Author: tirana

Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Balilaj, e cila është edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001′ fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos

Read More

U zhvillua sot tryeza mes ekspertëve të Reformës Zgjedhore me ndërmjetësimin e ekspertëve të ODIHR, ku për rreth 6 orë u diskutuan rekomandimet e OSBE -ODIHR.Mësohet se ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi paraqitën draftin për secilin rekomandim, mes të cilave dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe votimi me postë I emigrantëve.Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendres së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emeruar nga administrata e KQZ duke u perzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pogradec, për procesin e rienergjizimit të PS me Organizatat Socialiste, i cili vijon me anëtarësime të reja. “Rienergjizimi i PS, një proces që lidhet edhe më një kontekst tjetër, sot Shqipëria ka hapur një portë të re, është në fazë tjetër të rrugëtimit të saj, ndërkohë që ky progres kërkon garanci dhe fuqi për të vazhduar më tutje dhe për të qenë më i thellë. Na duhet ta fuqizojmë dhe ta hapim, më shumë dhe më mirë se çdo herë të përpiqemi që hapja të jetë më funksionale, përmes çdo organizate. Shumë të dhëna…

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka shpërthyer ndaj Rithemelimit sa i takon dakordësisë së arritur me PS-në për ngritjen e 2 komisioneve hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend. Murrizi e konsideroi këtë marrëveshje për rikthimin në normalitet të Kuvendit si një humbje për opozitën dhe tërheqje të Rithemelimit nga paralajmërimet për mosbindje civile. “Është një dhjaksje e të dyja palëve, e panë se i kishin hyrë detit në këmbë. Edhe këta revolucionarët që menduan se 20 shkurti ishte arritje e madhe se u emëruan Gazi dhe Gjekmarkaj. Kthimi në normalitet është një akt normal që të funksionojë…

Read More

Këshilli Mbikëqyrës i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare ka emëruar Erlind Sulon si Drejtor te ri te Pergjithshem te KESH. Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH duke zëvendësuar në këtë detyrë drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho. Erlind Sulo ka mbajtur per disa vjet postin e drejtorit te Parkut të Butrintit. Gjithashtu për një periudhë të shkurtër kohore ai ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa së fundmi ka mbajtur postin e këshilltarit në Miinistrine e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Read More

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF, publikoi vendimet në lidhje me javën e fundit të futbollit shqiptar. Tirana, Skënderbeu dhe Elbasani e pësojnë prej sjelljes së tifozëve ndërsa nga ana tjetër, zyrtari i Egnatias, Klejdi Zenelaj për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me katër ndeshje pezullim. Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës: KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe flakadanë në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes,…

Read More

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë në Uashington më 4 prill, ku do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Greqi, George Tsounis nga konferenca “City Hub Events” që zhvillohet në Aleksandropolis, kur ju referua marrëdhënieve greko-amerikane, duke zbuluar se kreu i qeverisë greke do të jetë në Shtëpinë e Bardhë më 4 prill. Kryeministri Mitsotakis do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar tradicionalisht në Shtëpinë e Bardhë për përvjetorin e Revolucionit Grek të 1821 dhe në të njëjtin kontekst do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin amerikan, Joe…

Read More

Mediat italiane njoftonin se autoritetet dyshojnë se një inxhinier i vrarë me armë në Napoli, është ekzekutuar nga ‘mafia e lartë’ pasi kishte denoncuar sistemin e korrupsionit dhe pastrimit të parave me ndërtimet. 66 vjeçari Salvatore Coppola, u qëllua për vdekje mbrëmjen e të martës në një parking makinash në zonën San Giovanni, Teduçio. Viktima besohet se kishte lidhje të mëparshme me botën e gangsterëve të klanit Mazzarella, por duket se kishte ndryshuar anë dhe kishte shkelur kodin e heshtjes që ruhet mes anëtarëve të Camorra. Ai kishte nisur të bashkëpunonte me sistemin e drejtësisë dhe policia beson se kjo…

Read More

Shqipëria do të luajë dy miqësore këtë muaj, ndaj Kilit më 22 mars dhe ndaj Suedisë më 25 mars. Për këto dy përballje, trajneri kuqezi, Silvinjo, do të ftojë shumë lojtarë, për t’i parë nga afër dhe për të marrë më pas një vendim për ata që do të jenë në Europianin e verës. Mësohet se disa lojtarëve iu ka shkuar ftesa, e cila pritet të bëhet publike ditën e premte. Mbipopullim në repartin e sulmit, ku do të jenë plot nëntë lojtarë, që do të kërkojnë të bindin trajnerin. Në listë do të jenë: Sokol Cikalleshi, Jasir Asani, Armando…

Read More

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr.6 në Tiranë për dhunë ndaj saj. Ish-bashkëshortja e zotit Neranxi, e ka akuzuar këtë të fundit, për dhunë sistematike ndaj ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtjeje. Rasti i familjes Neranxi ishte një rast i një dhune që vazhdonte prej vitesh. Ata ishin të ndarë por jetonin në të njëjtën banesë. Ka qenë ish-bashkëshortja e Nikollaq Neranxit ajo që ka bërë një kallëzim në komisariatin nr. 6 të policisë ku ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje. Në dëshminë e saj ajo ka akuzuar ish-bashkëshortin për dhunë. Në kallëzimin e…

Read More

Larg kuvendit nga i cili është paralajmëruar dështimi i “Zgjedhores”, poshtë zyrave të OSBE-së, tetë ekspertët ata, politik dhe jo, u ulën me ata të ODIHR për të diskutuar propozimet e dy bashkëkryetarëve, socialistit Damian Gjiknuri dhe demokratit Enkelejd Alibeaj. Deri të enjten e 14 marsit në këtë tryezë me dyer të mbyllura do të diskutohen tetë çështje. Më të debatuarat dhe që janë nënvizuar me të kuqe janë, sistemi elektoral dhe vota e disporës. E para përfshin hapjen e plotë apo të pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, politikës i duhet të vendosë…

Read More