Rrahja brutale e një vajze 15-vjeçare, ka shkaktuar tronditje në Misuri të SHBA-ve. Vajza e dhunuar ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar lëndime në tru. Siç shihet adoleshentja e dhunuar dridhet nga plagët që ka marrë.
Author: tirana
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner, i cili shoqërohej edhe nga Majori Adrian Liptrot, Drejtues i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA. Në takim u diskutua mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, edhe përmes marrëveshjes së re të ndihmës së Qeverisë Amerikane për vendin tonë. Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për Shqipërinë, në kuadër të reformave të rëndësishme dhe procesit të…
Donald Veshaj komenton çdo Prime të ”Big Brother Albania Vip 3” ku diskutohet loja e vëllait të tij binjak, Romeos. Edhe këtë herë, përmes një postimi në Instagram, ai thumboi banorët që e quajtën Romeon “lojtar të dobët”. “Po këta lojtarët “e fortë” e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Big-u? E vetmja mënyrë që të kapin Romeon është tek unë dhe te marrëdhënia e tij (me Heidin). Këta lojtarët e fortë them unë, se Romeo është lojtar i dobët”, u shpreh Donaldi. Reagimi i tij vjen pasi Romeo u përfshi në një debat me Julin,…
Një vit më parë, Vjosës iu dha nga qeveria statusi më i lartë i mbrojtjes. Ndaj dhe kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku edhe thotë se tashmë është krijuar një park unik që po kthehet në kartëvizitën më të vyer të Shqipërisë. ”Ditëlindja e Parkut Kombëtar të Vjosës. Një vit më parë i dhamë Vjosës statusin më të lartë të mbrojtjes, lumit të fundit të egër në Europë duke nisur krijimin e një parku unik që po kthehet në kartvizitën më të vyer të Shqipërisë sonë”,-shkruan Rama.
Një orë zgjati seanca për masakrën e Gërdecit. Seanca tjetër është thirrur me datë 17 mars. Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i pandehur për këtë çështje, tha se duhet të merren në pyetje dëshmitarët e më pas ai. Mediu u shpreh se nuk ka bëjë asnjë veprim të paligjshëm e se nuk ka asnjë provë që ta implikojë. ”Pyetja e dëshmitareve duhet të çojë të vërtetën deri në fund. SPAK kishte kohë 2 vite jo vetëm të pyeste, por edhe të korrigjonte veprimet e paligjshme të prokurorisë. Në fund të procesit, është mirë që të ketë argumente shkresore. Është manipuluar,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për Ditën e Verës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se për të festuar 14 Marsin si Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një program të plotë me 24 orë festë dhe 34 evente të ndryshme. Me një kalendar të ngjarjeve të shumëllojshme, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore. “14 Mars, 24 orë…
Eduard Zaloshnja Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u bëri thirrje palëve politike që të rikthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Durrësi, i pyetur mbi situatën në parlament, Gonzato tha për gazetarët se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë realitetin aktual politik, në mënyrë që të bëhen edhe reformat e nevojshme. Për çfarë realiteti aktual politik e ka fjalën ambasadori Gonzato? Para se Basha të divorcohej politikisht nga Berisha, për PD-në votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare rreth 655 mijë votues (mbi 622 mijë i plotësuan tamam fletëvotimet, plus rreth 33 mijë mund të jenë…
Edhe nuk ka dalë lista e futbollistëve që Silvinjo do të grumbullojë në kuadër të dy takimeve miqësore që Kombëtarja do të luajë në muajin mars, me Kilin në datën 22, ndeshje që do të zhvillohet në Parma të Italisë, dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Stokholmit për t’u përballur me Suedinë. Trajneri brazilian ka planifikuar që të bëjë publike ditën e premte listën që mund të përfshijë deri në 26 lojtarë dhe disa që mund të jenë në listën e pritjes. Ndërkohë, të shtunën një ditë më vonë, Silvinjo do të dalë në konferencën për…
Mbrëmë në Prime e radhës të ”Big Brother Albania Vip 3”, një ngjarje kontradiktore ka tërhequr vëmendjen e publikut. Rike Roçi u ngrit për t’i bërë urimet e muajit të shenjtë të Ramazanit duke i dëshiruar mamit të saj që agjërimi t’i jetë i lehtë, ndërsa prezantuesi dhe banorët e tjerë u bashkuan me të për t’ju uruar të gjithë besimtarëve myslimanë për muajin e shenjtë. Pak minuta më vonë, një ndodhi tjetër në spektakël solli një kontradiktë të dukshme. Banorja Erjola Doçi u befasua me një sofër të mbushur me gatime tradicionale dhe alkool, duke përfshirë edhe një gotë…
Tirana është bërë gati të mikpresë festimet për Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet me muzikë, art, lojëra dhe argëtim. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve. 1-Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së…
Finalizohet esktradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë. Bruno Çobo pritet që të mbërrijë këtë të mërkurë në Rinas. Ky i fundit akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro. Kanë qënë bashkëpunimi dhe marrëveshjet e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla me homologët në Dubai që i kanë dhënë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia në Shqipëri dhe fshiheshin prej kohësh në Dubai. Kjo është hera e parë që në Shqipëri esktradohet një person i shumë kërkuar nga Dubai. Ndërkohë pritet…
4 kisha shekullore në Voskopojë e Vithkuq do të kthehen shumë shpejt në destinacione për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili edhe ka shpërndarë foto nga puna, ku thotë se janë destinacione të turizmit historik. ”Puna po vijon pa u ndalur për restaurimin e katër kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq, kisha e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit, të cilat shumë shpejt do të kthehen në të vizitueshme për mijëra amatorë të turizmit historik”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale. Këto…