Author: tirana

Në Rusi ka filluar votimi në zgjedhjet presidenciale, nga të cilat fitues shihet Vladimir Putini dhe për një mandat tjetër 6-vjeçar. Votimi do të zgjasë tri ditë, edhe pse rezultati nuk vihet në dyshim pasi Putini nuk ka asnjë kundërshtar të zëshëm, raportoi BBC. Qendrat e votimit u hapën në Gadishullin Kamchatka, rajoni më lindor i Rusisë, dhe do të mbyllen në enklavën më perëndimore të Kaliningradit të dielën. Putini pati lajmëruar se do të rikandidonte gjatë një ceremonie madhështore të ndarjes së çmimeve ushtarake dhjetorin e kaluar. Aty ai pati ndarë nderime për ushtarët që kishin marrë pjesë në…

Read More

Aktorja Egla Ceno në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 3”, këto ditë ka pasur debate të forta dhe tensione me të gjithë, dhe herë pas here këto përplasje arrijnë kulme të larta të acarimit. Në një debat të ashpër me Roza Latin përfundoi me një gjest të padëshiruar nga ana e Eglës. Gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, Egla, në një moment të tensionuar, ka teshtitur disa herë me qëllim në fytyrën e Rozës. “Kam alergji në fytyrën e saj”, i tha Egla-Rozës duke iu referuar me tone të ashpra dhe të acaruara gjatë përplasjes së tyre verbale.…

Read More

Rusët kanë filluar që të votojnë këtë të premte, që është dita e parë të zgjedhjeve presidenciale treditore, në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të sigurt fitoren tanimë. Ai do ta zgjasë sundimin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera, pasi secili kundërshtar i tij serioz s’u lejua të garojë kundër tij nga Kremlini, i cili po zhvillon një luftë brutale ndaj mediave të pavarura dhe mospajtuesve. Zgjedhjet, të cila nuk pritet të jenë as të lira e as të drejta, janë të parat që mbahen në Rusi prej se Putini e nisi pushtimin e shtetit…

Read More

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka zbarkuar në jug të Gjermanisë. Gjenerali i Komandës së Trajnimit, Steve Carpenter e quajti këtë organizim ushtarak një “javë të shkëlqyer” për NATO-n, duke shtuar se, aleanca do të mbronte çdo kryeqytet të një vendi anëtar, ndërsa kahu lindor konsiderohet si më i rrezikuari. NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezencë në Gjermani me baza të shumta ushtarake dhe logjistike. Afërsia e Gjermanisë me enklavën ruse të Kaliningradit e bën atë një nga vendet më të rëndësishme anëtar të NATO-s, por edhe vendin me gatishmëri të lartë në rast lufte. Si provë,…

Read More

E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave. E premtja pasoi të enjten, që ishte festa zyrtare e Ditës së Verës. Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë. Ndërkohë që shumë shërbime në fakt janë bërë online, duke minimizuar kontaktin fizik dhe radhët, sërish numri i të punësuarve në sektorin shtetëror erdhi në rritje. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400…

Read More

Sherret më të forta në ”Big Brother Albania Vip 3” po bëhen këto ditë. Meritoni dhe Heidi janë përfshirë në një debat, ku Meritoni e këshillon atë që të mos i shohë gjërat shumë emocionalisht, t’i marrë në kuadër të lojës dhe të tregohet e ftohtë. Gjatë kësaj bisede Meritonin e thirrën në dhomën e rrëfimit. Kaq donte Romeo që të niste ofendimet drejt tij, duke i thënë se “i ka lodhur njerëzit” dhe duke e quajtur atë “një mushkë”. Meritoni: Heidi shikoji ftohtë gjërat. Heidi: Jam e ftohtë unë. Meritoni: Mos i merrni gjërat vetëm personalisht, mendoji në kuadër…

Read More

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka kujtuar viktimat e Gërdecit, në 16 vjetorin e tragjedisë. Në një postim në rrjetet sociale. ai u shpreh se 26 persona u “poqën të gjallë” në fabrikën e demontimit të armëve, ndërsa shtoi se gjykata nuk po bën punën e saj për të zbardhur me një vendim krimin e përbindshëm të ndodhur sipas tij si pasojë e korrupsionit. Braçe i ka bërë thirrje të gjithë personave ë përfshirë në proces të “bëhen burra” dhe të bëjnë detyrën e tyre. Postimi i plotë Kështu u poqën të gjallë, 26 burra, djem, gra-femije në bark të…

Read More

Këtë të premte do të ketë mot relativisht të ngrohtë që do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së mërkurës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë…

Read More

Dashi Të premten gjatë kësaj periudhe yjet mbi të gjitha mbrojnë sferën sentimentale. Çiftet e reja dhe çiftet e sapolindura në veçanti do të përjetojnë një fundjavë plot përfshirje dhe pasion. Mundohuni të mos e prishni këtë moment me polemika të panevojshme që lidhen me çështje të vjetra. Demi Të premten po kaloni një fazë të karakterizuar nga ndryshime të thella. Do t’ju duhet të pranoni situata të reja dhe t’i shfrytëzoni ato në avantazhin tuaj, në vend që të rezistoni dhe të parandaloni atë që është e pashmangshme. Binjakët Të premten Afërdita disonante sigurisht që nuk flet në favorin…

Read More

Shqipëria vijon të konsiderohet vend transit për emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit të shkuar u kapën 6 mijë e 624 emigrantë të parregullt. Krahasuar me vitin 2022, hyrjet e paligjshme janë përgjysmuar, por gjithsesi ato mbeten mbi nivelet e periudhës së para pandemisë. Sipas të dhënave, rreth 65 për qind e tyre kapen në pikat kufitare të vendit, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë depërtuar në territor. Të dhënat tregojnë se edhe ata që hyjnë brendësi të territorit, qëndrojnë për pak ditë në qendrat e refugjatëve dhe…

Read More

Në Kuvendin e Bosnje-Hercegovinës ka plasur sherri, ku deputeti i SDA, Haris Zahiragiq dhe ai i NiP, Elvis Vreto, janë konfliktuar fizikisht. Zahiragiq iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriq (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht. Vreto iu afrua në përpjekje për ta qetësuar, por Zahiragiqi me shumë agresivitet e largoi prej tij. Vreto nuk u kundërpërgjigj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan përfaqësues të tjerë të shumtë në përpjekje për t’i qetësuar palët. Më pas Okeriqi shpalli pushim ndërsa Zahiragiq vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriqit.

Read More

Romeo Veshaj është një nga banorët më të sulmuar brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Kjo për shkak se të gjithë banorët e tjerë iu hodhën, duke e ofenduar me fjalë e duke e lënë më anash. Për këtë situatë ka reaguar edhe Elgit Doda, mik i ngushtë me Romeon. “Vëlla më thanë se i ke futur në paranoja ata të Big Brother VIP brenda. E me demek po të sulmojnë”, u shpreh ai.

Read More