Author: tirana

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A. Z, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga 78/1 dhe 25 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i…

Read More

Sot Heidi është përfshirë në disa debate në BBV. Pas debatit me Julin, ajo është provokuar dhe nga Meritoni, i cili i ka bërë një pyetje në lidhje me babanë e saj. E prekur nga pyetja, ajo i ka kërkuar që të mos i prekë gjërat e saj që ka përjetar jashtë. Sipas Heidit, ajo dhe familja e saj kanë përjetuar shumë stres në kohën kur babai i kërkoi të largohej nga “Grande Fratello”, pasi filloi të njihej me banorin më të madh në moshën e saj, Massimiliano Varese. Heidi: Ti më preke në moral. E di çfarë më ka…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi 2”. Si rezultat i tij: ▪️u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale; – I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve; – M. C., 37 vjeçe, banuese…

Read More

“Pas më shumë se një viti diskutimesh, në muajin Prill hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit, të cilat i hapin rrugë formalizimit të basteve on line. Çdo subjekt i interesuar për të ushtruar këtë veprimtari, do duhet të aplikojë për licencë, pasi të përmbushë një sërë kriteresh të vendosura në ligj. Ndryshimet ligjore forcojnë rregullat për ushtrimin e këtij aktiviteti si dhe japin më shumë siguri për lojtarëve”. Konkerisht, Ministria e Financave, do të ketë nën kontroll çdo informacion për shumën e luajtur, pasi çdo lojtar duhet të regjistrohet në platformë nëpërmjet ID-së dhe të gjitha…

Read More

Federata Franceze e Futbollit u ka dërguar një e-mail paralajmërues gjyqtarëve duke i informuar se nuk do të lejohet ndalimi i ndeshjeve për të lejuar lojtarët myslimanë që të prishin agjërimin e tyre. ‘Ligue 1’ u rikthye pas pushimit ndërkombëtar të premten e kaluar pasi Marseille arriti vetëm një barazim 1-1 në shtëpi përballë Montpellier. Në -emailin e dërguar për arbitrat e ndeshjeve, bëhet me dije se lojtarët nuk duhet të lejohen që të ndërpresin ndeshjen për të konsumuar ushqim dhe ujë në anën e fushës. Komisioni i arbitrave e justifikoi këtë veprim duke u shprehur se donin të shmangnin…

Read More

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, deklaroi se do të krijohet një regjistër unik për adresat. Sipas tij, çdo ndërtesë, apartament, biznes apo dhe institucion do të ketë kodin unik identifikues. “Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore që do të shoqërojnë këtë paketë do të kemi një regjistër unik ku do të referohen të gjitha insitucionet. Sot kemi një regjister unik në patnoritetin e Ministrisë së Brendshme. Çdo banesë çdo ndërtesë, çdo biznes do të ketë një kod unik në bashki të ndryshme, pra në të gjitha ndërtesat në Republikën e Shqipërisë do të kenë…

Read More

Klevis Qose është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Qose kishte pak kohë që ishte emëruar tek shërbimi i provës, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Emërimi i Qoses vjen pasi Admir Abrija u dorëhoq nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të cilën e mbante prej 3 vitesh. Dorëheqja e Abrisë erdhi vjen pak kohë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku i dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau brenda në qeli një tjetër të dënuar.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronave për Manastirin e Deçanit. Rama inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Kosova është partner i besueshëm. ”E mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit; më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i matur dhe…

Read More

Deputeti i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për bisedimet për arritjen e marrëveshjes mes Rithemelimit dhe PS. Nga ana tjetër, ai lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku shtoi se ai po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Postimi i plotë Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin;…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu i cilësoi si pozitive negociatat e PS-së me Rithemelimin. ”Mendoj se është hap pozitiv. Opozita duhet të veprojë të ketë një plan veprimi parlamentar. Në atë nën komision të ketë parasysh se çfarë kërkon. Reforma Zgjedhore ka nevojë të jetë gjithë përfshirëse, garanton kushtetutshmërinë e parlamentit. Ajo që është e rëndësishme të hiqen duart nga grabitja e votave. Nuk kemi një komision të Reforma Zgjedhore tjetër, por një nënkomision. Ato që përfaqësojnë opozitën mos të mendojnë se i dinë të gjitha por të kenë një diskutim me gjithë trupën opozitare”,-tha Mediu.

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj. Ai shtoi se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të frenohen nga veprimet të cilat mund të shkaktojnë konflikt bërthamor. Edhe pse e nënvizoi se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë, përfshirë këtu pikëpamjen tekniko-ushtarake, shefi i Kremlinit e nënvizoi se nuk mendon që bota shkon drejt një lufte atomike. “Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë. Trupat ruse janë vazhdimisht në një…

Read More

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi pas mbledhjes me grupin, për mediat tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Sipas tij ka vetëm dialog, për të rikthyer jetën normale parlamentare në vend, duke plotësuar kërkesat legjitime të opozitës. “Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni. Zgjidhja e kërkesave sjell normalitetin në Kuvend. Grupi parlamentar të PD i qëndron dakordësisë të arritur që dje në Konferencën e Kryetarëve. Nuk kam qëndrim për çfarë ka thënë Salianji, secili mund të mbajë qëndrimin e tij. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka…

Read More