Në Ditën e Verës, kryeqyteti do të presë karnavalet nga Shkodra dhe Korça, të cilat do të zhvendosen në zonën e Pazarit të Ri. Kryebashkiaku i Natës, Rezart Cenaj zbuloi për Wake Up itinerarin që do të ndjekë parada e karnavaleve nga zona e Ushtarit të Panjohur te Pazari i Ri, gjatë orëve të drekës. Cenaj tha se Bashkia e Tiranës ka planifikuar aktivitete për të gjitha grupmoshat duke filluar nga pikturat për fëmijë, te koncerti që do të mbahet në mbrëmje nën tingujt e muzikës së Elton Dedës dhe bandës së tij. “Bashkia e Tiranës për 14 Marsin ka…
Author: tirana
Trajneri i kombëtares së Austrisë në futboll, Ralf Rangnick pezulloi tre lojtarë të kombëtares që kënduan këngën e diskutueshme homofobike. Marco Grull, Guido Burgstaller dhe Niklas Heidl, futbollistë të gjigantit austriak Rapid janë kapur “në faj” në derbin e Vienës kundër rivalëve të Austrisë. Ata kënduan këngë homofobike, kështu që ata dhe klubi i tyre u gjobitën. Por problemi nuk mbaroi me kaq. Shembulli i keq nga tre lojtarët e lartpërmendur ka pasoja më të gjera. Trajneri austriak Ralf Rangnick ka vendosur të marrë masa dhe nuk do të thërrasë lojtarët për ndeshjet e marsit të Austrisë. “Nuk do të…
Ajo kishte lënë pas një lidhjeje të zgjatur prej disa kohësh. Burri, nuk e pranoi refuzimin dhe tentoi ta përplaste duke e hedhur me makinë me shpejtësi të plotë në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria. Videoja e regjistruar nga një kamera vëzhgimi dhe e siguruar nga policia tregon se çfarë ka ndodhur. Mëngjesin e së martës, një zdrukthëtar 50-vjeçar pa precedentë penalë me origjinë shqiptare, tentoi të shtypte 41-vjeçaren, gjithashtu shqiptare, duke e përplasur me lulet aty pranë. Në fund, sipas pamjeve, automjeti përplaset me një pemë. Ndërsa 41-vjeçarja ishte në tokë duke kërkuar ndihmë,…
Drejtori i Përgjithshëm i TikTok, Shou Zi Chew, ka paralajmëruar se mbyllja e aplikacionit do të mbyllte mijëra biznese të vogla dhe do t’i jepte fuqi gjigandëve të tjera të rrjeteve sociale. Chew deklaroi se kompania do të bëjë çmos për të parandaluar mbylljen e tik tok. “Nëse kalon legjislacioni, do u japë më shumë fuqi drejtuesve dhe kompanive të tjera të rrjeteve sociale. Do të nxirrte po ashtu miliarda dollarë nga xhepat e krijuesve dhe bizneseve të vogla. Do të rrezikonte pushimin nga puna të më shumë se 300 mijë punonjësve amerikanë”, tha Shou Zi Chew, drejtor i përgjithsëm…
Sot festohet Dita e Verës dhe vështirë që familjet elbasanllije të mos përgatisin ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste, ballokumet. Epo si një vajzë e kuruar, nuk ju a merrte mendja se edhe Trejsi Sejdini përgatit vetë ballokumet. Ajo ka postuar një Instastory gjatë procesit të përgatitjes së ballokumes. “Elbasanllija në aksion”, shkruhet krah fotos.
Dita e Verës është pritur me atmosferë festive, ku në Tiranë po organizohen një sërë aktivitetesh, ndërsa qytetarët kanë mbushur rrugët. Moti favorizues me diell ka bërë që qytetarët të dalin të shijojnë momente të veçanta. Ndërkohë në qendër të Sheshit Skënderbej është vendosur një tank, por ndryshe nga të tjerët mbi të janë pikturuar lule shumëngjyrëshe. Qytetarët janë bërë kuriozë dhe janë afruar për ta parë nga afër tankun, teksa nuk nguruan të shkrepnin edhe fotografi.
Më 11 mars, qyteti i Fierit u trondit nga vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci. Ajo që filloi si një konflikt përfundoi me plagosjen e 19-vjeçarit (i cili s’kishte lidhje me konfliktin). Por për shkak të plagëve të rënda. Adoleshenti nddërroi jetë. Autor i dyshuar i ngjarjes është Florjan Muka, i cili u arrestua ditën që ndodhi sherri. Prokuroria e Fierit ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 20-vjeçarin Muka. Sakaq, Muka ka dolur para hetuesve lidhur me motivin e sherrit që përfundoi në tragjedi. Pjesë nga dosja hetimore “…sqarojmë se shtetasi Florian Muka autori i ngjarjes ka sqaruar së para tre…
Këtë të enjte, 14 mars, festohet kudo në Shqipëri, Dita e Verës. Ndërkohë nuk ka munguar as urimet e VIP-ave shqiptarë, ndër ta edhe çifti Ejlli. Përmes një Instastory, Kiara Tito ka ndarë foton me Luizin, ku shkruan: Gëzuar Ditën e Verës.
Mësohet se ka qenë procedura e legalizimit në mënyrë të paligjshme të një hotelit shtatë katësh në lagjen nr.4 të Sarandës shkaku që çoi në lëshimin e 11 urdhër arresteve nga prokuroria. Bëhet me dije se hoteli është në pronësi të ish-kreut të ALUIZNI-t Mariel Murati, në breg të detit dhe është legalizuar në mënyrë të paligjshme. Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur…
Pas rrëfimit tepër emocional në Primen e së shtunës dhe surprizën e shumë dëshiruar nga ana e të ëmës, të cilës prej shumë kohësh i kishte kërkuar të mos vishej me rroba të zeza, Erjola vendosi që për herë të parë prej shumë kohësh të festonte 14 majin, ditën e ditëlindjes së të atit. Në 67-vjetorin e lindjes, e shoqëruar nga Meritoni, banorja ka vendosur të përgatisë një tortë në shenjë kujtimi dhe shpërndarë më pas të gjithë banorëve, të cilët pasuan duke i thënë disa fjalë të ngrohta Erjolës. Mes tyre ishte edhe Egla, e cila tentoi hynte në…
Një argjendari në Rrugën e Dibrës është vjedhur gjatë natës. Kjo vjedhje është zbuluar nga pronarët e argjendarisë rreth orës 07:50, kur shkuan për të nisur punën. Nga veprimet e para rezulton se autorët kane hyrë nga çatia e objektit duke hapur një vrime dhe me anë të një shkopi kanë tërhequr bizhuteritë që kanë qenë të ekspozuara në manekin. Dyshohet se bizhuteritë e vjedhura kishin vlerën e 1.000.000 lekëve.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga projektet e rëndësishme që priten të realizohen këto tre vite në kryeqytet. Gjatë një interviste në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shkollat janë një nga projektet për të cilat ai ndihet krenar më shumë, pavarësisht se Tirana ka njohur një sërë investimesh të tjera. “Në gjithë këtë rrugëtim, një nga gjërat që jam më shumë krenar është se i kemi dedikuar shumë energji dhe financa fëmijëve. Shkollat kanë qenë të rëndësishme. Ndërtimi i një shkolle është një akupunturë në trupin e qytetit, që nuk mbledh vetëm…