Eksperti i rendit Artan Rexhepi, ka folur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shënavlash. Sipas tij “fëmijët pas këtij krimi kanë përjetuar ndjenja triumfalizmi sikur kanë vendosur drejtësinë”. Madje Rexhepi shprehet se “djali i madh duhet të hetohet më shumë ndoshta për përfshirje në trafik droge, borxhe etj”. Dafina Hysa: Ju e keni ndeshur përgjatë aktivitetit tuaj profesional një situatë të tillë të ngjashme? Artan Rexhepi: Jo në një krim në familje, por me një bandë shumë të njohur, nuk ia them dot emrin, erdhën shumë triumfalist në polici, por gradualisht filluan të binin dhe të zbërtheheshin. Në…
Author: tirana
Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç. Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka deklaruar se nuk e shqetësojnë kërcënimet nga politika, por nga krimi i organizuar. Sipas tij, familja e një prokurori të SPAK është kërcënuar nga krimi i organizuar. Këtë deklaratë Dumani e bëri gjatë fjalës së tij ditën e sotme në takimin e parë të nismës më të re të dialogut mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”. Kreu i SPAK është shprehur se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata, teksa ka theksuar se detyra e tyre është që të hetojnë dhe të mos kthehen pas.…
Më 11 mars 2024, një valë të nxehti çoi në thyerjen e rekordeve të temperaturës pothuajse në të gjithë Afrikën për muajin mars. Në Kamerun, qyteti Garoua regjistroi temperatura prej 45.5°C, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për muajin mars. Navrongo në Gana gjithashtu arriti 43.8°C. Nigeri pa rekordet e tij mujore të thyera pothuajse në të gjitha stacionet e monitorimit, me temperatura që u rritën në 45°C në Tillabery, 44,5°C në Birni Konni, 44°C në Dosso dhe 43,4°C në Magaria. Burkina Faso regjistroi nivele të larta mujore në përputhje me pjesën tjetër të vendit, kryeqyteti Ouagadougou arriti 44.1…
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, kjo pasi aksidentoi me makinën e tij, automjetin që drejtohej nga një turist francez në aksin Lezhë-Laç pranë fshatit Spiten. 23-vjeçari Samuel Çela, banues në Fushë-Kuqe, la makinën dhe u largua nga vendngjarja. Sipas njoftimit të policisë shtetasi francez Alian Peron, 65 vjeç u dërgua tek Trauma por humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka tashmë një faqe personale në Instagram që duket të jetë një markë e re e stilit të jetës. Faqja quhet ”American Riviera Orchard”. Biografia për faqen në Instagram thjesht lexon ”Nga Meghan, Dukesha e Sussex. Themeluar në vitin 2024”. Në Story-n e saj të parë në Instagram, Meghan shihet duke mbledhur lule dhe duke gatuar në kuzhinë me këngën “I Wish You Love” nga Nancy Wilson. Llogaria e re e Meghan ka mbledhur mbi 332,000 ndjekës me nëntë postime. Nëntë kuadratet e fotografive në Instagram krijojnë logon e markës së re. Dukesha e Sussex…
Tranjeri i kombëtares, braziliani Silvinjo ka një meritë shumë të madhe në arritjen që Kombëtarja shqiptare bëri në kualifikueset e Europianit. Tashmë pjesë e finaleve të këtij turneu, ende nuk ka ardhur një rinovim për trajnerin që kontrata i mbaron pas Europianit. Nuk dihet nëse Silvinjo do të rinovojë me Shqipërinë përpara Europianit të qershorit. Nga ana tjetër, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë për “News24” pak kohë më parë ka thënë se FSHF-ja dëshiron që të vijojë bashkëpunimin me brazilianin dhe në ditët në vijim do t’ia ofrojë një gjë të tillë: “Nuk e…
SPAK përfundon hetimet për koncesionin e sterilizimit. Pritet t’i komunikohen akuzat të pandehurve, përfshirë ish-ministrit Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë. Mësohet se SPAK po u komunikon akuzat personave të pandehur, ndërsa ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt do i komunikohet akuza të hënën. Për koncesionin e Sterilizimit në pranga janë vënë 2 persona, ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Në hetim janë 8 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë…
Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj e sheh pozitive përpjekjen për vendosjen e një dialogu politik në Parlament. Ai thotë se nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë “pazar” me partinë Socialiste. “Nuk ka asnjë marrëveshje deri tani që po flasim apo pazar, nuk ka të humbur apo të fituar. Ne kemi protestuar sepse ka munguar respektimi i dialogut politik, ka munguar bashkëveprimi i institucioneve politike që janë partitë brenda Parlamentit”. Gjekmarkaj thotë se opozita nuk po kërkon asnjë favor. “Mos ta provokojnë opozitën dhe të gjejmë zgjidhje se si jo për t’i bërë favore opozitës, jo për lëmoshë, pa…
Në Tiranë u mbajtën dje aktivitete të shumta artistike dhe kulturore të organizuara nga Bashkia e Tiranës për Ditën e Verës. Në rrugët e kryeqytetit, aktiviteteve iu bashkuan qytetarë të shumtë të të gjitha moshave. Atmosfera e gëzueshme dhe eventet u mbajtën në akset kryesore në Tiranë si në sheshin “Skënderbej”, “Dëshmorët e Kombit”, “Nënë Tereza”, Pazari i Ri, te parku “Rinia” por edhe te “Reja”. Po ju sjellim disa nga fototot që tregojnë atmosferën festive në kryeqytet.
A është pornografia mëkat? Lidhur me këtë çështje në aspketin fetar foli teologu, Miron Çako tha se pornografia është mëkat i padiskutueshëm dhe se sipas tij pornografia arrin deri në inskeninim e pervesitetit. Teologu tha se pornografia është “ikonë e djallit”. Sakaq ai sqaroi se në vetvete marrëdhënia seksuale është dhuratë nga Zoti, por kur ajo bëhet publike kthehet në një biznes, për të manipuluar masën. ”Pornografia inskenon dhe perversione. Marrëdhënia seksuale është intime, jo publike. Nëse bëhet publike, nuk është më marrëdhënie seksuale por një bzines, plus një lloj strategjie për të manipuluar masat. Është problem për shoqërinë ka…
Ish-deputeti i ish-LSI, Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës. Analisti Kreshnik Spahiu, thotët se me këtë lëvizje, Rama i dha një sinjal Athinës. “Zoti Tavo është nga minoritarët më dinjitarë, i cili ka treguar në radhë të parë patriotizëm për vendin ku jeton, pra për Shqipërinë. Nuk është nga ata që punon për interesat e Athinës. E mirëkuptoj Ramën për këtë vendim sepse mendoj që e ka bërë për të vendosur për një balancë pas dënimit të Belerit. Tre ditë pasi u dënua me burg Beleri, tani ai kërkon t’i thotë…