Tirana është bërë gati të mikpresë festimet për Ditën e Verës më 14 mars. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme në kryeqytet me muzikë, art, lojëra dhe argëtim. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve. Më konkretisht: 1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të…
Author: tirana
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 Rihter është regjistruar në territorin e shtetit të Bosnje-Hercegovinës, lëkundjet e forta të të cilit janë ndjerë dhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. IGJEUM raporton se për shkak të magnitudës së lartë, tërmeti është ndjerë në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por dhe më gjerë.
Në Sarandë, ka nisur këtë mbrëmje një operacion policor për të ekzekutuar një numër urdhrash arresti, të lëshuara nga Prokuroria. Urdhërat lidhen me ish-punonjës të ASHK Sarandë, ish-punonjës të IMT dhe specialistë të IKMT Sarandë. Arrestimet lidhen me çështjen e çelur më herët ndaj disa funksionarëve të lartë në këto institucione për rastet e ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil, favorizimeve kundrejt fitimit dhe shpërdorimit të detyrës. Dy vjet më parë janë vënë nën arrest ish-drejtues lokal, topografë, drejtues të zyrës së urbanistikës dhe policisë ndërtimore në bashkinë e Sarandës. Një pjesë e ish funksionarëve për të cilët prokuroria…
Prej disa ditësh Drejtori i ARRSH, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Megjithëse nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në motivacionin e dorëheqjes janë përmendur motivet personale. Evis Berberi e ka marrë detyrën e kreut të ARRSH në qershor të vitit 2021.
Jul Deda është përplasur sërish me Heidi Bacin në dhomën e ndenjës, duke i kërkuar të dalë jashtë bashkë me Romeo Veshaj se i kanë çmendur me historinë e tyre. Heidi iu kthyer duke i thënë se janë ata (banorët) që po i çmendin, teksa pyet Julin nëse u kënaq që është ndarë me Romeon. Në debat ka ndërhyrë dhe Romeo, duke e cilësuar aktorin e humorit ‘maniak’ dhe ‘burrë të keq’. Pjesë nga diskutimet: Juli: Merrni njëri-tjetrin dilni nga shtëpia se na çmendët Heidi: Ju na keni çmendur Juli: Ec, shkoni në lixha Heidi: Ju na keni çmendur Juli: A…
Dënimi me dy vite burg i Fredi Belerit i ka zbehur komentet në Greqi për atë që tashmë njihet si “çështje Beleri”. Megjithatë, në qarqet diplomatike greke vazhdojnë diskutimet për politikën që duhet të ndjekë Athina në të ardhmen me Shqipërinë. Sipas analistëve të çështjeve politike në Greqi, Athina ka tre alternativa: E para veton në ecurinë europiane të Tiranës, e dyta të vendosë sanksione dypalëshe dhe e treta të presë deri në vendimin e apelit. Politika e ardhshme e Greqisë me Shqipërinë, pas vendimit të SPAK-ut e vendos atë përballë këtyre alternativave të mundshme me kosto diplomatike dhe politike, të jashtëzakonshme.…
Mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 në Durrës është gjetur pa shenja jete në tarracën e një pallati, 50-vjeçarja me iniciale A.D. Dyshohet se ajo është vetëvarur dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Mëngjesin e sotëm (13 mars), bashkëshorti i viktimës ka bërë kallëzim në polici, se 50-vjeçarja është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Një ngajrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë fillore në Duisburg të Gjermanisë, ku një 21-vjeçar ka plagosur me thikë dy fëmijë të mitur. Mediat gjermane raportojnë se autori kishte njoftuar javë më parë për kryerjen e këtij akti të rëndë përmes rrjeteve sociale. Mësohet se autori i plagosjes së dy fëmijëve, 9 dhe 10 vjeç, ishte raportuar më herët në policinë e Bavarisë në janar dhe ndaj tij ishte planifikuar një kontroll, i cili nuk u krye. Mediat bëjnë me dije se 21-vjeçari me origjinë nga Bullgaria ishte adhurues i vrasësve serialë, gjë që besohet…
Këtë të mërkurë, më 13 mars, UEFA rihapi shitjen e biletave për ndeshjet e Euro 2024. Konfederata europiane kishte njoftuar se tifozët të cilët siguruan bileta nga faza e parë dhe e dytë, por nuk do ti shfrytëzonin, mund ti rishisnin me vlerën që i kishin blerë. Për ndeshjet e Shqipërisë, kishte pak bileta të disponueshme për sfidën e 15 qershorit me Italinë në Dortmund dhe për duelin me Spanjën, që do të luhet më datë 24 qershor në Dyseldorf. Çuditërisht nuk kishte më vende të disponueshme për ndeshjen ndaj Kroacisë, më 19 qershor. Edhe pse shitja e biletave u…
Vangjel Tavo është emëruar nga kryeministri Edi Rama si prefekt i qarkut të Vlorës, duke zëvendësuar në këtë post Flamur Mamajn. Vendimi për Tavon është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë…
Ana Kapaj është emëruar zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit. Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen e Qeverisë. Më herët, Kapaj ka qenë në krye të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV), organi që kryen vetingu e punonjësve të policisë dhe gardës. Ministria e Arsimit drejtohet nga Ogerta Manastirliu dhe ka tre zëvendësministra, Endrit Hoxha, Nina Guga dhe Albana Tole.
Një sherr ka ndodhur në një lokal në Korçë. Pas një debati për motive të dobëta, tre persona kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar banues në Tiranë. Ai është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ndërkohë tre autorët e dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar nga policia. “Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin…