Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dhjaksje e të dyja palëve”, Murrizi shpërthen ndaj Rithemelimit për dakordësinë e arritur me PS-në

18:04 / March 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
murrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Myslym Murrizi ka shpërthyer ndaj Rithemelimit sa i takon dakordësisë së arritur me PS-në për ngritjen e 2 komisioneve hetimore në këmbim të rikthimit të normalitetit në Kuvend.

Murrizi e konsideroi këtë marrëveshje për rikthimin në normalitet të Kuvendit si një humbje për opozitën dhe tërheqje të Rithemelimit nga paralajmërimet për mosbindje civile.

“Është një dhjaksje e të dyja palëve, e panë se i kishin hyrë detit në këmbë. Edhe këta revolucionarët që menduan se 20 shkurti ishte arritje e madhe se u emëruan Gazi dhe Gjekmarkaj. Kthimi në normalitet është një akt normal që të funksionojë të paktën pluralizmi. Janë disa ligje nga amnistia, kodi zgjedhor për të cilët qeverisë i duhen votat. Edhe mazhoranca ka patur jo pak kamzhikë nga ndërkombëtarët për arrogancën dhe moslejimin e funksionimit normal. Opozita ka dalë e humbur . Unë e kam quajtur lëmoshë. Është tërheqje me turp nga mosbindja civile, nga revolucioni, nga ata militantë që i qëndrojnë me shpirt poshtë ballkonit për të mbështetur Berishën se është në burg”– u shpreh Murrizi.

Më tej ai shtoi se komisionet hetimore për të cilat janë dakordësuar mes PS dhe Rithemelimi, janë çështje që po hetohen nga SPAK dhe se e vetmja arsye pse po kërkohet ngritja e tyre është që Gazment Bardhi të fitojë besueshmëri politike.

“Komision hetimor për 2 çështje që janë në SPAK është një tollovi politike për të fituar kredinciale politike disa birbo që nuk kanë vota në terren meqë kemi hyrë në vitin elektoral, përfshi edhe Gazment Bardhin”– nënvizoi ish-ligjvënësi.

Nga ana tjetër, analisti Milaim Zeka nëpërmjet një lidhje ‘skype’ u shpreh se marrëveshja mes palëve erdhi si pasojë e një presioni nga ndërkombëtarët.

“Ata u tremben këtyre teorive konsiprative të këtyre analistëve që thonë jo ishin biseda jo pazare, nuk ishin pazare por një presion i ardhur nga SHBA dhe Brukseli dhe parlamenti i Shqipërië po i kthehet rrugës së mbarë. Këta nuk e kanë kurajon të thonë se iu nënshtruan një presioni pozitiv që është për të mirën e Shqipërisë”– tha Zeka.

Myslym Murrizi PD-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.