Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr.6 në Tiranë për dhunë ndaj saj. Ish-bashkëshortja e zotit Neranxi, e ka akuzuar këtë të fundit, për dhunë sistematike ndaj ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtjeje.
Rasti i familjes Neranxi ishte një rast i një dhune që vazhdonte prej vitesh. Ata ishin të ndarë por jetonin në të njëjtën banesë. Ka qenë ish-bashkëshortja e Nikollaq Neranxit ajo që ka bërë një kallëzim në komisariatin nr. 6 të policisë ku ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje.
Në dëshminë e saj ajo ka akuzuar ish-bashkëshortin për dhunë. Në kallëzimin e saj thuhej se Neranxi e kishte dhunuar verbalisht dhe fizikisht, aq sa i ka prerë edhe gishtat. Policia ka referuar në gjykatë kërkesën për urdhër mbrojtjeje.
