Author: tirana

Nga Klodiana Lala Dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar gjatë viteve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe janë të integruar mirë, por ka mes tyre edhe që kanë zgjedhur rrugën e fitimit të shpejtë dhe pa mund, duke u bërë pjesë të industrisë së paligjshme të rritjes së kanabisit në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat ‘shtëpitë e barit.’ Pamjet e filmuara nga policia britanike tregojnë arrestimin e njërit prej tyre, një burrë që po e quajmë Milo dhe që pranoi të ndante historinë e tij me BIRN me kushtin e ruajtjes së anonimatit. “Një shtëpi bari…

Read More

Këngëtarja Soni Malaj ka takuar së fundmi legjendën e futbollit Zlatan Ibrahimoviç. Fotoja mes tyre është bërë publike në rrjetet sociale. Diva e muzikës shqiptare me ish-futbollistin suedez janë takuar në Milano, teksa mbetet ende mister “besimi” futbollistik i Sonit e cila shquhet edhe për dashurinë e saj për palestrën siç e demonstron me fizikun për t’u pasur zili.

Read More

Sërish debate dhe përplasje mes Françeskës dhe Eglës në shtëpinë e “Big Brother”. Françeska ka shkuar dhe i është ulur Eglës në krevatin e saj, teksa ajo qëndronte shtrirë. Egla i ka kërkuar që të largohet pasi do të flejë, por Françeska nuk i është përgjigjur dhe ka vijuar të qëndrojë e ulur. Më pas aktorja e ka shtyrë dhe e ka hedhur nga krevati, duke i agravuar edhe me keq situatat me Françeskën. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit që çështjen e 21 janarit ta gjykojë SPAK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Postimi i Ramës: Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë të Elbasanit. 64-vjeçarti me iniciale F. F., ka shkuar të sistemojë disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës). Gjatë kohës që ai po sistemonte materialet është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Myslim Murrizi është shprehur kundër negociatave të Rithemelimit me socialistët në Kuvend, jashtë vendimit të strukturave të këtij grupimi politik. Ai është shprehur ne euronews albania se nuk duhet asgjë nënkomisioni për reformat, ndërkohë që ka nënvizuar se nuk ka dëgjuar as në kryesi dhe as në Këshillin Kombvëtar se çfarë është arritur apo çfarë është diskutuar për negocviatat me mazhorancën. “Çfarë kanë negociuar për reformën zgjedhore, për karriget e tyre. Duan ta prishin marrëvesgjen e Berishës dhe Ramës të vitit 2008. Nuk kam dëgjuar asgjë çfarë kanë arritur në marrëveshje për reformën zgjedhore. Unë dua listë të hapur 100…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së kanë reaguar pas dakordimit të arritur sot mes opozitës dhe mazhorancës, që i rikthen normalitetin Kuvendit. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, shkruhet në deklaratën e ambasadës. Sot, në parlament u arrit një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit. Në mbledhjen e kryetarëve, Gazment Bardhi u ul përballë socialistëve, pasi kishte…

Read More

Kardio-kirurgu Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një pjesë nga dosja hetimore e tij në SPAK, ku është e dekriptuar një bisedë mes tij dhe një personi të identifikuar si ‘Linda’. Në këtë bisedë, lexohet kur mjeku i thotë pacientes se nuk duhet të shkojë në spitalet private për të kryer një ndërhyrje, por mund ta bëjë në QSUT, pa pagesë. Mjeku Prifti shkruan bashkangjitur pjesës nga dosja hetimore, se edhe një herë vërtetohet se ai nuk ka thënë asgjë të paligjshme, ndërsa i bën thirrje SPAK që të bëjë publike…

Read More

Guardia di Finanza ka zbarkuar në zyrat e Milanit për një kontroll tatimor, që ka lidhje me ndryshimin e pronësisë. Hetimet kanë të bëjnë me kalimin e shumicës së aksioneve të kompanisë kuqezi, të përfunduar në gusht 2022, nga fondi Elliott në fondin RedBird. Në kuadër të operacionit, CEO-ja aktual i Milanit, Giorgio Furlani, dhe paraardhësi i tij, Gazidis, u hetuan nga Prokuroria e Milanos me dyshimin për veprën penale të “pengimit të autoritetit mbikëqyrës të Federatës së Futbollit”. Për momentin, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi bastisjen e organeve tatimore në selinë e kuqezinjve, por ky zhvillim i…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. 43-vjeçari shqiptar, Andi Rexhepi ka humbur jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh. Mediat huaja shkruajnë se 43-vjeçari, babai i një vajze adoleshente, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin e Carpenedolos. Latësia e magazinës ishte 7 metra. Në lidhje me aksidentin në vendin e punës, ishin kolegët e shqiptarit që njoftuan ambulancën dhe autoritetet përkatëse.

Read More

Gazment Bardhi, pas zhvillimit të Konferencë së Kryetarëve, ku opozita dhe mazhoranca ranë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njofton mbledhjen e Grupit Parlamentar. Te nderuar kolegë,Nesër në orën 11:30, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar. Në parim në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord: Do të punohet për projektvendimet gjatë ditës dhe më pas do të ketë nesër në 13:30 një tjetër mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Ju falenderoj!

Read More

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka nisur punën për jetëzimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, ku me risitë e këtij viti planifikohen më shumë përfitime për çdo fermer aplikues që plotëson kriteret. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se aplikimi për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi hapet më 27 mars. “Muaji mars është shumë i rëndësishëm për bujqësinë e vendit tonë, për fermerët dhe bujqit, të cilët kanë realizuar me mund produktet e tyre dhe bëhen gati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Subvencioneve. Këtë vit…

Read More