Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar 34 raste të infektimit me fruth, ku shumica prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 5-9 vjeç. Nga 34 rastet, 20 prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi. Fëmijët të cilët janë infektuar, kanë qenë të pavaksinuar por fatmirësisht nuk kanë pasur pasoja të rënda. Përveç Tiranës raste të fruthit ka pasur edhe në Durrës. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik mundësia më e lartë e përhapjes së fruthit është në grupmoshën 2-4 vjeç me 13.4 raste/100 000 banorë.
Author: tirana
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka. “Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo gjykatë, që ka dhënë masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, nuk u bëri një pyetje prokurorëve. Të mos kesh një kuriozitet të bësh një pyetje, ku qëndron korrupsioni, kush i tha kujt, kush i premtoi kujt. Se kur do të përfundojë as prokurorët nuk e dinë vetë, se do të presin çfarë t’u thotë Rama.…
Një 20 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Menidi të Greqisë. Aksidenti ka ndodhur kur fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, 24 vjeç, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër në rrugën “Dekelias” në Menidi. Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët…
Orë të nxehta në shtëpinë e Lazios. Presidenti Lotito ka urdhëruar grumbullimin e skuadrës, ndërsa trajneri Sarri është përplasur me futbollistët, të cilëve u ka kërkuar të thonë nëse ishte ai problem, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre. Gjithçka si pasojë e humbjes së katër radhazi ndaj Udineses. Maurizo Sarri mësohet se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Lotito, pasi nuk ka parë reflektim nga futbollistët e tij. Pas takimit të djeshëm në dhomat e zhveshjes së “Olimpico”, pritet një tjetër takim kokë më kokë mes Maurizio Sarrit dhe skuadrës para seancës stërvitore në Formello. Në orët e fundit…
Në qytetin e Durrësit janë arrestuar 6 persona të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve që kanë ndodhur në qytet. Arrestimi i tyre u bë brenda 24 orëve, ku një prej tyre është një 36-vjeçar nga Ohëri. 36-vjeçari J.N u kap duke vjedhur një pajisje në një banesë në lagjen nr 17/1. Nga hetimet ka rezultuar se ku person më datën 4 dhe 6 mars ka vjedhur disa pajisje në dy banesa të tjera në lagjen nr 3. Gjithashtu në pranga ka rënë një 34 vjeçar i cili dyshohet se pasi kishte furnizuar makinën me karburant, është larguar…
Sara Gjordeni bëri të ditur se ka shkuar në Kumanovë për të parë nënën e Bardhit. Kjo pasi reperi i njohur ka lënë garën përgjysmë për shkak se iu dha lajmi se e ëma ishte sëmurë, e shtrirë në spital. Ndonëse modelja shqiptare nuk i besoi kësaj, ajo ka qëndruar në shtëpi të artistit shqiptar. Fillimisht, Sara ndau një fotografi krah Bardhit e më pas i dedikoi një postim edhe nënës së tij. Ish-banorja publikoi një imazh në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz. View this post on Instagram A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)
Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, i cili ka zhvilluar negociata me PS-në për zgjidhjen ngërçit politik, ka mohuar të jetë ulur në tryezë me kryeministrin Edi Rama apo të ndonjë të deleguar të tij. Bardhi ka deklaruar se bisedimet janë zhvilluar vetë me institucionet brenda Kuvendit. Por theksoi se “nëse çështja kërkon ulje me përfaqësuesin e mazhorancës, qoftë ky Rama, nuk ka pasur kompleks opozita sa kohë është në rrugën e vet dhe objektin e vet të qartë”. “Se di do të jetë objekti do ta shikoni nesër. Nuk ka asnjë ulje me Edi Ramën, as me ndonjë…
Meshkujt me punë kërkuese fizike u zbulua se kishin numër më të lartë të spermës dhe nivele të testosteronit sesa punonjësit me jakë të bardhë. Burrat që mbajnë kapele të forta mund të kenë spermë shumë më të shëndetshme se shefat e tyre me jakë të bardhë, sugjeron një studim i ri i Harvardit. Punëtorët që ngrenë ose lëvizin rregullisht objekte të rënda, u zbulua se kishin pothuajse 50 për qind më shumë numër sperme sesa punonjësit në një zyrë. Ata gjithashtu kishin nivele më të larta të testosteronit, hormoni seksual mashkullor që rregullon dëshirën seksuale (ose epshin) si dhe…
Shqipëria do të përballet me Finlandën dhe Zvicrën në “Air Albania”, në dy ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Europianit U21, teksa risi e listës së Alban Bushit ishte padyshim edhe mesfushori 18-vjeçar Feta Fetai. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, iu bashkua një vit më parë Lokomotivës së Zagrebit, ku numëron 13 ndeshje këtë sezon, ndonëse pjesën më të madhe duke ardhur nga stoli. Fetai kishte luajtur më herët me moshat e Maqedonisë së Veriut dhe kërkohej edhe nga Kroacia e Zvicra, megjithatë kuqezinjtë ia dolën të bëjnë një punë bindëse dhe ta bashkojnë me Shpresat e Alban Bushit. Ku…
Teksa grupi i punës vijon ende diskutimet për përcaktimin e formulës për vendosjen e referencës për njësitë akomoduese turistike, mes socialistëve ka zëra që mendojnë se kjo praktikë nuk e lufton dot evazionin fiskal që e karakterizon sektorin e turizmit. Ministria e Turizmit dhe ajo e Financave synojnë të përcaktojnë një numër dhomash të shfrytëzueshme për strukturat akomoduese për periudha të ndryshme, për të marrë më pas prej tyre detyrimin tatimor, por sipas deputetit Erjon Braçe, zgjidhja kundër informalitetit nuk vjen nga referenca, por duke bërë funksional sistemin e fiskalizimit. “Janë zgjidhje këto referencat? Unë mendoj që jo. Referencat shumë…
Gjykata e Lartë vendosi që çështja e “21 janarit” t’i kalojë prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë pasi dëgjoi relatimet dhe mbajtur parasysh vendimin e Strasburgut 2023 lidhur me zgjidhjen efektive vendosi ndryshimin e vendimit të gjykatës së Apelit, ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe urdhëroi spak që të regjistrojë hetimet për çështjen e “21 Janarit”.
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë në fillimet e një romance dashurie në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Çifti i cili prej ditësh kanë nisur një lidhje dashurie, mbrëmjen e djeshme kanë kaluar momente romantike me njëri-tjetrin në shtrat, ndërsa gazetarja i ka bërë një dedikim romantik shpirtit të saj binjak. “Nuk më do më. Të dua shumë mos më lë vetëm, kam shumë frikë që të rri vetëm”– iu drejtua Ilnisa moderatorit teksa i prekte trupin me një trëndafil, por ajo nuk mori një përgjigje nga Meritoni. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb…