Author: tirana

Këtë të premte në ambientet e Akademisë së Sigurisë po zhvillohet testimi me shkrim për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë. 88 kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë. Në strukturat e Policisë së Shtetit, janë 40 vende të lira për Drejtues dhe 12 vende të lira për Drejtues të Parë. Javës tjetër do të zhvillohet edhe testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Komisar dhe Kryekomisar. Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Oerd Bylykbashki thotë se do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal për Eko-Parkun e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, ai e cilësoi këtë një projekt korruptiv dhe i bëri apel SPAK-ut të ndërhyjë për të vënë para drejtësisë nivelet më të larta, duke shkuar deri te Edi Rama. Sipas tij ky është një skandal, që është pjesë e mega-skandalit korruptiv të inceneratorit. “Është i lidhur drejtpërdrejtë me të në të gjitha aspektet. Jo vetëm në interesat korruptive, jo vetëm për faktin që e gjitha është konceptuar në lidhje organike me skandalin e inceneratorit…

Read More

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz do të presë këtë të premte në Berlin presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin polak, Donald Tusk. Takimi i tyre vjen në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës në politikën e tyre për Ukrainën. Scholz pritet të takohet me Macronin të premten në mesditë. Dy liderët do ta takojnë pastaj së bashku kryeministrin polak Tusk. Ky do të jetë takimi i parë i Trekëndëshit të Vajmarit në nivel të lartë prej qershorit të vitit të kaluar.Bisedimet mes tyre do të mbahen gati tri javë pas takimit të rreth 20…

Read More

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë. “Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka…

Read More

Përplasjet në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në Tiranë, janë bërë virale edhe në mediat sociale. Në video dëgjohet të thuhet se nuk është bërë asnjë denoncim për Palestinën, dhe hidhen akuza ndaj Myftiut të Tiranës, Lorent Luli. Në sherrin e ndodhur më 21 shkurt u kërkua të largohet i ftuari, në këtë rast ishte Lorent Luli. Të pranishmit dhe videot e xhiruara brenda ambienteve të xhamisë konfirmojnë akuzat ndaj myftiut, duke e konsideruar si gylenist, terrorist dhe si zaptues i postit të myftinistë dhe jo i zgjedhur, duke kujtuar një sërë kundërshtish 4 vite më parë kur…

Read More

Kryeministri Edi Rama poston në Facebook pamje nga Spitali Universitar i Traumës që me investimet e fundit jep shërbime të shkëlqyera për pacientët duke reaguar me shpejtësi ndaj nevojave emergjente. “Spitali Universitar i Traumës aty ku luftohet në kufijtë e jetës të pacientit e ku stafi mjekësor i Urgjencës, Kirurgjisë, Ortopedisë, Imazherisë, Konsultave, falë kushteve optimale me aparatura të fjalës së fundit përballon, trajton dhe reagon në kohë rekord ndaj politraumave”, u shpreh Rama në rrjetet sociale. Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në këtë korpus ofron shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar. Përsa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli,…

Read More

Sot bëhen 16 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku ende nuk ka një përgjegjës për atë çka ndodhi, në vendin ku po demontoheshin armët. Familjarët bënë homazhe me lule në duar tek memoriali me emrat e atyre që humbën jetën nga shpërthimit tragjik. Mes viktimave kishte edhe fëmijë, që punonin në Gërdec në demontimin. Për mediat foli Zamira Durda e cila ka humbur djalin në këtë tragjedi. ”A më mbështesni mua, a jam vetëm apo jeni me mua? Dua ta dëgjoj një zëri me ju! Ose ngrini dorën ose fliteni me zë të lartë! Të paktën të mos bëhet më…

Read More

Këngëtari Luiz Ejlli, fenomen i ”BBVip 2” vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë herë ai ka reaguar me një video, duke treguar banesën reale ku do të jetojë me Kiarën dhe vajzën që do të vijë në jetë. Në video Luizi dëgjohet se banesa është një hyrje apartamenti dhe jo një vilë siç flitet prej kohësh sipas tij në rrjete sociale.

Read More

Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Përmes një postimi, Basha tha se sulmet e politikës, inkurajojnë krimin që të kërcënojë drejtësinë. Basha ka përsëritur sërish se PD mbështet SPAK-un. ”Deklarata e kreut të SPAK-ut se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Çdo sulm i politikës ndaj sistemit të drejtësisë, nuk bën gjë tjetër vetëm se inkurajon krimin e organizuar të bëjë, gjithashtu, të njëjtën gjë. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe…

Read More

Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 3” është vendi ku emocionet janë të larta. Një nga diskutimet e fundit mes banorëve, Meritoni këshillonte Heidin që të mos merrte gjërat vetëm personalisht dhe të mendonte për lojën. Teksa Meritoni këshillonte Heidin në dhomën e gjumit, ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të ftohtë dhe të sinqertë në lojë, por biseda tyre u ndërpre papritur kur ai u thirr në dhomën e rrëfimit. Momenti i ndërprerjes ishte gjithçka që i duhej Romesos për të filluar një sërë ofendimesh ndaj Meritonit. “Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit,…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha ka folur për lajmin se një prokuror ishte kërcënuar nga eksponentë të krimit. “Një bos i krimit në Dubai kërcënoi me jetë një prokuror”, mësohet të ketë thënë gazetarja. Kreu i SPAK, Altin Dumani tha këtë këtë të premte publikisht se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. “Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar , jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë…

Read More