Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë e Luis Montenegro doli si partia e parë në Portugali pas zgjedhjeve të së dielës, por përqindja e votave (28.67%) e përkthyer me ulëse në Parlament nuk jep shumë shpresë për formimin e një qeverie të shumicës në vend. Forcë e dytë doli Partia Socialiste me një diferencë të vogël nga Aleanca Demokratike, ndërsa vendin e tretë e zuri partia e ekstremit të djathtë Chega, me një rritje të madhe në radhët e elektoratit. Chega e themeluar pesë vjet më parë nga ish-komentatori i futbollit Andre Ventura, fitoi 18% të votave duke u futur…
Author: tirana
”Titan” është titulli i ri i këngës së Besa Kokëdhimës, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. Ripërpunimi është goxha i madh, pasi kemi të bëjmë një këngë pothuajse ndryshe nga ajo që fitoi në Festivalin e Këngës. Por emocionet e ngjallura nga zëri i Besës mbeten të paprekura, edhe pse kënga ka pësuar një transformim, me një orkestrim të ri dhe tekst të ri në anglisht. “Titan” është kompozuar nga vetë Besa në bashkëpunim me Kledi Bahitin dhe teksti nga Gia Koka. Videoklipi dhe kënga në total është nën drejtimin e një ekipi turk. Besa është e përgatitur…
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me pamje nga Alpet Shqiptare, ndërsa pranvera sapo ka nisur të trokasë. Alpet Shqiptare po bëhen gati të mirëpresin vizitorë ndërsa vjen stina e ngrohtë. Lulet e para kanë çelur aty ku dëbora ka shkrirë. Mijëra vizitorë vendas e të huaj vizitojnë Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë çdo vit. I cilësuar si një destinacionet e preferuara të të pasionuarve pas turizmit malor turistët vendas dhe të huaj shijojnë natyrën magjepsëse që ofrojnë Alpet. Alpet përfshijnë lumin e Gashit, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin dhe Bogën, ku turistë vendas dhe të huaj…
Katër të mitur janë vënë në hetim nga policia, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një biznesi në autostradën Tiranë-Vorë. Bëhet fjalë për katër të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrit, ata dyshohet se kanë vjedhur në një biznes pjesë automjetesh. Njëri prej 14-vjeçarëve mbante edhe armë zjarri. Gjatë kontrollit që uniformat blu ushtruan në banesën e 14-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”,…
Është kthyer në një dramë situata me largimin e Bardhit nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3”. Sara Gjordeni dhe menaxheri i partnerit të saj, Bardhit, me të cilin nisi romancën në reality show, u përplasën ashpër përmes rrjeteve socialeve. Pas një story në “Instagram” nga Jetmir Aga drejtuar Sarës se “është marrëzi të përmendet emri në këtë gjendje, kur bëhet fjalë për shëndetin e një njeriu të afërt”, ish-banorja e akuzoi se nuk po tregohet i sinqertë. Me tone kërcënuese, Sara shkruan se nëse Jetmiri bën edhe një postim tjetër kundër saj “do t’i shkatërrojë figurën dhe planet…
Evropa po përballet me një valë moti të keq, që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Stuhia “Monica” që po përfshin Francën juglindore, ka shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe disa të zhdukur, ndërsa 6 departamente janë nën alarmin portokalli të rrezikut të përmbytjeve. Mediat franceze bëjnë të ditur se mes të zhdukurve është një kryefamiljar me dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç. Kërkimet për të zhdukurit në Gard u ndërprenë gjatë natës dhe kanë rifilluar mëngjesin e sotëm. Charente-Maritime, Gironde, Pyrenées-Atlantiques, Yonne, Saône-et-Loire dhe Puy-de-Dome janë ende në alarm portokalli nga Météo France këtë mëngjes për…
Donald Trump kritikoi performancën e Jimmy Kimmel si prezantues në “Oscars 2024”, duke e quajtur një nga moderatorët më të këqinj që ka pasur ndonjëherë ajo skenë. Kjo ka nxitur edhe reagimin e Kimmel. “Sapo mora një koment dhe doja ta ndaja me ju”,-tha Kimmel përpara se të lexonte një pjesë të madhe të postimit. “Faleminderit President Trump, faleminderit që na ndjek. A nuk ju ka kaluar koha e burgut? Ai është i fokusuar në gjërat e rëndësishme me siguri”, tha më tej Kimmel.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ”Oscar 2024” kishte edhe një vend për të dhe kështu Messi, qeni i parë në filmin Anatomy of a Fall, u bë në mënyrën e tij një nga yjet e mbrëmjes. Ai u shfaq i ulur në një nga kolltukët e kuq dhe duket se e ka ndjekur ceremoninë me shumë qetësi. Messi është në filmin e regjisores francez Justine Triet (në të cilin quhet Snoop), surpriza e sezonit, me pesë nominime në Oscars. “Nuk doja të ishte një aksesor i thjeshtë, është një personazh i vërtetë”, tha regjisorja.
”Oppenheimer” i Christopher Nolan mbetet kryefjalë. Në edicionin e nëntëdhjetë e gjashtë të Çmimeve të Akademisë ”Oscar”, filmi ”Oppenheimer” rrëmbeu plot 7 çmime, mes tyre edhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy. Filmi i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Doëney Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë. Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në Poor Things. Ndërsa, çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkon yllit të The Holdovers, Da’Vine Joy Randolph. Barbie,…
Këtë të hënë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare. Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 15 °C në vendet e ulëta: 11 / 13 °C në vendet malore: 6 / 10 °C Era pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në vendet malore.
Dashi Ka ardhur koha për të thënë gjënë e duhur në kohën e duhur, është e rëndësishme të merrni një vendim që mund të ndryshojë këtë fazë të jetës tuaj. Në fushën profesionale mëngjesi do jetë më fitimprurës se pasditja, përfitoni nga rasti për të bërë disa hapa përpara. Demi Kjo ditë do të jetë e rëndësishme për ju, sepse do të keni mundësinë të sqaroni disa gjëra që ishin të rëndësishme për ju në dashuri, marrëdhëniet tuaja në çift përjetojnë ngritje dhe zhvillim. Rëniet dhe nuk mund të duroni më, keni nevojë për ekuilibër dhe hapi i parë është…
Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.