Mëngjesin e kësaj të marte kryeministri Rama e ka nisur me një video për rindërtimin e shkollës “Eftalin Koçi” në Durrës. Sipas tij kjo shkollë është ndërtuar me standardet më të mira falë mbështetjes së partnerëve të BE-së. Kjo shkollë ka hapur dyert për 650 fëmijë. “Mirëmëngjesi dhe me një tjetër shkollë të re, “Eftali Koçi” në Durrës, e rindërtuar me standardet më të mira me mbështetjen edhe të partnerëve tanë të BE, bashkë me kopshtin për më të vegjlit, që sapo kanë hapur dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Author: tirana
XHEVAT MUSTAFA Në këto vite është shprehur dhe kuptuar plotësisht se Edi Rama me ekipet e tij më të besueshëm, mbështetur nga “tufat” e spiunëve të vjetër e të patronazhistëve, nga “oktapodi” Soros, me struktura dhe individë të pushtetshëm, deri në DASH dhe në drejtimin e BE-së, ia kanë arritur suksesit të shumë dëshiruar, pa kursim investuar dhe pareshtur kërkuar… Nënkuptueshëm apo shprehur edhe më hapur e më shqip: fjala është që të mbretërojnë sa më qetësisht e sa më gjatë, pa PS-pozitë dhe “mendim ndryshe” apo oponencë të sinqertë, të përgjegjshme e konstruktive nga brenda saj dhe pa PD…
Për të shuar kaosin në Parlament, kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të ulë sot në orën 13:30 në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, krerët e grupeve parlamentare, të PS-së Bledi Çuçin dhe të PD-së Gazment Bardhin. Bardhi nuk i është bashkuar prej thuajse 5 muajsh mbledhjeve të Konferencës së Kryetarëve, por bisedimet mund ta rikthejnë atë në tryezën e drejtuesve të grupeve parlamentare, çka do të ishte shenja e parë e një dakordësie për t’i dhënë fund kaosit. Një ditë më parë Nikolla ka zhvilluar takime të ndara në kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçin,…
Elbasani është kthyer në një atmosferë festive 10 ditë para festës së Ditës së Verës, e cila rrënjët i ka tek ky qytet. I ftuari i radhës në “Vendi Im” me Edlira Prendin, kryebashkiaku Gledian Llatja ka bërë edhe një përmbledhje të aktiviteteve dhe pikave të shumta në qytet ku do të gjallërohet kjo festë. “Dita e Verës është e Elbasanit. Ne na bëhet zemra mal kur shohim që të gjithë qytetet që e festojmë, kur të gjithë qytetet marrin nga tradita jonë, marrin ballokumen. Gjërat tradicionale i gjen vetëm në Elbasan, por gatimet, pjesa e festimit, aktivitete të ndryshme…
Gazetari Fatjon Gjinaj ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e një 19-vjeçari Grei Bihuci, ditën e sotme në Fier, nga një bashkëmoshatar i tij, pas sherrit në rrjete sociale. Gjinaj, i ftuar në emisionin ‘Open’ në News24 shprehet se viktima kishte lënë dy orët e fundit të mësimit dhe ishte takuar me autorin e dyshuar Fation Muka me të cilin ka pasur fillimisht përplasje verbale e më pas ka kaluar në përleshje fizike. Po ashtu sipas tij gjatë përplasjes fizike një tjetër i ri ka ndërhyrë për t’i ndarë, por ka mbetur i plagosur nga thika e autorit. Sipas tij…
Aktorja Elia Zaharia ka folur në lidhje me situatën e dhunës në pallatin mbretëror, ku vetë ajo përplaset fizikisht me Princ Lekën, me pretendimin se ky i fundit i ka dhunuar babanë, Gjergj Zaharia. Ajo ka folur në “Breaking”, Top News, ku është shprehur se kur pa babain e saj teksa dhunohej dhunshëm nga ish-bashkëshorti i saj, iu gris shpirti dhe ka reaguar pikërisht për të mbrojtur babain e saj, i cili kishte 10 ditë që kujdesej për vajzën e vogël. Elia Zaharia bën me dije se me vajzën e saj jetojnë në shtëpinë familjare të cilën Princ Leka e…
Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të treguar, se djali i saj 12-vjeçar prej 3-4 muajsh largohet nga banesa. I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike. E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike. Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua që u shet mall të miturve. “Fëmija më largohet nga banesa. Kam pyetur në qendër sepse në qendër më rri fëmija. Më kanë thënë se i kam bërë dhe vetë analizat që është konsumator i lëndëve narkotike. Ia japin më të rriturit sepse…
Ilnisa Agolli është një ndër konkurrentet më të komentuara të ‘BBV3’, e cila së fundmi ka qenë tepër e përfolur nëpër rrjete për lidhjen që ajo ka patur dikur dhe për ish-bashkëshortin e saj. Teksa Ilnisa ka deklaruar se vajza ka vite që nuk e takon babain e saj dhe se atij nuk i intereson aspak, një rrëmujë e madhe është krijuar në rrjet, ku madje janë postuar dhe disa imazhe të ish-bashkëshortit të saj teksa mbante Anaisin në krahë.E pas gjithë kësaj rrëmujë, ka ardhur një reagim nga familjarët e Ilnisës të cilët përmes Instagramit të banores shprehen:“Nëse të njohësh…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të turit të organizuar për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, ne qarkun e Dibres. Rama tha se pavarësisht të metave që mund të ketë, PS, është forca politike që sjell zhvillim të vendit krahasuar me forcat e tjera politike. Ai ironizoi PD-në dhe Rithemelimin, duke thënë se partitë e tjera vetëm sa e kanë degraduar vendin dhe për këtë mori si shembull gjendjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’ në Shkodër ku ditë më parë inspektoi punimet e disa prej projekteve që po zbatohen. “Pa diskutim që kemi të…
“Vëllai im Besar Nimani u vra sot në një atentat në Bielefeld, Gjermani. Zoti e bashkoftë me ne në parajsë. Do të jem gjithmonë krenar për ty. Të dua”. Ishte ky mesazhi i vëllait të i ish-boksierit 38-vjeçar nga Kosova, ku njoftonte vdekjen e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin ku Nimani jetonte prej shumë vitesh. Sipas mediave gjermane, ai sapo kishte parkuar makinën dhe ishte nisur drejt një restoranti, kur dy persona iu afruan. Fillimisht mes palëve pati një debat me tone të larta. Më pas, ata hapën zjarr në drejtim të 38-vjeçarit, duke e qëlluar…
Nesër konferenca e kryetarëve pritet të finalizojë marrëveshjen mes Partisë Socialiste dhe PD së drejtuar nga Sali Berisha. Formula e kompromisit në lidhje me reformën zgjedhore parashikon që kjo reformë të realizohet nga komisioni i ligjeve. Mësohet se të dy palët kanë rënë dakord që komisioni i reformës të mbyllet pa asnjë produkt, dhe të enjten e 21 marsit që përfundon afati i këtij komisioni, të mos shtyhet më mandati. Me mbylljen e këtij komisioni, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj hymbasin të drejtën e vetos për reformën elektorale. Dy negociatorët Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi kanë rënë dakord që komisioni…
Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar rreth vlerësimit statistikor të CIA-s amerikane mbi popullsinë banuese në Shqipëri, sipas së cilës plot 3.1 milionë banonin në fund të vitit 2023. Në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ai tha se CIA publikon çdo vit një libër statistikor botëror (World Factbook), me të dhëna të hollësishme për secilin vend të globit, duke shfrytëzuar burime të ndryshme zyrtare e jozyrtare. ‘Në rastin e Shqipërisë, sqaroi Zaloshnja, nuk bëhet fjalë që CIA të ketë dërguar anketues në Shqipëri për të numëruar sa banorë janë këtu, por thjesht ka grumbulluar shifra të për emigracionin shqiptar nga…