Këtë të enjte, një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Ende nuk dihen shkaqet. ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë “Albpetrol” të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave. Ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët dhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit. Si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.
Author: tirana
Një nga protagonistët e mbrëmjes triumfuese të Atletico Madridit ndaj Interit ishte Memphis Depay. Duke hyrë në pjesën e dytë në vend të Moratas, holandezi fillimisht i dha sinjalet e parë Sommer-it duke tronditur shtyllën, më pas shënoi golin për rezultatin 2-1, që e dërgoi ndeshjen në shtesë dhe më pas në penalltitë. Goli i sulmuesit, në mënyrën e vet, përfaqëson një rastësi kurioze. Depay kishte katër vite që nuk shënonte në Champions League dhe hera e fundit ndodhi kundër një tjetër skuadre italiane. Në fakt, ishte ai që vendosi për eliminimin e Juventusit nga Championsi në sezonin 2019-2020, me…
Edhe pse Kuvendi që prej tetor 2023 ka qenë në kaos, përfitimet ekonomike për deputetë kanë qenë të larta. Instituti i Studimeve politike, në raportin e publikuar për vitin parlamentar 2023, del që 8 seancat e zhvilluara nga nisja e kaosit deri në mbyllje të vitit parlamentar, kanë zgjatur vetëm 97 minuta. Nga ana tjetër po ashtu rekord është miratimi i një ligji apo një vendimi pa diskutime, në mesatarisht 2.4 minuta. “Të dhënat statistikore të aktivitetit parlamentar dëshmojnë se gjatë periudhës 30 tetor dhe 21 dhjetor, në të cilën seancat plenare u bënë të shkurtuara për shkak të incidenteve…
Ish-presidenti Bamir Topi komenton vendimin e Gjykatës së Lartë për t’i kaluar SPAK-ut çështjen e “21 janarit”. Për të persona shumë të rëndësishëm të politikës duhet të merren në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Topi theksoi se SPAK duhet të bëjë një hetim 360 gradë. ”Nga pikëpamja e juridiksionit, kompetencës profesionalizmit, tashmë e ka ajo strukturën që të merret me çështje të ngjarjeve tepër të rënda por dhe me institucionet. Ai komision nuk ishte as nga opozita me njerëz militantë dhe të cilët koha i ka mbuluar me turp në këndvështrimin…
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi, e po ashtu të akuzuar edhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në Cascina Cascinazza di Cozzo (Pavia), një komunë në Lomellina, ata kishin përshtatur disa dhoma si serra për të kultivuar kanabisi, ku në këtë ambient janë gjetur 300 bimë të pjekura dhe 300 të tjera në fazën e rritjes, me peshë totale 720 kilogramë. Për të siguruar energjinë eklektike që u nevojitej, ata kishin krijuar një lidhje të paligjshme me energjinë elektrike, me një përllogaritje ditore…
KFOR mbështet zhvillimin profesional, demokratik dhe multietnik të strukturave të sigurisë në Kosovë. Kështu lexohet në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, të publikuar gjatë një konference për shtyp në Bruksel nga Jens Stoltenberg. Në dokument thuhet se misioni i KFOR vazhdon që të kontribuojë në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, pavarësisht sfidave të mëdha dhe tensioneve të hasura gjatë vitit 2023. Në raportin vjetor të NATO-s rreshtohen dhe hapat e ndërmarrë nga aleanca e fuqishme ushtarake pas dhunës së majit dhe sulmit e armatosur të…
Sara Gjordeni vijon që të jetë e komentuar edhe më shumë pas daljes nga ”Big Brother Albania Vip 3”. Këtë herë ajo është shfaqur në një foto në shtrat me Megi Pojanin, ku më pas sqaroi se do të jetë në një intervistë të fortë të dielën në Fun Club. Dalja e Bardhit po nga Big-u shtoi dramat, sepse ishte Sara që hodhi dyshime për daljen. Më pas Sara u pa që ishte në Kumanovë krah Bardhit dhe postoi edhe një foto ku i mban dorën nënës të të dashurit të saj, për të cilën edhe Bardhi la lojën. View…
Marrëveshja Rama-Meloni për pritjen e rreth 36.000 emigrantëve azilkërkues në vit në Shëngjin dhe Gjadër është e rrezikuar nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Gjykata e BE-së i ka thënë jo shqyrtimit urgjent të kërkesës së Italisë për të verifikuar nëse shkeleshin të drejtat nga procedura të përshpejtuara të kërkesave të azilkërkuesve dhe garancia fikse. Protokolli mes Melonit dhe Ramës parashikon se për emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare, përfshirë një garanci 5000 euro. Procesi mund të zgjasë disa muaj dhe vendimmarrja e gjyqtarëve të seksioneve të imigracionit…
Një vrasës serial, mori pjesë në një konkurs të njohur televiziv, teksa policia e Francës po kërkonte për akte të rënda vrasjeje e përdhunimi. Francois Verove ishte shfaqur si konkurrent në quiz-in e njohur francez ”Tout le monde veut pendre sa place” (Të gjithë duan ta zënë atë vend) në 2019, teksa qeshte e bënte shaka me prezantuesin duke iu përgjigjur pyetjeve të njohurive të përgjithshme. Vrasësi dukej i relaksuar teksa bisedonte me prezantuesin Nagui Fam madje mori dhe duartrokitje nga audienca në studio. Por ish-polici nuk ishte qytetari i zakonshëm që donte të dukej, pasi i largohej autoriteteve prej…
Josh Cavallo bëhet futbollisti i parë homoseksual në botë që i ka propozuar partnerit të tij. 24-vjeçari i cili luan për ekipin e Adelaide United falenderoi klubin e tij që e ndimoi të bënte këtë surprizë për personin e të zemrës. Cavallo theu tabutë kur në vitin 2021 postoi një video në rrjetet sociale, duke thënë se ishte gati të fliste për diçka personale, për të cilën u shpreh se më në fund ishte gati ta ndante me të tjerët. Ai më vonë u bë kryefjala e mediave të huaja kur ndau hapur për publikun orientimin e tij seksual. View…
Që prej së shtunës, banorët e ”Big Brother Albania Vip 3” kanë pasur debate të ashpra me njëri-tjetrin dhe shumë shpesh kanë kaluar në degradime. Gjatë mbrëmjes të së mërkurës, Erjola gatoi një ëmbëlsirë në nder të të atit dhe ua shpërndau banorëve të shtëpisë. Në një moment gjatë darkës, Egla, për të tërhequr vëmendjen nga një debat aktiv mes Julit dhe Romeos, përplasi pjatën në tokë dhe Erjola e mori personal veprim duke i vënë në dukje mungesën e respektit ndaj babait të saj. Egla theksoi se ëmbëlsirën e kishte ngrënë, por kjo nuk e ndaloi dramën që pasoi,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë. Prindërit kanë përdhunuar vajzën e tyre 15-vjeçare, duke pretenduar se donin ta mësonin si të bënte seks. Nëna dhe njerku nga Utah, SHBA menduan se nëse vajza kryente marrëdhënie seksuale me ata është më e sigurt sesa me një të huaj. Çifti u kap nga policia pasi vajza e re kontaktoi policët, duke u thënë atyre “njerku i saj e kishte përdhunuar për të paktën një vit e gjysmë”. Ata shtuan se besonin se do të ishte “më e sigurt për të sesa të bënte seks me të huajt”. Vajza i tregoi…