Sara Gjordeni është kthyer në personazhin më të komentuar, edhe pse aventura e saj në ”Big Brother Albania Vip 3” përfundoi pak ditë më parë. Gjithçka nisi me daljen e Bardhit, përshkak se nëna e tij ishte shtruar në spital, dhe këtu lindën shumë drama dhe polemika mes Sarës dhe menaxherit të të dashurit të saj, Jetmirit. Teksa rrjeti zien ende, Sara ka shkuar në Kumanovë dhe në instastory ka hedhur këtë foto krah Bardhit, ku shkruan ”Ju duam”. Çifti vijon që të jetë bashkë, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi.
Author: tirana
Pazare i cilëson Enkelejd Alibeaj, negociatat që po zhvillohen mes Rithemelimit dhe PS për kthimin e normalitetit në Kuvend. Alibeaj i cili është pjesë e grupit të Bashës, thotë se këto janë pazare mes Sali Berishës dhe Edi Ramës nuk janë në interes të publikut. “Sot zhvillohen negociata, Rama-Berisha. Praktikisht grupi i Rithemelimit është Berisha dhe PS është Rama. Ndjesia e parë që më vjen nuk është e mirë, sepse e fund marrëveshje e bërë Berisha-Rama në atë kohë ishte 2008. Shqiptarët e kanë ndjerë nga 2008 e këtej efektet e asaj marrëveshje që goditi sistemin zgjedhor. E dyta, unë…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cilia akuzohet për raste të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mono 3” është vënë në pranga shtetasi E. K., banues në Tiranë. Ai akuzohet si autori i dyshuar i tre vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.” – thuhet…
Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard gjatë një vizite në Shkodër ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve mbi klimën e tensionuar politike në vend. “Dëgjova fjalën politikë dhe preferoj që të mos përgjigjem. Nuk është normale për mua në këtë kuadër që të komentoj politikën”, tha Catherine Suard, pasi u pyet nëse është pjesë e grupit të ambasadorëve që po negocion me palët për t’i bindur që jeta parlamentare ti rikthehet normalitetit. Ao është ndalur te procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Suard theksoi se Franca mbështet Shqipërinë në aspiratën e saj 34-vjeçare për t’iu bashkuar…
Edmond Kapllani ka analizuar formën e sulmuesve kuqezi në ekipet respektive. Sipas tij, Cikalleshi mbetet lider i padiskutueshëm, ndërsa Manaj po e kërkon me dhunë grumbullimin. “Kjo është gjë e mirë (forma e sulmuesve), sepse po flitet shumë se po ia bëjnë të vështirë trajnerit. Kjo është gjë e mirë. Po them dy fjalë për Cikalleshin, sepse kam luajtur me të. Është bërë lider në Kombëtare, ka shënuar në ndeshjet e fundit. Po shtoj si alternativë edhe Rey Manajn, që sikur dëshiron ta marrë me dhunë vendin. I përshtatet besoj Sylvinhos, luan me shpinë, shënon. Uzuni ka pasur formë shumë…
Këtë të martë kolegë dhe shokë të Grei Bihucit, 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas një sherri në Fier një ditë më parë kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes. Ata kanë vendosur trëndafila të kuq dhe qirinj bashkë me një foto të të riut. Grei mbeti viktimë e një sherri që nuk kishte lidhje aspak me konfiktin. Konflikti ka nisur mes dy kushërinjëve Florjan dhe Klajdi Muka, të cilët sherrin e kanë pasur me Olsi Serjanin dhe një tjetër djal të mitur. Debatet kanë nisur në rrjetet sociale, fillimisht në rrjetin Snapchat për like, më pas në llogari të…
Edhe media zvicerane “Le Canton 27” i ka kushtuar një artikull konfliktit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Skandali tashmë i ka kaluar kufijtë e Shipërisë, shkruan media zviceriane, ku me këtë çështje ku po merren edhe mediat evropiane. “Para syve të së bijës, përshkallëzohet drama e divorcit, ku përfshihen Leka dhe Elia nga Shqipëria”, ky është titulli i Blick.ch, sipas gazetës zvicerane “Le Canton 27″. Përralla kthehet në makth Fatkeqësisht, në rastin e çiftit princëror shqiptar nuk ndodh kështu, përralla ka marrë fund dhe ata të dy tashmë po shkruajnë më shumë një dramë me historinë e tyre. Në…
“Tymi i bardhë” i negociatave shumë të përfolura midis PD-së së Rithemelimit dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare të vendit, është shfaqur para mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku Gazment Bardhi pritet të rikthehet në orën 13:30 pas 5 muajve bojkot. Ka qenë tryeza e Këshillit të Integrimit, ajo që ka bërë bashkë socialistin Toni Gogu dhe demokraten Jorida Tabaku, të cilët si bashkëkryetarë kanë drejtuar takimin rajonal me temë “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”. Tabaku tha që në nisje të fjalës…
Këtë të martë u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2023-2024, ku kanë kaluar katër skuadra: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi. Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave. Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia. Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3…
Vrasja e Pëllumbit dhe groposja e tij vijon që të mos zbardhet e plotë si ngjarje. Amarildo Meta, djali i vogël i familjes që vranë babanë në Shënavlash të Durrësit, ka mohuar para hetuesve të jetë ai autori i vrasjes, i pyetur pas daljes së akt-ekspertizës balistike të armës ku u gjetën shenjat e tij të gishtave. Ai ka pretenduar se nuk e ka prekur pistoletën dhe nuk ka qëlluar vetë të atin. Sipas tij, ai ka qenë në servis kur e motra Hygerta ka vrarë babanë dhe ngjarjen e ka marrë vesh pasi u kthye në shtëpi. Amarildo deklaron…
Për vrasjen e Grei Bihucit në qendër të Fierit, sot është arrestuar një tjetër adoleshent. Pas arrestimit të Florjan Mukës, sot u vu në pranga 17-vjeçari K.M, banues në fshatin Kallm i Madh në Fier. Sipas hetimeve, dyshohet se dy adoleshentët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), Grei Bihucin 20-vjeç dhe plagosur O.S, 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Barcelona dhe Napoli luajnë sonte përballjen për fatet e sezonit të tyre në Champions League. Në Katalonjë është sfida e kthimit për fazën e 1/8, por që praktikisht të dy skuadrat e nisin nga fillimi pasi në Napoli 90 minutat u mbyllën me shifrat 1-1. Për fatin e keq të Barcelonës dhe të mirë për Napolin, katalanasit e kanë të mbushur plot infiermerin. Xavi do duhet të sigurojë kualifikimin pa Pedrin, Gavin, de Jong, Ferran Torres, Balde dhe Marcos Alonso, ndërsa Rapinha është në pikëpyetje për ta nisur nga fillimi për shkak të një lëndimi që pësoi në fundjavë. Nga…