. Grazie per il calore e l’afetto per me e per tutta L’albania. Grazie di tutto🫶Ti aspetto a braccia aperte nella mia bellissima Terra che si chiama Albania🇦🇱🇮🇹 Dhe faleminderit shqiptareve qe jetojne ne Itali vecanerisht. Wow sa shume sa shume mesazhe❤️”, shkruan Vejsiu.
Papa Françesku ka bërë një deklaratë për një media zvicerane ku bën thirrje për paqe në luftën e Ukrainës. Papa ka befasuar teksa është shprehur se për Ukrainën ka ardhur koha të ngrejë ‘flamurin e bardhë’ dhe kjo nuk duhet parë si akt dorëzimi. Intervista e Papës është regjistruar më datë 20 shkurt, por do të transmetohet me 20 mars. Kjo deklaratë ngjalli mjaft reagime, sidomos nga Ukraina dhe mbështetësit e Ukrainës në Itali dhe kudo. Zëdhënësi për shtyp i Vatikanit ka sqaruar se: Papa e përdor termin e flamurit të bardhë për të treguar me të ndërprerjen e armiqësive,…
Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë, ndërsa bisedimet për të siguruar një armëpushim nuk patën sukses. Policia izraelite tha se po punonte për të siguruar një muaj paqësor për Ramazanin, muji i agjërimit që filloin nesër në Gazë dhe se kishte marrë masa shtesë ndaj atyre që nxisin dhunë në mediat sociale. Palestinezët po përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit mes luftës në Gazë dhe masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, ndërsa bisedimet për arritjen e një armëpushim deri më tani nuk janë sjellë rezultat. Mijëra policë janë vendosur nëpër…
Kriza mes Fedez dhe Chiara Ferragni po përkeqësohet çdo ditë. Shenja e fundit është vendimi i reperit për të hequr nga profili i tij në Instagram foton familjare në të cilën shfaqej me gruan dhe fëmijët. Diçka që Chiara Ferragni e kishte bërë tashmë pak para se të shpërthente lajmi për largimin e reperit nga shtëpia. Jo vetëm kaq, në Instagram këngëtari fillimisht publikoi një postim ku këndon një pjesë të këngës së tij You Want it dhe më pas një postim tjetër, me disa fraza teksti të shkëputura nga kënga. “Nëse ju pëlqeni shumë, është sepse nuk ju kanë…
Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 21 persona në Selanik pasi sulmuan verbalisht dhe fizikisht dy transgjinorë në sheshin Aristotelous. Këta të fundit u strehuan në një restorant aty pranë për t’u mbrojtur, por autorët kanë vijuar edhe më tej sulmet. Madje edhe kur në vend mbërriti policia ata nuk kanë ndaluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 dhe në shesh kishte rreth 150-200 persona bë atë moment kur filluan sulmet verbale dhe hedhja e shisheve ndaj dy transgjinorëve. Policia pas shqyrtimit paraprak të çështjes arrestoi 21 persona, mes të cilëve 11 janë të mitur. Policia ka liruar më pas 11 të miturit.
Erdogan e krahason Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe administratën e tij, me Hitlerin, Musolinin dhe Stalinin. Presidenti i Turqisë, ripërsëriti qëndrimin se askush nuk mund ta detyrojë vendin e tij që ta vendosë Hamasin në listën e organizatave terroriste. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara, lideri turk u shpreh se Turqia është një vend që ka kontakte të ngushta me drejtuesit e Hamasit dhe i mbështet ata me vendosmëri. “Askush nuk mund të na bëjë të kualifikojmë Hamasin si një organizatë terroriste. Turqia është një vend që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet ata me vendosmëri”,…
Dy vajza të reja, janë denocuar të zhdukura nga prindërit e tyre këtë të diel. Rasti i parë ka ndodhur në Tiranë, ku një 20-vjeçare është larguar nga banesa, dhe familjarët e saj kanë humbur kontaktet me të. Ka qënë babai i saj që ka denoncuar në polici. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasi A. S., 50 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe.”, njofton policia. Sakaq rasti tjetër ka ndodhur në Shkodër, ku është larguar nga banesa një 17 vjeçare. Ka qënë nëna e kësaj…
Edi Rama nga Shkodra deklaroi se duhet të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënëkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi në rrjetin social X. “Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur”,…
Gjashtë turistë kanë humbur prej ditës së djeshme në një zonë malore në Valais të Zvicrës. Ata u zhdukën në malin Tête Blanche, që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre. “Momentalisht kushtet atmosferike janë shumë të këqija, gjë që e vështirëson shumë reagimin e emergjencës”, tha policia, pa bërë të ditur informacione për gjashtë personat e zhdukur.
Pamjet që shihni tregojnë momentin nga ngjarja e rëndë, ku një shqiptari iu bë atentat në një lokal në Itali. Nga të shtënat humbi jetën shqiptari, dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë. Autor i dyshuar i ngjarjes, Mikea Zaka akuzohet se vrau dje në Frosinone të Italisë 27-vjeçarin Kasmi Kasen. Nga pamjet dallohet se në lokal ka patur një numër të madh qytetarësh, të cilët braktisin tavolinat e tyre të tmerruar në momentin kur dëgjohen të shtënat. Disa prej tyre futen edhe poshtë tavolinave për t’iu shpëtuar plumbave. Një prej plumbave kapi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, i cili njihej dhe…
Një tërmet 4.8 Rihter është regjistruar mesditën e së dielës në Turqi, në zonën detare pranë Kastellorizos. Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo persona të lënduar nga tërmeti. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti ka ndodhur 110 kilometra në jugperëndim të Antalias dhe 22 kilometra në juglindje të Demres, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 21 kilometra. Pak ditë më parë Turqia u trondit nga një tjetër tërmet.