Mbledhja e radhës së Konferencës së Kryetarëve do të mbahet këtë pasdite në orën 16:00, pas arritjes së marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit. Përmes një drafti konsensual jepen detaje se si do të veprohet në komisionin hetimor për çështjen e trajtimit të të dhënave të TIMS. “Te nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, thuhet në njoftimin e zhvillimit të mbledhjes. Kujtojmë se mbledhja ishte e planifikuar të mbahej të mërkurën, por u shty me arsyetimin se ende…
Author: tirana
Rektorët dhe dekanët që kanë plotësuar dy mandate nuk mund të rikandidojnë Më 21 Qershor të gjitha universitetet publike do të zhvillojnë zgjedhjet për autoritetet e reja drejtuese.Bazuar në dispozitat e ligjit “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor”, i cili parashikon zhvillimin periodik të zgjedhjeve çdo 4 vjet, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastriliu ka shpallur datën e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe organet drejtuese në universitetet publike. Data e zhvillimit të zgjedhjeve do të jetë 21 Qershor 2024. Ato do të mbahen njëkohësisht në të gjitha universitetet publike në vend. Normalisht fillimi i procesit zgjedhor nis një muaj para…
Garë e fortë edhe në Conference League, aty ku u përcaktuan katër çerekfinalet, por edhe gjysmëfinalet e mundshme pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës. Buzëqesh Fiorentina, që do të sfidojë çekët e Viktoria Plzen, ndërkohë që Aston Villa do të ketë përballë Lillen e Edon Zhegrovës. Olympiacos-Fenerbahce do të ndiqet me interesim të madh, në dy duele si derbi. Çerekfinalja tjetër është Club Brugge-PAOK. Nëse kalon Plzen, Fiorentina, që vjet mbërriti deri në finale, do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e çiftit Club Brugge-PAOK. Ndërkohë që ekipi që kualifikohet nga Aston Villa-Lille, do të përballet me fituesin e…
Ka nisur puna për zbatimin e programit “Infrastruktura Bashkiake V”, një program i financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet KfW, Qeveria Zviceriane nëpërmjet SECO, Bashkimi Europian nëpërmjet WBIF dhe IPA si dhe Qeveria Shqiptare. Ky program parashikon investime të rëndësishme për përmirësimin e sistemit të ujësjellës – kanalizimeve në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Shkodra, Lezha, Elbasani, Fieri, Berati dhe Vlora janë qytetet të cilat përfitojnë nga ky program, ndërsa pjesë e tij janë edhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura për qytetin e Beratit dhe Shkodrës, si dhe përmirësimi i nivelit të trajtimit të ujërave të…
Në ambientet e Akademisë së Sigurisë, po zhvillohet testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë. 88 kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë. Aktualisht, në strukturat e Policisë së Shtetit, janë 40 vende të lira për Drejtues dhe 12 vende të lira për Drejtues të Parë. Javës tjetër do të zhvillohet edhe testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Komisar dhe Kryekomisar.
Babai i Sara Gjordenit ka reaguar pas akuzave të bëra nga vajza e tij se ka tentuar ta helmojë dhe ta rrëmbente kur ishte e vogël. Sipas tij, divorcin me ish-bashkëshorten e ka bërë për shkak të tradhtisë, ndërsa mohon të gjitha deklaratat e Sarës për dhunë. “Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë. Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga…
Një 38-vjeçar nga Levani i Fierit u ndalua dhe më pas u procedua në gjendje të lirë, pasi përndoqi për një vit një 28-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin S. R., 38 vjeç, banues në Levan, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar për 1 vit, një shtetase 28 vjeçe”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Avokati Gurali Brahimllari, magjistrat, ish Gjyqtar, për përgjimet e SkyECC dhe përdorimin e rezultateve të tyre në procesin penal.(sipas MEMORIES së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Italisë) Seksionet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit në Itali, shpallën disa ditë më parë, verdiktin e tyre për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në SkyECC, por ende nuk kanë bërë publike motivet e këtij vendimi. Megjithatë autoritetet gjyqësore dhe profesionistët e ligjit në Itali e gjetiu, tashmë e kanë të qartë se kjo Gjykatë, ka përcaktuar se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC, janë rezultate të përgjimeve,…
”Europa duhet të përgatitet për luftë nëse dëshiron paqe”,-tha presidenti francez Emanuel Macron, i cili paralajmëroi se Vladimir Putin nuk do të ndalet nëse ushtria e Kievit do të mundej, pas më shumë se dy vitesh luftë. Macron shkaktoi polemika muajin e kaluar kur tha se nuk përjashtonte mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen e afërt. Kjo zemëroi Moskën dhe detyroi një sërë liderësh të distancoheshin nga një pohim i tillë. Ai tha se Franca ishte e gatshme të vepronte nëse lufta e Rusisë përshkallëzon, dhe i bëri thirrje Europës të mos vendoste vija të…
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor. Duke respektuar agjërimin gjatë ditës, trupi merr pushim nga tretja e vazhdueshme, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit metabolik dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Një nga përfitimet e para shëndetësore të agjërimit në Ramazan është se ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirësimin e metabolizmit. Një studim amerikan thotë se ciklet e agjërimit të zgjatur jo vetëm që mbrojnë nga dëmtimi i sistemit imunitar një efekt anësor kryesor i kimioterapisë por gjithashtu nxisin rigjenerimin e sistemit imunitar,…
Një shqiptar është arrestuar në Igumenicë, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike së bashku me një polic 41-vjeçar. Sipas mediave greke, punonjësi i policisë po transportonte me mjetin e patrullimit 100 kg kanabis. Kolegët e tij kishin marrë informacione për ngarkesat që mbante makina e patrullës dhe i bënë shenjë të ndalonte. Po polici grek, i cili kishte dhe shqiptarin pasagjer, nuk u bind dhe vijoi më tej me shpejtësi. Më pas humbi kontrollin dhe u përplas me tre vetura të tjera të parkuara duke shkaktuar dëme materiale. Drejtuesi i mjetit shërbente në Prokurorinë e Narkotikëve në Igumenicë dhe…
Këtë pasdite në orën 16:00, do të mbahet mbledhja e radhës së Konferencës së Kryetarëve. “Të nderuar anëtarë të Konferencës së Kryetarëve, Ju njoftojmë se: Sot datë 15 mars 2024, ora 16.00 do të zhvillohet vijimi i mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Sekretaria e Konferences së Kryetarëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Mbledhja ishte e planifikuar të mbahej të mërkurën, më 13 mars, por u shty me arsyetimin se ende nuk ishte arritur dakordësia për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.