Author: tirana

Një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thika që ndodhi këtë të hënë në qendër të Fierit. Katër të rinj u përfshinë në një konflikt në një lokal në qendër të Fierit, ku një 18-vjeçar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën në spital. Policia ka arrestuar në flagrancë autorin. Ende nuk dihet motivi i sherrit dhe identiteti i personave të përfshirë.

Read More

Myslimanët u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem të dielën, për të festuar fillimin e Ramazanit në mes të luftës më të përgjakshme në rajon. Xhamia ka qenë pikë e ndezjes për përshkallëzimin e dhunës izraelito-palestineze, Tel Avivi siguroi se ata nuk do të kufizonin adhurimin në vendin e shenjtë. Deri kohët e fundit, shërbimet izraelite të sigurisë po zbatonin kufizime për ata që donin të faleshin atje. Ministri i Kabinetit të Luftës izraelite, Benny Gantz tha se liria e adhurimit nuk do të kufizohet në Malin e Tempullit. “Lufta jonë nuk është kundër Islamit, por kundër atyre që lëndojnë…

Read More

Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars, për të parë vendimin e gjykatës se ҫfare do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij. Avokati Agim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë ne dispozicion të gjithë dokumentet, për të parë se ҫfarë ka gjetur projkuroria. ”Ne si përfaqësues ligjore të Ruben Saraivës kishim kërkuar që të rishikonim masën e sigurimit. Në u njohëm me aktet e prokurorisë dhe kemi caktuar datën 20 për të dhënë masën e sigurimit. Kërkojmë një masë më të butë.…

Read More

Gjatë periudhës Janar-Shkurt 2024 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 13,597 mjete ku 84.3% e tyre janë autovetura. Përkatësisht në muajin e parë të vitit u regjistruan për herë të parë 6,660 mjete gjithsej ndërkohë që një muaj më vonë u regjistruan 4.1% më shumë, ose 6,937. Statistikat e muajit janar të këtij viti tregojnë gjithashtu një trend pozitiv në investimin e shqiptarëve në makina elektrike. DPSHTRR tregon përmes shifrave se nga totali i 13,597 mjeteve të regjistruara për herë të parë në dy muajt e parë të vitit 2024, rreth 443 autovetura janë 100% elektrike. Nëse flasim vetëm për muajin…

Read More

Këtë javë e ftuar në “E diell” ishte Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RTSH. Në një shfletim galerie me foto të vjetra, u shfaq edhe një foto me shokët dhe shoqet e saj të klasës, nga e para deri te e teta. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama. Por si e përshkruan ajo Edi Ramën në shkollën fillore? “E kam pasur në klasë 8 vite. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Kemi pasur shumë miqësi. Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Nuk dukej në atë kohë si lider,…

Read More

Një bazë armatimesh që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, me armë zjarri dhe me municion luftarak është zbuluar nga Policia në Sukth të Durrësit. Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës që dyshohet se shërbente si bazë, shtetasi A. S.

Read More

Mikea Zaka pranoi autorësinë e vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së tre të tjerëve në Itali. 23-vjeçari u vetëdorëzua në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen, që ndodhi në Frosinone. Në dëshminë e dhënë, i riu u shpreh se qëlloi për t’u vetëmbrojtur, pasi i pari që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi. “Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai. Ndërkohë arma e krimit përfundoi në një landfill, por që nuk është gjetur…

Read More

Shqipëria është promovuar nga media spanjolle “El Viajero Fisgón”, ku i ka kushtuar një artikull.“Në vëmendjen e mediave botërore E përditshmja spanjolle “El Viajero Fisgón” rekomandon Shqipërinë si një destinacionet më “in” për t’u vizituar nga turistët, duke e cilësuar si një vend që të rrëmben ndjenjat”, shkruan Rama. Artikulli i plotë Çfarë duhet të shihni në Shqipëri në 4 ditë Dhe një nga destinacionet më të rekomanduara për të vizituar këtë vit midis muajve maj dhe shtator është Shqipëria, e vendosur në zemër të Ballkanit. Shqipëria, e njohur si “vendi i shqiponjave” në shqip, ka shumë për të ofruar:…

Read More

Ilnisa Agolli, një prej banoreve të “Big Brother Albania VIP 3”, ka treguar gjatë një bisede emrat e konkurrentëve që mendon që do të arrijnë në finale. Ajo u shpreh se në garë për çmimin e madh deri më tani sheh padyshim veten, Julin dhe Ledjonën. Po ashtu Ilnisa tregoi se Egla Ceno sipas saj nuk do e arrijë finalen, pasi mendon se aktorja “do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë”. Ndër konkurrentet e tjerë që nuk do arrijnë në finale sipas saj ishin edhe Rikja me Vesën. “Unë jam njëherë, kështu mendoj. Edhe…

Read More

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë këtë javë Prishtinën. Siç ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit, Escobar pritet të bisedojë me liderët e qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb. Kosova është një nga ndalesat në turin europian të Escobar, i cili do të vizitojë edhe Belgjikën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars. Ai pritet të jetë në Prishtinë ditën e mërkurë. “Vizita e tij do ta ritheksojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, të…

Read More

Tre fëmijët dhe bashkëshortja e Pëllumb Metës janë çuar javën e kaluar në poligon ku janë testuar për aftësitë e tyre për të kryer qitje me pistoletë. Ka rezultuar se Hygerta Meta ka qenë në gjendje të mbushë armën dhe të kryejë qitje ndërsa Hysen Meta që grupi hetimor beson se është ekzekutori ka refuzuar të qëllojë duke thënë se nuk di të mbajë armë. Eksperimentin e kanë bërë dhe Blerina Meta dhe Amarildo Meta të cilët kanë thënë se s’kanë mbajtur kurrë më parë armë në dorë. Dy të dyshuarit kryesorë Hygerta dhe Hysen Meta i qëndrojnë deklarimeve të…

Read More

Hyseni, Hygerta, Amarildo dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë zjarri. Ky fakt është bërë i ditur falë një eksperimenti hetimor që është kryer nga prokuroria në një poligon në Durrës. Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjeçarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Në gjykatë Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka…

Read More