Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTO/Miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, Sylvinho publikon listën e plotë. Rikthen në ekip Brojën dhe Manajn

12:23 / March 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
listaok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.

Përsa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.

Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami. Ndërsa në repartin e sulmit ka risi por edhe rikthime. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci.

Në Kombëtare rikthehet edhe Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Turqi. Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e avancuar janë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja. Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për mediat nesër (16 mars, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit dhe Suedisë.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë i plotë të hënën më datë 18 mars. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës, aty ky më 22 mars do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do të luajë një tjetër përballje miqësore me Suedinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.

Lista e Shqiperise

FSHF kombëtarja Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.