Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë pune në Azerbajxhan, ku mori pjesë në ”Global Baku Forum”, një takim i përvitshëm që mbledh udhëheqës dhe personalitete nga e gjithë bota: Presidentë, Kryeministra, ekspertë të fushave të ndryshme dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare. “Fixing the Fractured World” ishte tema e “Global Baku Forum XI” për këtë vit, në të cilin Presidenti Begaj mbajti një fjalë të posaçme, ku theksoi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mes shteteve dhe qeverive për të përballuar me sukses sfidat aktuale. “Në një botë ku ndasitë duket sesa vijnë e thellohen nga dita në ditë, tema e…
Author: tirana
Anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu ka hedhur akuza të forta në drejtim të deputetëve të grupit të Gazment Bardhit, duke se kanë fituar tenderë nga qeveria Rama edhe ditën kur në Kuvend shtyheshin me gardistët teksa votohej buxheti i vitit 2024. “Këta deputetët e Bardhit, morali i këtyre. Ditën kur o votua buxheti i shtetit për 4 minuta, deputetët e Bardhit fitonin tenderë me qeverinë Rama. Ky është morali i këtyre, këta janë këto. Morali i tyre, opozitarizmi i tyre ky është. Që marrin tenderë ditën që farkoheshin, se mbase disa i kanë qef edhe fërkimet mashkull-mashkull. Ditën…
12 persona, anëtarë të një bande shpërndarësish droge në pistat e skive të Valtellinës në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane. Arrestimet janë kryer në bashkëpunim mes policisë së Livigno, Torino dhe Francës. Hetuesve i është dashur të kryej përgjime ambientale dhe telefonike për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës. Policia thotë se tregu i drogës kontrollohej nga një shkodran në arrati që kërkohet për vrasje dhe është pjesë e një klani mafioz në Shkodër. Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte rrjetin e tij në Bruksel dhe më pas droga mbërrinte në Torino…
”Life: My Story Through History” (Jeta: Historia ime përmes historisë), është libri i shkruan nga Papa Francesku që reflekton mbi kujtimet dhe vëshgimet në disa nga eventet që i dhanë formë botës në 8 dekadat e fundit. Që prej holokaustit, te rënia e murit të Berlinit e deri te pandemia Covid-19, ai ka dhënë mesazhe për të gjithë. Në një pjesë të librit ai tregon edhe për tre gra të rëndësishme për të. Ai ka pranuar se dikur ka qenë i fejuar me një vajzë shumë të ëmbël, e cila më vonë u martua dhe u bë nënë. Por kur…
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ”Big Brother Albania VIP 3”, ka ardhur një dron gjatë ditës së sotme. Ky dron shkoi pikërisht për tashmë ish-çiftin e këtij formati, Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin. Ata nuk e panë këtë moment, por që pamjet janë shpërndarë gjithandej rrjeteve sociale. “Lufta filloi. Ju qëndroni bashkë, ne i luftojmë jashtë”, thuhej në dron që mesa duket se është sjellë nga fansat e dyshes.
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në takim u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshi çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë, e cila ka qenë edhe objekti kryesor i tensioneve mes dy vendeve gjatë kohëve të fundit. “Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë histori të njerëzve që po i prek vendimi për dinarin. Sigurisht që ne prekemi nga historitë e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim tek ta.…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kritikon përpjekjen e fundit për normalizmin e punimeve të parlamentit mes deputetëve të shumicës socialiste dhe krahut mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, si një bashkëpunim Rama Berisha që do të dëmtojë kryerjen e reformës zgjedhore. Në intervistën për Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, zoti Basha ndalet edhe në problemet e brendshme të ndarjes në Partisë Demokratike, si dhe në vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, që çështja e 21 janarit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Zoti Basha thotë se urdhëri për të qëlluar ndaj protestuesve nuk…
Në vizitën e tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u fokusua në rëndësinë e diplomacisë ekonomike në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Gjatë forumit të biznesit Shqipëri-Spanjë, ministri Hasani theksoi se vendndodhja strategjike dhe mjedisi miqësor ndaj biznesit e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të zgjuar për investitorët dhe turistët. “Shqipëria është e angazhuar për një mjedis miqësor ndaj biznesit, duke reduktuar burokracitë dhe duke promovuar sipërmarrjen. Trashëgimia e pasur kulturore e Shqipërisë dhe vendndodhja e saj strategjike na lidh me Mesdheun, duke përforcuar angazhimin tonë për të nxitur stabilitetin dhe për të adresuar sfidat…
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar edhe një vizitë në Manastirin e Deçanit. Ai shoqërohej nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Vizita e tij në Manastir vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi pronat e këtij Manastiri. Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.
Dialogu mes PS dhe Rithemelimit ka probleme, por edhe akuza nga PD-ja e Lulzim Bashës. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Besart Logu, thotë se Rama po bashkëpunon me një non grata, ndërsa sipas tij Rama ka non grata edhe në qeveri. Logu hedh akuza se Berisha dhe Rama bashkëpunojnë së bashku prej kohësh. Negociatat mes tyre i cilëson të turpshme. “Ai non-gratat i ka në qeveri, me non-grata bashkëpunon me Tom Doshin, Vangjush Dakon. Veçse i ka pjesë të qeverisjes, padiskutim që edhe me Berishën jo vetëm po bashkëpunon tani, por ka pasur bashkëpunim gjithmonë. Këto janë skena të turpshme.…
Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshi flet për dialogun mes PS-së dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Korreshi tha se pas kësaj duhet të ketë një dakordësi edhe për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij duhet të përfaqësohen shumica e deputetëve të opozitës. Deputeti renditi disa prej ndryshimeve që duhen bërë në ligjin zgjedhor duke theksuar rikthimin e koalicioneve. ”Shumica janë për lista të hapura, është një nga pikat kryesore. Ka disa pika të tjera, është rikthimi i koalicioneve. Duhet të ketë patjetër koalicion. Por edhe në rast se bëhen këto koalicione, secili duhet të ketë listat e veta. Pjesa…
Këtë të enjte, një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran. Ende nuk dihen shkaqet. ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë “Albpetrol” të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave. Ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët dhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit. Si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.