Author: tirana

Mungesat e theksuara të mjekëve të familjes dhe mjekëve të urgjencës kanë detyruar Ministrinë Shëndetësisë të heqë testimin për studimet e specializuara për mjekë familjeje dhe mjekë urgjence, dy specialitete që nuk preferohen nga studentët e Mjekësisë. “Do hiqet testi po në raundin e dytë”, tha Arben Gjata, rektor i Universitetit. Nëse do të duan të përfitojnë rritje page sikundër ndodhi një vit më parë më mjekët specialistë nga ku mjekët e familjes nuk përfituan , atëherë do të duhet të kthehen në bankat e shkollës edhe ata mjekë që prej vitesh ushtrojnë këtë profesion por nuk kanë diplomë specializimi…

Read More

Nga 1 janari i këtij viti, hyri në fuqi ligji për të tatuar 15% nga të ardhurat që influencuesit sigurojnë në rrjetet sociale. Ndërkohë referuar udhëzimit të tatimit mbi të ardhurat, nëse ndikuesi i rrjeteve sociale, i regjistruar si i vetëpunësuar, 80% të të ardhurave bruto i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave bruto nga më pak se 3 klientë, atëherë për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore/mujore të tij, do të aplikohen normat e tatimit mbi pagën. Por çfarë do të thotë kjo? Sipas qëndrës Altax, nëse të…

Read More

Alba Pollozhani, e cila është bërë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në reality show-n “Përputhen”, ka zgjedhur emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, për të dhënë intervistën e parë, pas daljes nga ky program. Në bisedën përballë moderatores Ester Bylyku, Alba rrëfeu disa të pathëna nga jeta e saj private, tmerrin që përjetoi gjatë martesës, e cila vetëm pak kohë më parë përfundoi në divorc. Por jo vetëm kaq. Ajo bëri një deklaratë nga më të rëndat, sa i përket njërit prej konkurrentëve të “Përputhen”, Vedatit, me të cilin ka zhvilluar disa takime. Ester Bylyku: Gjatë pjesëmarrjes tënde në…

Read More

Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka kritikuar bashkimin e grupit të Gazment Bardhit me Sali Berishën, duke u shprehur se ndryshimet janë një akt hipokrizie dhe se po bëhen pa garë. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-deputeti Murrizi deklaroi se ky nuk është një bashkim, por çështje interesash për një grup njerëzish. Ndërsa ngriti pikëpyetje se pse Agron Gjekmarkaj nuk jep dorëheqjen nga nënkryetari i Kuvendit, duke shtuar “edhe dorën në ballkave dhe në kadaif nuk shkon”. “Edhe në Këshillat e tjera kombëtare kam qenë. Kam qenë deputet në kushtet më të këqija. Nuk mund të duartrokas çdo akt…

Read More

Reshje të dendura shiu përfshinë qytetin e Durrësit gjatë mesditës së sotme. Menjëherë shumë rrugë u mbuluan nga uji, por më problematike janë rrugët në kryqëzimin e stadiumit në lagjen numër 18 të qytetit. Reshjet me intensitet të lartë menjëherë krijojnë probleme në këtë pjesë të qytetit, duke krijuar përmbytje dhe radhë të shumta automjetesh. Uji ka arritur shumë shpejt nivelin e trotuareve, madje në disa rrugë sipër tij.

Read More

TikTok është platforma më e përdorur dhe më e pëlqyer nga të rinjtë sot, e cila është kthyer dhe në një trend për postimin e videove dhe fotove nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet. Së fundmi në një video të publikuar tek JOQ Albania, një djalë i ri shfaqet mbi një makinë e cila është duke ecur, si dhe dera e shoferit është e hapur teksa mjeti është në lëvizje dhe pa drejtues. Siç shihet edhe në video, pavarësisht veprimit të rrezikshëm, duket se i riu nuk e prish terezinë, por shijon adrenalinën e kësaj aventure të çmendur. Për…

Read More

Nesër do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje. Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe të Rithemelimit kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare. Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Read More

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat do të nisë nga puna brenda pak muajsh. Punimet për ndërtimin e godinës kanë avancuar me ritme të shpejta, dhe po punohet me detajet e fundit në mënyrë që kjo drejtori e re të jetë funksionale. Kjo drejtori do t’ju shërbejë qytetarëve të dy bashkive, Mat dhe Klos të cilët këto shërbime i marrin aktualisht në Dibër, duke qenë larg vendbanimit të tyre. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Ilir Mënga dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj, ndoqën nga afër…

Read More

Ditën e djeshme, një përleshje e dhunshme shpërtheu në një restorant të mbushur me njerëz në Liverpool, ndërsa gratë përdorën edhe grushtat dhe njëra u godit me një pasqyrë. Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse të përleshjes treguan një grup grash që luftonin në një restorant në Liverpool. Aty, ndër tjerash thuhet se një grua kapi një tjetër nga flokët dhe i ra me grushte në kokë. Një nënë e tmerruar mund të shihej duke mbrojtur kokën e vajzës së saj, teksa sherri shpërtheu në restorantin e bukur. Është e paqartë se çfarë e ndezi luftën e tmerrshme në atë…

Read More

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident rrugor në qytetin e Ersekës. Policia e Korçës bën me dije se nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.Për të mos mjaftuar aksidenti, dy drejtuesit nën efektin e alkoolit, pas përplasjes së makinave janë konfliktuar me njëri-tjerin. Njoftimi i Policisë -Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë…

Read More

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e dielë Asamblenë. Socialistët do të mblidhen në Gjirin e Lalëzit. Përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, pritet të jenë në fokus të diskutimit. Në asamblenë e fundit që kryeministri Edi Rama mblodhi pak muaj më parë, Rama ka kërkuar nga të vetët futjen e sa më shumë emrave të rinj në parti, ndërsa rienergjizimi i PS ka qenë fokusi i takimeve të fundit që kryeministi ka zhvilluar me strukturat./vizionplus.tv

Read More